Connect with Us

Tërmeti në Elbasan/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet zyrtare

Aktualitet

Tërmeti në Elbasan/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet zyrtare

Publikuar

-

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me tërmetin me magnitudë 4.5 ballë, të shkallës Rihter, i cili godi vendin tonë pas mesnatës së mbrëmshme.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme material të shkaktuara nga tërmeti.

Lëkundjet sizmike u shënuan në orën 01:25 ndërsa epiqendra ishte 27 kilometra nga Elbasani. Vetëm 3 minuta para tij, në 01:22 pati lëkundje sizmike me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter.

Mësohet se lëkundjet janë ndier në Elbasan, Lushnje, Tiranë e Fier.

LEXO EDHE:  Pas tërmetit në Shqipëri, sfida më e madhe është ajo e rindërtimit të besimit

“Sipas informacioneve paraprake, me datë 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme te ndryshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Covid-19 pritet të “fshijë” 8 miliardë euro nga ekonomia shqiptare në tre vjet

Publikuar

-

Nga

Sa më shumë kalojnë muajt, aq më të qarta bëhen pasojat që ajo solli në ekonomi infeksioni i padukshëm i Covid-19, dhe po aq më e pasigurt bëhet edhe e ardhmja.

Vetëm një gjë është e sigurt, që ekonomia nuk do të jetë më si më parë dhe ditët e “arta” të një aktiviteti normal dhe jetese të shkujdesur kanë marrë fund, të paktën për një periudhë afatmesme. Të gjitha pritshmëritë për ecurinë ekonomike, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën janë zhvlerësuar.

Humbjet në vend, në raport me vitin e mëparshëm, por dhe në krahasim me rritjen që do të kishte pasur vendi nëse nuk do të ishte përballur me koronavirusit janë tepër të larta.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, përpara se të fillonte kriza e Covid-19, prodhimi i brendshëm bruto (PBB-vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të krijuara nga ekonomia gjatë një periudhe kohe të caktuar) pritej që të arrinte në 2.4 trilionë lekë, pse gati 19 miliardë euro në vitin 2022. Financat prisnin mesatarisht një rritje ekonomike prej rreth 4% në vit.

Por, në relacionin e projektbuxhetit 2021, pritshmëritë për PBB-në në vitin 2022 tashmë janë zhvlerësuar në 14.5 miliardë euro.

Në vetëm tre vjet, 2020-2022, Covid-19 pritet të fshijë rreth 1 trilionë lekë, ose 8 miliardë euro të ardhura potenciale, që do të ishin krijuar nëse do të kishim pasur ecuri normale të ekonomisë (diferenca midis PBB-së së projektuar para krizës dhe pas krizës, përkatësisht për secilin vit).

Për vitin 2020, kur vlerësohet të ketë qenë kulmi i efekteve të Covid-19, ekonomia shqiptare pritet të tkurret nga -6.4%, sipas parashikimeve të qeverisë shqiptare, deri në -9% (nga banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Fondi Monetar Ndërkombëtare pret që tkurrja të jetë -7.5% dhe banka Botërore në -8.4%. Cilado që të jetë rënie, kjo do të jetë tkurrja më e madhe e ekonomisë që nga viti 1997, kur vendi ra me më shumë sesa 10%.

LEXO EDHE:  Ndihmat nga tërmeti/ Ngjela: Shpirti human në bashkësi kombëtare të Shqipërisë po rilind

LEXO EDHE:  “Është gjallë”/ Një tjetër i mbijetuar nga tërmeti  

Për vitin 2021, gjithnjë nëse nuk do të ketë mbyllje tjetër drastike, ekonomia pritet të rikuperohet me ngadalë, me rritje prej rreth 5-5.5%, sipas pritshmërive të qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare. Sipas të gjitha gjasave, si rrjedhojë e rënies së fortë këtë vit dhe rikuperimit të ngadaltë vtin e ardhshëm, ekonomia pritet që të arrijë nivelin e para krizës (2019-s) vetëm në 2022-in.

Tkurrja e ekonomisë pritet që të ulë dhe të ardhurat për frymë, të cilat sipas parashikimeve të projektbuxhetit pritet të bien me 6% në 2020-n, (nga 586,400 lekë në 550,400 lekë).ose 36 mijë lekë (290 euro) më pak.

FMN është edhe më pesimiste. Sipas saj të ardhurat për frymë të shqiptarëve në 2020 pritet të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm

Në rajon, Shqipëria (-425 USD) dhe Mali i Zi (-892 USD) pritet të kenë rënien më të lartë të të ardhurave për frymë, për shkak të tkurrjes më të lartë ekonomike të parashikuar për këto vende, që janë të lidhura me turizmin.

Për maqedonasit, humbja do të jetë minimale (90 dollarë më pak) dhe për boshnjakët arrin në -253 dollarë për frymë më pak. Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%. Në rajon, shteti që ka qenë më rezistent ndaj krizës së Covid-19 është Serbia. Ky i fundit është ndër të paktët në botë, ku FMN parashikon që të ardhurat për frymë nuk do të bien, përkundrazi do të rriten lehtë, me 90 dollarë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Marrëveshje me Shqipërinë për në Hagë”/ Mitsotakis në parlamentin grek: Zgjerimi s’kushtëzohet

Publikuar

-

Nga

"Marrëveshje me Shqipërinë për në Hagë"/ Mitsotakis në parlamentin grek: Zgjerimi s’kushtëzohet

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur në parlament për marrëveshjen e Greqisë dhe Shqipërisë për të çuar çështjen e detit në Hagë

Ai tha gjatë një replike me kreun e opozitës Aleksis Tsipras se Greqia ka në parim një pakt me Shqipërinë për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare për Zonat Ekonomike Ekskluzive pas zgjerimit të Greqisë në ujërat territoriale. Mitsotakis u shpreh se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit që nuk mund të hidhet në diskutim dhe as të kushtëzohet.

“Ju nuk arritët të arrinit një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike me Italinë dhe Egjiptin. Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe në parim ka një marrëveshje me Shqipërinë për të referuar çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale.

LEXO EDHE:  Skandali-Si vidhen fondet për tërmetin/ Asnjë lek për të dëmtuarit

LEXO EDHE:  Dëmtimet nga tërmeti/ 28 zyrtarë dhe ndërtues të arrestuar

Kam dëgjuar shumë për sovranitetin dhe të drejtat sovrane. Më lejoni të sqaroj edhe një herë: E drejta për të zgjatur 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Qeveria Demokracisë së Re ishte e para që e bëri këtë, duke filluar në Jon. Dihet gjithashtu pse ujërat territoriale në Egje nuk janë zgjatur nga asnjë qeveri. Kjo nuk do të thotë që vendi nuk ka të drejtë”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektohet me Covid-19 Kryebashkiaku i Dropullit/ Njoftimin e jep në gjuhën greke

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Dropullit, Dhimitër Toli ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku në rrjetin social “Facebook”, i cili shkruan në gjuhën greke se është infektuar dhe shenjat e para i kanë nisur gjatë ditës së djeshme. Toli është izoluar së bashku me familjen e tij.

Menjëherë pas lajmit është mbyllur Bashkia e Dropullit, e cila do t’i nënshtrohet dezinfektimit total.

“Të nderuar bashkëqytetarë!

Vetëm pak minuta më parë më informuan se jam pozitiv për koronavirus dhe kam qenë në izolim , unë dhe familja ime, që nga dje kisha simptomat e para!

LEXO EDHE:  Situata e rëndë në Borizanë/ Banorët prej një jave nën streha plasmasi

LEXO EDHE:  "Në ndihmë të shqiptarëve në nevojë"/ Fundjavë Ndryshe solidarizohet me banorët e prekur nga tërmeti

Nesër Bashkia nuk do të funksionojë pasi dezinsektimi do të bëhet në të gjitha zonat, duke vëzhguar gjithmonë masat e nevojshme mbrojtëse! Do të vazhdoj të kryej detyrat e mia për sa kohë që kam nevojë nga shtëpia!

Ju uroj shëndet dhe vëmendje maksimale!”, shkruan Toli./CNA.al

LEXO TE PLOTE