LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi i lëkundjeve të tërmetit në Shqipëri/ Ja çfarë thotë sizmiologu Aliaj

24 Shtator 2020, 20:33, Sociale CNA
Rikthimi i lëkundjeve të tërmetit në Shqipëri/ Ja

Rikthimi i lëkundjeve të tërmetit në Shqipëri ka rikthyer panikun tek qytetarët pasi ekziston frika se mos përsëritet skenari i shtatorit dhe i nëntorit të shkuar.

Lidhur me këtë fenomen, ka folur profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj në një prononcim për Dritare.net.

Profesor Aliaj, është shprehur se këto janë tërmete të zakonshme dhe qytetarët nuk duhet të kenë frikë, pasi nuk janë tërmete paralajmëruese.

?Ky është një aktivitet tektonik i zakonshëm i pllakave perëndimore të cilat përfshijnë edhe zonën e Cërrikut dhe të Lushnjes. Këto janë pllaka të cilat shtyjnë njëra-tjetrën të cilat krijojnë tension, dhe krijojnë edhe këto tërmet. Ndërsa në zonën e Korçës, kemi dy pllaka të hapura të cilat reshjet e shiut ndikojnë tek tërmetet.

Përsa i përket reshjeve të shiut, njerëzit nuk duhet të kenë frikë në ultësirën tonë perëndimore, siç është e përhapur ideja se po ra shumë shi, mund të jenë shkaktarë tërmetesh, kjo ndodhë aty ku janë pllakat e hapura si në Korçë. Është një aktivitet i zakonshëm tektonik, njerëzit nuk duhen të tremben, nuk janë tërmete paralajmëruese si ishte ai i shtatorit, që solli tërmetin e nëntorit?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga