LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të mbrojmë Vjosën dhe lumenjë e tjera”/ Meta paralajmëron qeverinë: Çdo qëndrimi kokëfortë…

24 Shtator 2020, 09:13, Politikë CNA
“Të mbrojmë Vjosën dhe lumenjë e tjera”/ Meta

Presidenti Ilir Meta thotë se mbështet fuqimisht ndalimin e digave mbi Vjosë dhe shpalljen Park Kombëtar të pjesës lumore ku parashikohen të ndërtohen HEC-et.

Sipas tij, rishikimi nga Qeveria i planeve ndërtimore mbi këtë lumë, do të ishte jo vetëm një shenjë shumë e mirë demokracie, në vlerësim të opinionit të përparuar kombëtar dhe ndërkombëtar, por edhe një reagim i përgjegjshëm për të gjithë këshillimet e përsëritura nga institucionet më të larta europiane.

?Çdo qëndrimi kokëfortë nuk do t?i shërbente të mirës së përbashkët të vendit, por njëkohësisht edhe rrugës tonë për në BE.
Uroj që tryeza e sotme ?E ardhmja e lumit Vjosa? të arrijë të vendosë një dialog të munguar midis shkencëtarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore, me qëllim, ruajtjen e natyrës sonë të mrekullueshme, me të cilën jemi bekuar?, shkruan Meta.

Presidenti bën thirrje? të mbrojmë Vjosën dhe lumenjë e tjera të Shqipërisë përpara se arroganca, papërgjegjshmëria dhe marrëzia t?i vënë kazmën edhe turizmit, një nga alternativat më afatgjata për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, dhe të shumë familjeve shqiptare që banojnë në këto zona?./CNA.al

Lajmet e fundit nga