Connect with Us

Presidenti Trump i shmanget angazhimit për pranimin e një kalimi paqësor të pushtetit

Bota

Presidenti Trump i shmanget angazhimit për pranimin e një kalimi paqësor të pushtetit

Publikuar

-

Presidenti Trump i shmanget angazhimit për pranimin e një kalimi paqësor të pushtetit

Presidenti Donald Trump nuk ka pranuar të konfirmojë nëse do të ishte i gatshëm për një kalim paqësor të pushtetit nëse do të humbiste betejën për t’u rizgjedhur më 3 nëntor përballë kandidatit demokrat për president Joe Biden.

“Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha presidenti në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë një konference për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën në mbrëmje. “Unë jam ankuar me shumë forcë për fletëvotimet dhe ato janë një katastrofë”.

Pa paraqitur asnjë provë, Presidenti Trump ka folur vazhdimisht për manipulime masive falë dhjetëra miliona fletëvotimeve të dërguara nëpërmjet postës, sistem të cilin demokratët e kanë inkurajuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Ne duam të kemi – t’i heqim fletët e votimit”, vazhdoi presidenti, duke shpjeguar se nëse do të krijohej një situatë e atillë “nuk do të ketë një transferim, sinqerisht; do të ketë një vazhdimësi”.

Zoti Biden u pyet t’u përgjigjej komenteve të Presidentit Trump, kur mbërriti në Delauerë të mërkurën në mbrëmje.

“Në cilin vend jemi? Po e them me humor”, tha ish-nënpresidenti. “Thashë, në cilin vend jemi? Shikoni, ai thotë gjërat më të palogjikshme. Nuk di çfarë të them”.

Të paktën një nga kolegët e tjerë republikanë të Presidentit Trump në Senat, u shpreh i alarmuar për komentet e presidentit.

“Thelbësore për demokracinë është kalimi paqësor i pushtetit; pa atë kemi Bjellorusi”, tha në Twitter Senatori Mitt Romney nga shteti Jutah. “Çdo sugjerim që një president mund të mos respektojë këtë garanci kushtetuese është i paimagjinueshëm dhe i papranueshëm”.

Zoti Romney ishte kandidati i partisë së tij për president në 2012-ën dhe ka qenë një nga republikanët e paktë në Senat që herë pas here nuk ka qenë dakort me retorikën dhe veprimet e Presidentit Trump.

“Nuk ka dyshim që ai nënkupton pikërisht atë që tha”, tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff, kryetari i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, në kanalin MSNBC rreth komentit të presidentit, duke shtuar se ishte koha që ata që shërbenin në administratën Trump “të jepnin dorëheqjen” në protestë.

Një nga grupet më të vjetra të të drejtave kushtetuese të vendit gjithashtu komentoi.

LEXO EDHE:  Jep dorëheqjen sekretari amerikan i Sigurisë kombëtare

“Transferimi paqësor i pushtetit është thelbësor për një demokraci funksionale. Kjo deklaratë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të shqetësojë çdo amerikan”, tha David Cole, drejtori kombëtar ligjor i Unionit Amerikan të Lirive Civile.

Më herët të mërkurën, Presidenti Trump tha se ai mendon se zgjedhjet e nëntorit “do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë dhe unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi nëntë gjyqtarë”.

Presidenti planifikon të shpallë të emëruarën e tij për Gjykatën e Lartë të shtunën që nëse miratohet do të zëvendësonte gjykatësen liberale Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq të premten e kaluar.

Nëse Senati konfirmon kandidaten e presidentit para zgjedhjeve, kjo do t’i jepte krahut konservator një shumicë 6-3 në gjykatë.

“Ky mashtrim që demokratët po bëjnë, është një mashtrim, mashtrimi do të jetë përpara Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara dhe unë mendoj se të kesh një situatë 4-4 nuk është një situatë e mirë”, tha Presidenti Trump.

Presidenti ka shprehur vazhdimisht shqetësimin në lidhje me planet nga një numër shtetesh, duke përfshirë shtetet Kaliforni, Kolorado, Hauai, Nevada, Nju Xhersi, Oregon, Jutah, Vermont dhe Uashington, për të dërguar automatikisht fletëvotime për zgjedhjet të gjithë banorëve të shtetit.

Benjamin Ginsberg, një avokat i njohur për çështjet zgjedhore i cili ka përfaqësuar katër kandidatë republikanë për president, është cituar këtë muaj duke thënë se parashikimi i Presidentit Trump për mashtrim me këto vota nuk ka prova.

“Fjalët e presidentit e bëjnë retorikën e tij dhe të Partisë Republikane të duket më pak si një shqetësim i sinqertë – dhe më shumë si hipokrizi për të siguruar një avantazh elektoral”, shkruajti zoti Ginsberg në një artikull në gazetën Washington Post. “Dhe ata dalin ndërsa republikanët që përpiqen të fitojnë çështjet e tyre në gjykata duhet të përballen me të vërtetën themelore se katër dekada hetimi të dedikuar kanë prodhuar vetëm incidente të izoluara të manipulimit të zgjedhjeve”./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët, për shkak të ligjit për abortin

Publikuar

-

Nga

Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët, për shkak të ligjit për abortin

Mijëra njerëz i bllokuan rrugët në Poloni, për të pestën ditë radhazi, për të kundërshtuar ndalimin pothuajse të plotë të abortit.

Në kryeqytetin e Varshavës, protestuesit i bllokuan kryqëzimet kryesore, duke i ndaluar makinat dhe tramvajet për rreth një orë.

Disa prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin: “Unë do të doja ta abortoja qeverinë time”.

Protestat konsiderohen të pazakonta në një vend ku Kisha Katolike Romake ka ndikim të madh.

Ato pasojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë, javën e kaluar, për ta shpallur anti-kushtetues abortin nëse fetusi është i deformuar.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/Trump: Hillary Clinton është djalli

LEXO EDHE:  Presidenti Trump aktivizon ligj të veçantë për të luftuar koronavirusin

Me këtë vendim, aborti në Poloni mbetet ligjor vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit, ose për të mbrojtur jetën e nënës.

Të hënën, protestat u zhvilluan në rreth 50 qytete të Polonisë.

Një ditë më herët, protestuesit i ndërprenë shërbimet kishtare dhe shkruan mbishkrime në muret e kishave të Varshavës./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani/ Gjendet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen mijëra persona në Këln

Publikuar

-

Nga

Gjermani/ Gjendet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen mijëra persona në Këln

Në Këln të Gjermanisë është gjetur një bombë e pashpërthyer që daton nga Lufta e Dytë Botërore

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur këtë të hënën gjatë punës eksploruese në zonën e Ehrenfeld në Keln të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për një bombë angleze rreth 500 kg e paplasur e cila duhet të neutralizohet sot deri në mesnatë.

Të gjithë banorët e zonës (13,000 njerëz) janë të detyruar të avakuohen, mes të cilëve edhe pacientët e klinikave shëndetësore, ku deri më tani janë kryer 110 transporte të pacientëve.

Trenat dhe autobusët që kalojnë aty pranë janë ndaluar, ndërsa hapësira ajrore në këtë zonë është bllokuar.

LEXO EDHE:  Jep dorëheqjen sekretari amerikan i Sigurisë kombëtare

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Çfarë do të diskutohet në mbledhjen e sotme

Gjatë evakuimit autoritete  duhet tu përmbahen edhe masave të vendosura për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në Gjermani ka shumë bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore, disa prej tyre edhe në vendbanime./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shtëpia e Bardhë: Nuk do ta kontrollojmë koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Shtëpia e Bardhë: Nuk do ta kontrollojmë koronavirusin

Me rritjen sërish të rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, shefi i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows deklaroi të dielën se vendi “nuk do ta kontrollojë pandeminë”.

Zoti Meadows i tha gjithashtu televizionit CNN, “Ne do të kontrollojmë faktin që do të marrim vaksina, terapi dhe masa lehtësuese në aspekte të tjera”.

Në një intervistë me gazetarin Jake Tapper, zoti Meadows mbrojti politikën për pandeminë të Presidentit Donald Trump. Komentet vijnë vetëm nëntë ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit mes kandidatëve Donald Trump dhe Joe Biden.

“Jemi shumë më mirë se sa do të kishim qenë. Presidenti i ka bërë të gjitha,” tha zyrtari, i cili shtoi se kandidati Biden “do t’i fuste të gjithë në izolim”.

Zoti Biden, i cili është më përpara se Presidenti Trump në shumicën e sondazheve në shkallë vendi si dhe në shtetet fushë-betejë, u kundërpërgjigj menjëherë, duke thënë se Presidenti Trump ka provuar që është i paaftë për të kontrolluar shpërthimin e virusit.

“Nuk ishte një lajthitje nga zoti Meadows,” tha kandidati Biden në një deklaratë. “Ishte një pranim i sinqertë i asaj që strategjia e Presidentit Trump ka qenë e qartë që nga fillimi i kësaj krize: të valëvitësh flamurin e bardhë të humbjes dhe të shpresosh që duke e injoruar atë, virusi thjesht do të zhduket. Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë.”

Zoti Biden shtoi, “Presidenti Trump dhe administrata e tij duhet t’i kishin dëgjuar me kohë shkencëtarët, të kishin marrë masa dhe ta kishin marrë seriozisht kërcënimin e një virusi që kushton mijëra jetë çdo javë, duke mbyllur shkollat ​ dhe duke detyruar miliona amerikanë të mbeten pa punë.”

LEXO EDHE:  Jep dorëheqjen sekretari amerikan i Sigurisë kombëtare

LEXO EDHE:  Presidencialet ne SHBA/Trump në krye

SHBA kanë regjistruar deri tani një rekord botëror prej 225,000 vdekjesh dhe 8.6 milion infektimesh, sipas Universitetit Johns Hopkins. Më shqetësuese është rritja e shpejtë e numrit të rasteve të reja, me 32% duke arritur në më shumë se 68,000 në ditë javën e fundit dhe në 84,000 të shtunën e kaluar.

Zyrtarë të shumtë të administratës Trump nuk i kanë ndjekur me rreptësi këshillat e ekspertëve qeveritarë të shëndetit për të mbajtur maska dhe për distancim fizik nga njerëzit e tjerë. Të shtunën vonë, zyrtarët njoftuan se Marc Short, shefi i kabinetit të Zëvendës Presidentit Mike Pence, dhe disa ndihmës të tjerë të zoti Pence janë infektuar me koronavirus.

Presidenti Trump mban tubime të përditshme fushate, ku pak nga mbështetësit e tij mbajnë maska, shpesh vetëm ata që ulen në radhët prapa tij dhe që kapen nga kamerat televizive, por jo ata të cilët qëndrojnë grumbull përpara presidentit.

Zoti Meadows tha se fushata e zotit Trump shpërndan maska nëpër tubime por nuk i detyron njerëzit t’i mbajnë ato.

“Është një shoqëri e lirë,” tha zoti Meadows, duke e lënë në dorë të secilit përdorimin e maskës. Presidenti Trump rrallë shihet në publik me maskë, ndërkohë që rivali i tij demokrat e përdor vazhdimisht atë kur bën fushatë para grupeve të vogla të mbështetësve ose virtualisht./ VOA

LEXO TE PLOTE