Connect with Us

Skandali/ 72-vjeçarja vjen në Tiranë me hematomë në kokë, e nxjerrin me COVID-19

Politikë

Skandali/ 72-vjeçarja vjen në Tiranë me hematomë në kokë, e nxjerrin me COVID-19

Publikuar

-

Skandali/ 72-vjeçarja vjen në Tiranë me hematomë në kokë, e nxjerrin me COVID-19

Emisioni “Stop” këtë të enjtë është fokusuar në një denoncim të një qytetari. Rasti në fjalë ka të bëjë me një të moshuar nga Vlora, e cila pas një dëmtimi që pësoi në kokë është sjell me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar pasi i rrezikohej jeta.

Vajza e saj, Adelina Gërdhuqi, që ka bërë denoncimin në “Stop” tregon se në 27 gusht, e ëma Veprore Gërdhuqi, 72 vjeç, u rrëzua në banesë dhe dëmtoi kokën. Nëna e saj u shtrua 5 ditë tek QSUT dhe nga pavioni i Neuro-Kirurgjisë e çuan tek Sëmundjet Interne, ku pas kontrolleve dhe i thonë se është e infektuar me COVID-19.

Vëtë Adelina Gërdhuqi ka shpjeguar rastin e nënës së saj për gazetarën e “Stop” dhe tregon me detaje të gjithë historinë.

Adelina Gërdhuqi: Përshëndetje “Stopi”! Quhem Adelina Gërdhuqi dhe dua të nxjerr shqetësimin e nënës sime, Veprore Gërdhuqi, 72 vjece! Në datën 27 gusht, nëna ime është rrëzuar në shtëpinë e saj në Vlorë, dhe si pasojë e këtij rrëzimi, nëna ime dëmtoi kokën. Është transferuar në Spitalin e Vlorës, ku i është bërë skaneri dhe e nxorrën me një hematomë në kokë. Është transferuar në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ka ndjenjur 2 ditë tek “Neuro-Kirurgjia”. Nuk ka marrë asnjë lloj mjekimi nëna ime tek plaga e kokës.

Gazetarja: Nuk i kanë bërë mjekim për dëmtimin në kokë?

Adelina Gërdhuqi: As edhe një lloj mjekimi.I është bërë vetëm një mjekim i thjeshtë me betadinë, as edhe një gjë tjetër! Nga “Neuro-Kirurgjia” kemi shkuar tek “Pavioni i Internit”, “Spitali i Sëmundjeve të Brendshme”. Nëna nga data 27 gusht deri në datën 2 shtator ka qëndruar tek “Nënë Tereza”, 5 ditë, na e nxorrën nënën me korona, me covid 19.

Gazetarja: Si ka mundësi që rezultoi me COVID-19, pasi ju e sollët nënën për dëmtim në kokë. Ku i doli kovidi?

Adelina Gërdhuqi: E pra, për këtë gjë edhe ne si familjarë nuk mund ta pranonim, që mamaja jonë mund të kishte covid 19.

Gazetarja: Mund të ekzistojë mundësia që gjatë qëndrimit në spital, ta ketë marrë virusin?

Adelina Gërdhuqi: Ne nuk e besuam, që mamaja të kishte covid!

Gazetarja: Pse?

Adelina Gërdhuqi: Pasi mamaja ime ka disa sëmundje të tjera kronike.

Gazetarja: Që janë?

Adelina Gërdhuqi: Ka bërë bypass në zemër para 3 vitesh: ka azotemi të theksuar në veshka dhe mbledh gjithnjë ujë në mushkëri dhe vite me diabet, që bën insulinë 3 herë në ditë. Nëqoftëse mamaja ime do ishte me covid, nuk mund t’i rezistonte kësaj sëmundjeje. Dhe për t’u bindur e morëm mamanë dhe u nisëm në Vlorë.

Pasi e morën nga spitali në Tiranë dhe e shtruan në Vlorë, i kanë bërë një vizitë tjetër dhe kuptuan se plaga në kokë ishte infektuar. QSUT kishte thënë se e moshuara ishte me koronavirus, por në një spital privat analizat kanë dalë ndryshe.

Adelina Gërdhuqi: Me të arritur në Vlorë, i kemi thënë një mikut tonë familjar, kirurg, të vijë të shikojë mamanë tek plaga e kokës. Plaga ishte infektuar! Është e pabesueshme, cfarë ka nxjerrë nga plaga.

Gazetarja: Ndërhyrjen nuk e bëtë tek QSUT por në Vlorë?

Adelina Gërdhuqi: Jo, ndërhyrja nuk është bërë…është bërë tek shtëpia jonë privatisht në Vlorë, nga një mjek familjar. Dhe pas asaja, temperatura, që i rrinte 36.6-37.7, e kishte nga infeksioni i kokës temperaturën. Mbas asaj e cojmë tek një klinikë private dhe bëjmë testet e covid. Dhe jo vetëm mamaja, po të gjithë ne si familjarë, babai dhe 4 motrat e mia.

Gazetarja: Si rezultoi nëna pas tamponit tek klinika private?

Adelina Gërdhuqi: Negative!

Gazetarja: Po babai?

Adelina Gërdhuqi: Edhe babai negativ.

LEXO EDHE:  Londra shtrëngon masat kundër COVID-19 nga e shtuna

Gazetarja: Po ju të tjerët?

Adelina Gërdhuqi: Të gjitha negative! Që këtu, ra poshtë analiza e QSUT-së.

Gazetarja: Kush ishte mjekja që u kujdes për nënën tuaj në QSUT?

Adelina Gërdhuqi: Ishte mjekja Eneida Hoxha. Ajo na informoi momentin, kur doli testi dhe më tha, që mamaja jonë ka dalë me covid 19.Dhe për këtë arsye më tha që, duhet të shtrohet tek infektivi, por ne si familjarë nuk pranuam! Dhe paskemi bërë shumë mirë! Çfarë doja unë të tregoja nëpërmjet eksperiencës sime tek “Stop-i”? Mos qëndroni vetëm me analizat dhe tamponët e QSUT-së! Verifikojini edhe në vend tjetër, sepse gabime bëhen. Këto gabime janë të pafalshme për jetën e njeriut! Unë mamanë time e kam gjallë, falë këmbënguljes të fëmijëve të saja. Sa të arrijmë në Greqi, do t’i bëjmë një tampon tjetër për siguri. Edhe ju faleminderit shumë! Qofshit mirë!

Gazetarja e “Stop” i kërkoi sqarime mjekes Eneida Hoxha, për diagnostikimin e të moshuarës dhe ajo u përgjigj, se sipas vizitës rezultoi me COVID-19. Po si është gjendja shëndetsore e 72-vjeçares Veprore Gërdhuqi sot? Ajo dhe e bija janë lidhur me ne nga Greqia dhe gjendja e të moshuarës është shumë e mirë, pasi nuk pati kurrë COVID-19.

Gazetarja: Përshëndetja doktoresha!

Mjekja Eneida Hoxha: Po, më thuaj!

Gazetarja: Pacientja Veprore Gërdhuqi është shtuar për COVID?

Mjekja Eneida Hoxha: Po e di! E di, e di nënën, që doli me covid.

Gazetarja: Nëna doli me COVID?

Mjekja Eneida Hoxha-Po!

Gazetarja: Pas dy ditësh bënë tamponin dhe rezultoi negative si ka mundësi?

Mjekja Eneida Hoxha: E dimë, moj zonjë! E dimë, moj zonjë! E dimë, moj zonjë! E di cfarë kishte shoqëruese!

Gazetarja: Nëse do ishte e sëmurë dhe të mos mbijetonte?

Mjekja Eneida Hoxha: Më thuaj, cfarë të duhet ty! Ka analiza, ka skaner, që janë të gjitha të shkruara, dhe ka një informacion të shkruar në fletë-dalje.

Gazetarja: Të kuptoj kam dhe dy përgjigjet dhe të QSUT dhe spitalit tjetër, por pyetja është se përse ju insistoni për t’i nxjerr këta persona, që mund të vinë për sëmundje të tjera dhe dalin me COVID.

Mjekja Eneida Hoxha: Ne nuk insistojmë fare! Nuk instistojmë fare! Informacioni mjeksor është i gjithi i shkruar. Nuk insistojmë, se nuk kemi arsye, as.., për të insistuar dhe as për të mos insistuar. Atë nuk e di ti! Sepse nuk je mjeke!

Gazetarja: Po e dinë familjarët moj zonjë. Si e shpejgoni që të gjithë familjarët kanë dalë negativ.

Mjekja Eneida Hoxha: Ky është një muhabet, që është i kotë! Me këtë virus, ka shumë gjëra të papritura. Po unë nuk kam asnjë detyrim, që të t’i them në tefefon, se janë të gjitha të shkruara. Po të them, që jemi sjellë shumë mirë, dhe sa kemi pasur mundësi, e kemi ndihmuar! Shumë me përgjegjësi! Dhe nuk kam asnjë peng me veten time!

Edhe pse mjekja insiston se e moshuara ka qenë me COVID-19, familjarët pretendojnë të kundërtën dhe kanë nisur dhe një mesazh në emision “Stop”. Vetë Veprore Gërdhuqi shprehet se nuk ka qenë sëmurë.

Adelina Gërdhuqi: Përshëndetje “Stop-i” nga Greqia! Kjo është mamaja ime, Veprore Gërdhuqi, 72 vjece dhe sic e shihni, gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka covid! Dhe këtë gjë, mund t’jua konfirmoj edhe me një analizë të bërë këtu në laboratorët e Greqisë. Këtë video po e dërgoj, që të këmbëngulni për të afërmit tuaj, mos i lini nëpër spitale!

Veprore Gërdhuqi: Me covid, thuaj… t’i fusin tek covid!

Adelina Gërdhuqi: Ju përshëndesim!

Veprore Gërdhuqi: Mos i fusin me covid prindërit e tyre!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbeti jashtë listës/ Gurakuqi injoron Komisionin “Nishani-Ruli”: Kam besimin e Bashës

Publikuar

-

Nga

Pasditen e sotme sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi publikoi emrat e vlerësuar nga komisioni për kandidatët që do të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Por në listë mungojnë disa emra të njohur, mes të cilëve Ervin Salianji, Endri Hasa, Tritan Shehu, por edhe Romeo Gurakuqi.

Ish-deputeti i qarkut të Shkodrës Romeo Gurakuqi në një intervistë për Abcnews.al e injoroi vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD-në duke deklaruar se ka besimin e Lulzim Bashës dhe do të jetë në drejtimin e qarkut të Shkodrës për fushatën e zgjedhjeve.

Romeo Gurakuqi u shpreh se pavarësisht vendimit të komisionit, rëndësi ka besimi te kryetari i partisë dhe fakti që ishte i pari i votuar në listën e bazës në Shkodër.

Intervista
Si e komentoni vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve?

Shtyrja nuk do të thotë se nuk jam.

Si e gjykoni që nuk jeni pjesë e listës së parë?
Duhet të pyesni ish-presidentin edhe atë zotërinë që ka qenë ministër i Punëve të Jashtme.

LEXO EDHE:  Covid-19 po përhapet masivisht tek të rinjtë, në intubim edhe 25-30 vjeçarë

LEXO EDHE:  Londra shtrëngon masat kundër COVID-19 nga e shtuna

Ju cfarë shije ju lë, ka shkuar dicka keq te puna juaj te aksioni opozitar?
Nuk ma ha mendja. Unë kam marrë mbështetjen maksimale në Shkodër, kam qenë më pak i kontestuari, 3.5% kontestime, i pari përsa i përket kontestimeve më të ulëta. Mora konfirmimin e bazës, për metodologjinë duhet të pyesni komisionin.

Kjo ju distancon nga fushata për zgjedhjet e ardhshme?
Jo, jo! Do të jem në drejtim të qarkut të Shkodrës.

Do të jeni nëse iu vendos Lulzim Basha te pjesa e 20%?
Unë do të jem në pozicionin që kam pasur.

Keni besim te kryetari?
Po, patjetër. Besimplotë. Kryetari ka besimin tim të plotë dhe unë kam besimin e kryetarit. Kjo është e rëndësishme.

Pavarësisht vendimit të komisionit?
Po, patjetër.

LEXO TE PLOTE

Politikë

U la jashtë listës së PD/ Reagon Salianji: Nuk jam i konsumuar

Publikuar

-

Nga

Ish deputetei i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas skualifikimt nga listat e kandidatëve për deputet.

Salianji thote se beteja e gjatë opozitare i ka shërbyer të kuptoj se cili person do të jem në politikë. Ai thekson se misioni i tij i vetëm është një dhe i vetëm, që demokratët të jenë fitues.

“Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare . Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues”, shkruan Salianji./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Procesi farsë i përzgjedhjes së kandidatëve/ Si u tall Basha me Salianjin & Co

Publikuar

-

Nga

Procesi farsë i përzgjedhjes së kandidatëve/ Si u tall Basha me Salianjin & Co

Sot në mbrëmje Lulzim Basha pas reagimeve të forta të disa kandidatëve dhe publikimeve nga dje në media të emrave të skualifikuar, ka publikuar dy lista ku përpiqet të justifikojë një sërë emrash që ai ka hequr, nga rreth 3600 emra të propozuar nga demokratët dhe rreth 500 prej tyre të votuar në bazë.

Emrat e hequr janë kryesisht ish deputetë por edhe drejtues të këtyre shtatë viteve të PD, të cilët në mënyrë të turpshme u çuan për tu votuar në bazë dhe pasi morën mbështetjen e saj, në një proces thuajse skandaloz dhe totalisht farsë, i shtohet edhe tallja dhe poshtërimi i tyre.

Përse duhet të poshtërohej Ervin Salianji, Tritan Shehu e shumë emra të tjerë në listë?

Mjaftonte që në fillim Lulzim Basha t’i thërriste, tu thoshte se nuk do të kandidonin dhe do të ishin nesër elita e qeverisjes së PD, por disa qarqe do të freskoheshin.

Përse duhet që njerëzit të votojnë në bazë, të krijohen debate, beteja dhe me vota negative më keq akoma dhe më pas të merren dhe të hidhen në kosh me justifikimin se do të shikohen në një fazë tjetër, kur në fakt udhëzimi i firmosur nga vetë Lulzim Basha tashmë i quan të djegur personat të cilët janë skualifikuar nga një komision i cili në fakt, CNA.al e ka thënë që ditën e parë se është pa asnjë vlerë integriteti politik për shkak të vetëpërfaqësimit që ka.

Duke lënë mënjanë komisionin, shohim se është shpikur një listë si elita përfaqësuese e PD, me disa emra të cilët disa janë votuar në Tiranë, kush në Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë e disa të tjerë që edhe pse janë votuar janë hequr.

Ndërkohë, që këta janë viktimat e dyta të një votimi që “vrau” Klevis Balliun, Hekuran Hoxhallin, apo edhe Astirt Veliaj në Berat apo edhe ndonjë tjetër lart e poshtë. Pa folur për emrat që u hoqën nga demokratët por që me manipulimin e procesit nga Gaz Bardhi dhe ekipi i tij u lanë të ishin pjesë e listës.

Sot, është treguar me një akt publik sesi tallet Lulzim Basha me njerëzit e tij. Kështu është tallur edhe me ekipin që kishte, me Eno Bozdon, Fatbardh Kadillin e të tjerë në viin 2017, pra elitën e partisë që krijoi pas ardhjes së tij në krye të PD, duke iu hequr emrat e duke mos i vënë as kandidatë për deputetë duke i hedhur në kosh të plehrave. Më pas shkoi dhe iu lëpi atyre për ta mbështetur se ai kishte ndryshuar për të qenë sërish kryetari i PD.

LEXO EDHE:  Londra shtrëngon masat kundër COVID-19 nga e shtuna

LEXO EDHE:  Masakra e Selenicës/ Rama skandalizon me deklaratën për tetë të vrarët

Sot po e bën sërish dhe po e bën me të tijët, me ata që i ka krijuar vetë dhe i futi vetë në listat e 2017 që shkaktuan një humbje katastrofale por edhe kjo mënyrë e zgjedhur nga Lulzim Basha nuk është një falje apo një ndjesë për atë që ka ndodhur në 2017, aspak.

Kjo është edhe më e neveritshme sepse Lulzim Basha sërish tregon se po e mbështete, po i dole në krah ai vetëm të hedh, të keqpërdor dhe në momentet e kulmit të një karriere politike të fluturon atje ku ti nuk e pret.

Kështu ka bërë sot Lulzim Basha me shpikjen e tij të radhës me dy lista të cilat tregojnë atë që CNA.al e ka thënë që ditën e parë që është një proces farsë nga një komison farsë dhe pa integritet politik i cili sot tregoi se nuk vlente por ishte ajo marioneta e Lulzim Bashës që i duhej këtij të fundit për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve dhe goditjen që do t’i bënte trupës së deputetëve, atyre që u ndërpreu mandatin në mes, atyre që u tall duke i kandiduar apo atyre që u shiti mandatet apo edhe atyre që u premtoi se do t’i rikandidonte, do t’i fuste në lista vetëm që ta mbështesinin vetëm që të rizgjidhej kryetar.

Tashmë Luli tregoi se kush është, procesi një farsë e paparë dhe padëgjuar më parë në PD që sot ka shkaktuar “viktima” të tjera.

Jo se dikujt “po i digjet barku” për Ervin Salianjin e ndonjë tjetër, por njerzit kontribuojnë në një forcë poltike në baze të disa vlerave dhe parimeve. Pas kontributit del një Lulëzim që nuk t’i njeh këto por pasi të përdor të hedh në kosh te plehrave. Kështu ka ndodhur me një pjesë të listës, kështu ka ndodhur shpesh me Lulzim Bashën dhe kështu ka për të ndodhur përsa kohë njerëzit do besojnë ende tek Luli. tek farsat e tij dhe tek tallja që ai u bën demokratëve.

LEXO TE PLOTE