Connect with Us

Reshjet e shiu dëmtojnë shtyllat e tensionit/ OSSH aksion në terren

Sociale

Reshjet e shiu dëmtojnë shtyllat e tensionit/ OSSH aksion në terren

Publikuar

-

Moti i keq dëmton rrjetin/ Rikthehet energjia elektrike për 67% të abonentëve të prekur

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme, kanë shkaktuar avari dhe mungesë energjie elektrike në disa zona të vendit.

Sipas OSSH pas shkarkesa atmosferike gjatë orëve të para të ditës sotme duke dëmtuar linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët, shtylla dhe shkëputi përcjellëset elektrikë.

OSSH njofton se në teren për riparimin e tyre janë angazhuar 1800 punonjës në mënyrë që banorëve t’u sigurohet sa më shpejt furnizimi me energji elektrike.

“Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), pjesë e OSHEE Group Sh.A po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin elektrik nga moti i keq. Si pasojë e reshjeve të dendura, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike gjatë orëve të para të ditës sotme, u shkaktuan dëme në linja tension i mesëm dhe të ulët, shtylla, shkëputje të përcjellësave, etj. Avaria preku disa zona, me pasoja kryesisht në Lezhë, Burrel, Krujë, Fier dhe Gjirokastër. Për menaxhimin e emergjencës, OSSH angazhoi në terren 1800 punonjës, duke sjellë normalizim të situatës, sipas të cilës, nga raportimi i orës 16:00, kemi përmirësim të furnizimit me energji elektrike në masën 90%”, thuhet në njoftimin e OSSH./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nxirret nga kampi Al-Hol në Siri fëmija i familjes Dumani/ Mister fati i së motrës

Publikuar

-

Nga

Një prej fëmijëve të shpëtuar ditën e sotme nga kampi Al Hol është djali i vogël i familjes Dumani, Endri Dumani. Ndërkohë ende nuk dihet asgjë për fatin e motrës së tij Eva Dumani.

Eva dhe Endri Dumani, ishin 8 dhe 6 vjeç kur udhëtuan së bashku me babanë e tyre Shkëlzen Dumani nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, duke depërtuar në zona e konfliktit të armatosur, zona këto që kontrolloheshin nga shteti i ISIS.

Nga i njëjti kamp i riatdhesua disa kohë më parë edhe edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Një notë për profesorin/ Gevio Tabaku sjell platformën e parë shqiptare për vlerësimin e pedagogëve

Publikuar

-

Nga

Platforma VleresoPedagogun.al është platforma e parë Shqiptare për vlerësimin e pedagogëve të universiteteve publike dhe private të vendit tonë.

Platforma e sapo prezantuar, i mundëson studentëve dhe ish studentëve të shtojnë pedagogët e tyre dhe më pas t’I vlerësojnë ata me nota nga 1 (shumë keq) deri te 5 (shkëlqyeshëm). Te gjitha vlerësimet më pas mblidhen në një mesatare përfundimtare dhe kjo mesatare I caktohet pedagogut në fjalë.

Krahas notës që secili pedagog ka, afishohet edhe niveli i vështirësisë së atij pedagogu. Kjo do shërbejë që studentët e rinjë të mund të krijojnë një ide për pedagogët që do të kenë në universitet, si edhe për vështirësinë e lëndëve që këta të fundit japin.

Një komponent tjetër mjaft i rëndësishëm është edhe përshkrimi që secili student i bën pedagogut që vlerëson duke bërë të mundur që të krijohet një rrjet i madh transparence edhe në aspektin akademik në vendin tonë.

Themeluesi i platformës, Gevio Tabaku, shprehet se platforma është frymëzuar nga platforma gjigande amerikane, RateMyProfessors, e cila numëron mbi 1.9 milionë pedagogë në sistem si edhe mbi 19 milionë vlerësime që studentët kanë bërë për këta të fundit.

LEXO EDHE:  Rikthehen reshjet/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për këtë fundjavë

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët, sa do të arrijnë temperaturat

“Mendova se vendit tonë i mungonte një platformë e tillë dhe se do ishte ide shumë e mirë që të gjithë maturantët të kishin një ide për universitetin ku do të nisnin shkollën si edhe për pedagogët që do u jepnin mësim. Së shpejti do të shtojmë në platformë edhe çdo universitet publik dhe privat, në mënyrë të tillë që të gjithë studentët të mund të japin një vlerësim real për universitetin ku bëjnë pjesë, si edhe maturantët të kenë mundësi të shohin se çfarë vlerësimi ka universiteti që dëshirojnë të ndjekin.” – është shprehur Gevio Tabaku.

Nëse jeni student, ju ftojmë të hyni në platformën VleresoPedagogun, duke shtypur sipër këtij linku https://vleresopedagogun.al/ dhe më pas të shtoni pedagogun tuaj ose të vlerësoni pedagogët që gjenden në platformë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rama nxjerr hartën e devijimit të trafikut nga Dogana/ E bllokuan ata që lanë rrugët rrugëve

Publikuar

-

Nga

“Gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve”/ Ish-deputetja thirrje Ramës: Paguaji, pastaj ik

Kryeministri Edi Rama ka publikuar hartën informuese për devijimin e trafikut për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Madhe.

Ai thumbon opozitën e cila për tre vite mbështeti protestën e banorëve të Unazës. Rama thotë se ky investim u pengua nga ata që i lanë rrugët rrugëve.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit të trafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE