Connect with Us

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë/ Banorja nga Tirana: Erdhi dimri, s’kam ku rri me kalamajtë

Politikë

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë/ Banorja nga Tirana: Erdhi dimri, s’kam ku rri me kalamajtë

Publikuar

-

Disa familje në Njësinë numër 4 në Tiranë mbetën të dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit.

Valbona Rama, banore në këtë njësi tregon se akoma nuk e di se çfarë do të bëhet me shtëpinë e saj.

Në bisedën që pati me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina K. Zhupa, ajo thotë se pas disa kërkesave në Bashkinë e Tiranës, ekspertët e kanë vlerësuar të pabanueshme shtëpinë e saj, por që deri më tani nuk ka shkuar njeri për t’i thënë se çfarë do bëhet më tej.

Ajo gjithashtu shprehet se në shtëpi po qëndrojnë me frikë duke qene ̈se nuk kanë ku të shkojnë, pasi shteti nuk u ka dhënë as bonus qeraje.
Valbona Rama: Jam Valbona Rama. Jam ankuar për shtëpi te Bashkia, kanë ardhur nja dy-tre herë ato edhe e kanë parë, kanë thënë që do ta rregullojmë, më thanë që do të japim dhe bonus, nuk më kanë dhënë as ndihma, asnjë gjë s’po bëhet.
Ina Zhupa: Ju kanë ardhur ekspertë?
Valbona Rama: Kanë ardhur, ata të Bashkisë kanë ardhur.
Ina Zhupa: Kur erdhën, çfarë ju thanë? Është e banueshme?
Valbona Rama: Është e pabanueshme tha shtëpia, nuk banohet këtu tha, do t’ju ndihmojmë edhe juve tha dhe asnjë gjë s’po na japin. Të paktën të vijnë ta rregullojnë vetë. Nuk dua as lekë, asnjë gjë se këtu nuk jetohet. Po të kisha unë para, unë e rregulloja vetë, nuk prisja ata të vinin, po unë kam hall se do fillojnë shirat tashi, se erdhi dimri edhe do pikojë gjithë shtëpia edhe ku do rri me gjithë kalamajtë, nuk e di.
Ina Zhupa: Ju jetoni këtu?
Valbona Rama: Këtu, ja te kjo shtëpia e kalbur që është nga tërmeti. Kam një vit. Që në shtator është bërë kjo punë. Dokumentat i kam. I kanë bërë me fotografi e me të gjitha dhe kur vjen puna asnjë gjë s’po bëjnë. Unë dua që nga Bashkia, qeveria të më vijë të më rregullojë shtëpinë. Asnjë gjë tjetër nuk dua, se po jetoj si mos më keq!

LEXO EDHE:  Basha gënjen publikisht/ "Po rikonstruktoj shtëpinë", por ska leje dhe as punëtorë në objekt

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha non-grata nga SHBA/ Ish-ministri i PD lëshon “bombën”: Letrat ia ka bërë Basha

Publikuar

-

Nga

Berisha non-grata nga SHBA/ Ish-ministri i PD lëshon “bombën”: Letrat ia ka bërë Basha

Arben Imami, ish-ministër i PD-së, njëkohësisht dhe anëtar i grupimit ‘Për PD-në’, ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, si përgjegjës lidhur me vendimin e DASH , i cili shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

I ftuar në emisionin e Alban Dudushit, Imami deklaroi se letrat për non-grata i ka bërë Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Arben Imami: Po të kishte një problem serioz për qeverisjen e Berishës, kjo procedurë do të kishte filluar në 2015-ën. Kjo procedurë ka filluar në 2018-ën dhe ka filluar për shkak të këtij. I është thënë qartë ‘vendime të korruptuara që minojnë demokracinë’. Cilat janë vendimet e korruptuara? Megjithëse, me të drejtë Berisha ka thënë se nuk është përgjegjës, por ama, publikisht, Berisha e ka mbështetur Bashën. Dhe për mua, ky ka qenë gabimi i fundit fatal i Berishës, që nuk do t’ja kisha dëshiruar as atij, as PD-së, as vendit.

LEXO EDHE:  BE: Ligj për kufij të qartë mes jetës dhe punës nga shtëpia
LEXO EDHE:  Zjarr në Gramsh/ Shkrumbohet shtëpia

Sot, Berisha mund të jetë 200-400%, sepse e di më mirë se unë që ky është një ndër njerëzit që i ka bërë letrat, leje se ç’thotë Edi Rama ai, por i kanë bërë të dy bashkë.

Alban Dudushi: Ky dhe Edi Rama?

Arben Imami: Po, mbase më shumë ky se ai. Dhe e di mirë këtë unë. Dhe koha do ta tregojë këtë gjë.

Alban Dudushi: Po thoni se Lulzim Basha ka shitur Sali Berishën.

Arben Imami: Absolutisht po, sepse duke e ngarkuar Berishën me këto ngarkesa politike, mospjesmarrja në zgjedhje, largimi nga Parlamenti, duke thënë gjithandej, ambasadë më ambasadë që ‘nuk më lë Sali Berisha të bëj politikë’. Kjo është arsyeja e vërtetë, e rëndësishme dhe e madhe.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ore ka shtet këtu”/ Ish-ministri i Ramës ironizon SPAK, pas arrestimit të prokurorit

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar pas lajmit për arrestimin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ironizon SPAK, ndërsa shkruan se më shumë u arrestuan për një penallti të ekipit të futbollit të Përmetit, sesa për 300 kg lëndë narkotike.

Ylli Manjani dhe Edi Rama gjate nje seance plenare

Më shumë u arrestuan për një penallti të ekipit të futbollit të Përmetit, sesa për 300kg kokainë…

Teknika hetimore dhe operacionale paska qenë e zënë me futbollin e kategorisë zh.g.l…

Ore ka shtet këtu!

Veçanërisht te futbolli i nuk toleron fare…!”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Zjarr në Gramsh/ Shkrumbohet shtëpia

LEXO EDHE:  Zjarr në Gramsh/ Shkrumbohet shtëpia

Kujtojmë këtu se sipas raportimeve në media, hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jetësimi i korridorit të VIII”/ Balluku takon Zoran Zaev: Plan të qartë për zbatimin e tij

Publikuar

-

Nga

“Jetësimi i korridorit të VIII”/ Balluku takon Zoran Zaev: Plan të qartë për zbatimin e tij

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veiurt, Zoran Zaev, gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Balluku thekson se kanë diskutuar nga afër për bashkëpunimin rajonal.

Ministrja shton po ashtu se jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.

LEXO EDHE:  “Hajt se iu nxjerrim ne mos ke merak”/ Rama “kërcënon” qytetaren

LEXO EDHE:  “Hajt se iu nxjerrim ne mos ke merak”/ Rama “kërcënon” qytetaren

‘Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.’-shkruan Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE