Connect with Us

Trump “sulmon” Meghan Markle/ S’jam fans i saj, i uroj fat Harryt do të ketë shumë nevojë

Bota

Trump “sulmon” Meghan Markle/ S’jam fans i saj, i uroj fat Harryt do të ketë shumë nevojë

Publikuar

-

Trump “sulmon” Meghan Markle/ S’jam fans i saj, i uroj fat Harryt do të ketë shumë nevojë

Presidenti Donald Trump ka kritikuar Meghan Markle pasi ajo dhe Princi Harry regjistruan një video mesazh të interpretuar si pro-Joe Biden.

Princi Harry u kërkoi amerikanëve që të refuzonin gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet, ndërsa Meghan Markle u tha amerikanëve të votonin ‘vlerat tona’.

Menjëherë reagoi edhe presidenti amerikan Donald Trump duke thënë se asnjëherë nuk e kishte pëlqyer Meghan Markle.

LEXO EDHE:  Kina në kurs konfrontimi me SHBA

“Unë nuk jam një adhurues i saj”, tha Trump të mërkurën në një pyetje të shtruar nga DailyMail.com. “Mund ta them këtë dhe ndoshta e keni dëgjuar unë i uroj shumë fat Harry sepse ai do të ketë nevojë për të”. Harry dhe Meghan, bënë vërejtjet e tyre vetëm disa javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Publikuar

-

Nga

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Kosova është në bisedime me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se vendi ynë do të jetë ndër të parët që do të furnizohet me vaksina sapo ajo të dal në treg.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më tash nga janë ekzekutuar 245 milionë Euro nga fondi prej 365 milionë për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

Në kohën kur shtim të madh rasteve të prekur me Covid-19 janë paralajmëruar që mund të merren masa shtesë, por që ende janë duke u shqyrtuar opsionet. Mbyllja thonë se do të jetë e fundit, ndonëse nuk përjashtohet as kjo mundësi.

LEXO EDHE:  Video/Presidenti Trump urdhëron sulmin me raketa mbi Siri

LEXO EDHE:  Dha dorëheqjen dje nga Gjykata e Apelit/ PD propozon Gjin Gjonin për deputet

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiçi paralajmëron kolaps ekonomik në rast se mbyllet Kosova sërish. Aktualisht në Kosovë janë mbi 3 mijë raste aktive me Covid-19, ndërsa ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve në baza ditore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Po largohen të frikësuar nga Izmiri/ Qeveria thirrje banorëve: Lironi rrugën për ekipet e ndërhyrjes

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm që shkundi sot Turqinë ka frikësuar të gjithë qytetarët, sidomos ata të Izmirit ku goditja ishte më e fortë.

Banorët e Izmirit kanë marrë makinat dhe po tentojnë të largohen nga qyteti. Megjithatë, kjo lëvizje në masë ka bërë që të bllokohet rruga drejt qytetit duke ua bërë akoma më të vështirë punën ekipeve me ndihma që vinë në drejt të Izmirit.

Për këtë arsye, ministri i Brendshëm i vendit Süleyman Soylu u bëri thirrje qytetarëve që të mos i përdorin makinat.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se ekipet në terren i kanë të gjithë, nga tendat tek batanijet e enët e kuzhinës, e vetmja gjë për të cilën ata kanë nevojë është rruga.

LEXO EDHE:  Foto Dite/ Kur festa e SHBA-së bën bashkë djemtë e politikës

LEXO EDHE:  “Këto janë petulla me ujë”/ Kulluri: Çështja jonë kombëtare zgjidhet vetëm nga SHBA

“Kërkesa jonë për qytetarët e Izmirit është, ju lutemi, të mos i përdorni makinat. Tenda, batanije, kuzhina të lëvizshme, spitale, ne i kemi të gjitha gjërat e nevojshme. Ekipet tona janë duke punuar. E vetmja gjë për të cilën ne kemi nevojë është rruga. Ju lutemi lirojeni rrugën për ekipet tona të ndërhyrjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Turqia “mbytet” nga tërmetet/ Dhjetëra lëkundje rrisin panikun

Publikuar

-

Nga

Turqia “mbytet” nga tërmetet/ Dhjetëra lëkundje rrisin panikun

Pas tërmetit tragjik që shembi dhjetëra banesa dhe la disa viktima, Turqia nuk ka zënë më qetësi.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” ka raportuar për një sërë tërmetesh tjera që kanë goditur Turqinë pas lëkundjeve të forta.

Tërmetet janë të magnitudave të ndryshme dhe variojnë nga 4.3 ballë në 2.1 ballë të shkallës Rihter.

Këto lëkundje kanë rritur edhe më tepër tensionet dhe panikun te qytetarët që në këtë kohë pandemie po përballen edhe me një fatkeqësi natyrore.

Kujtojmë se tërmeti tragjik që deri më tani ka shkaktuar 12 viktima, ishte me magnitudë 6.6 ballë dhe me një thellësi prej 16,5 kilometra në Egje.

LEXO EDHE:  Sulmet e RD ndaj partive të reja/ Patozi: Ky është skandal! Basha e di partinë pronë të trashëguar

LEXO EDHE:  “Këto janë petulla me ujë”/ Kulluri: Çështja jonë kombëtare zgjidhet vetëm nga SHBA

Kryebashkiaku i Izmirit, Tunxh Sojer tha se rreth 20 ndërtesa ishin shembur dhe se 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat.

Aktualisht kërkimet nën rrënoja po vazhdojnë, ndërsa tërmeti ka shkaktuar edhe dy viktima në Greqi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE