LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me provimin e Suarez, përgjimet “përlyejnë” drejtuesin e Juves

24 Shtator 2020, 09:23, Sport CNA
Skandali me provimin e Suarez, përgjimet “përlyejnë”

Çështja Luis Suarez po bëhet edhe më serioze. Universiteti i Perugia ka përfunduar nën hetim, teksa Guardia Di Finanza ka zbarkuar edhe në zyrat e universitetit për të tërhequr dokumente të ndryshme për të zbuluar shkeljet që pretendohen se janë bërë.

Një ditë më parë u zbulua se avokatja e Juventusit i kishte premtuar Drejtorit të Përgjithshëm të universitetit se do të dërgonte të tjerë lojtarë të huaj aty, që t?i ndihmonin në rritjen e prestigjit të universitetit të Perugia.

Në mediat italiane është raportuar se Suarez dyshohet se i ka marrë më parë pyetjet e provimit, madje ka pasur edhe premtim që provimin do ta merrte. Sigurisht e gjithë kjo situatë nuk është normale dhe qartazi kuptohet se kemi pasur të bëjmë me shkelje.

Jo vetëm kaq, pasi tani po kuptohet se edhe Juventusi ka bërë lëvizjet e veta për të ndihmuar Suarez që ta merrte provimin dhe më pas të pajisej edhe me pasaportën italiane, çka do të hapte rrugën për transferimin e sulmuesit te klubi i Serie A.

Gazetat ?La Repubblica?, ?il Fatto Quotidiano? dhe ?Il Messagero? shkruajnë se në përgjimet e bëra për çështjen Suarez, rektori i universitetit të Perugia ka përmendur edhe emrin e Fabio Paratici, drejtorit sportiv të Juventusit.

?Secondo tre importanti quotidiani nazionali- LaRepubblica, Il Fatto Quotidiano e il Messaggero- nelle intercettazioni relative al caso #Suarez il rettore avrebbe fatto il nome del DS della Juventus Fabio Paratici? pic.twitter.com/H1Hu7ohh84

— Maurizio Pistocchi (@pisto_gol) September 23, 2020

Lajmet e fundit nga