Connect with Us

Po transportonin emigrantë të paligjshëm/ Pranga dy të rinjve në Korçë

Kronika

Po transportonin emigrantë të paligjshëm/ Pranga dy të rinjve në Korçë

Publikuar

-

Sekuestrohen 17 lëndë narkotike/ Arrestohen dy persona në Krujë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe R. B., 25 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volksëagen”, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

LEXO EDHE:  Skandal- I kërkoi 500 000 lekë të reja biznesit/ Arrestohet drejtori i Hetimit Tatimor

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ushtronte lojëra fati në lokalin e tij/ Arrestohet 45 vjeçari në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Ushtronte lojëra fati në lokalin e tij/ Arrestohet 45 vjeçari në Shkodër

Policia ka arrestuar në flagrancë një person për që ushtronte lojëra fati në Shkodër.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.P., 45 vjeç, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan në ambientet e lokalit në pronësi të tij, një sasi birre në shishe pa pullë fiskale, një tavoline pokeri, dy pako letra bixhozi dhe një pako çipsa për lojë pokeri.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë edhe shtetasin J. P., 37 vjeç, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara“, pasi kishte në pronësi tavolinën e pokerit që u gjet në lokalin e 45-vjeçarit.

LEXO EDHE:  Kapen me kanabis në çantë/ “Shqiponjat” arrestojnë dy të rinj

LEXO EDHE:  Miku i Bashës flet nga Brazili/ Më kanë përdorur

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon krimin, arreston në flagrancë të riun

Publikuar

-

Nga

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon krimin, arreston në flagrancë të riun

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e një lokali në fshatin Vrakë të Shkodrës janë konfliktuar dy persona, por sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Mësohet se i riu me iniciale K.K., 20 vjeç, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin J. P., 37 vjeç, banues në Shkodër, duke e qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë, por pa i shkaktuar dëmtime trupore.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën.

LEXO EDHE:  Forca e ligjit godet sërish/ Në pranga tre persona

LEXO EDHE:  Forca e ligjit godet sërish/ Në pranga tre persona

20-vjeçari, sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi, por është kapur gjatë ndjekjes. Shërbimet e Policisë bënë të mundur edhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë me silenciator, të cilën autori e hodhi në rrugë gjatë ndjekjes së Policisë, si dhe automjetin me të cilin ai tentoi të largohej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tërmeti i fuqishëm në detin Egje/ Plagoset një i ri shqiptar, dërgohet me helikopter në Athinë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në detin Egje/ Plagoset një i ri shqiptar, dërgohet me helikopter në Athinë

Tërmeti 6.6 ballë që u regjistrua ditën e djeshme në detin Egje ka lënë deri më tani 25 viktima dhe mbi 800 të plagosur në Turqi dhe dy viktima në Greqi.

Mediat e huaja raportojnë se mes të plagosurve nga tërmeti është edhe një 14 vjeçar shqiptar, i cili ka marrë goditje në kokë, ka thyer një krah dhe ka marrë dëmtime në këmbë.

Bëhet fjalë për të riun me iniciale E.M me origjinë nga Lezha. Ai është është transportuar menjëherë me helikopter drejt Athinës, ku po merr ndihmë më të specializuar shëndetësore për shkak të gjendjes delikate.

I riu ka qenë në ishullin grek Samos dhe është dëmtuar gjatë lëkundjeve të forta.

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi “Babale”/ Arrestohet në Kosovë Albert Veliu

LEXO EDHE:  Miku i Bashës flet nga Brazili/ Më kanë përdorur

Ndërkohë, nga anqa tjetër, në Turqi janë shembur dhjetëra banesa dhe po punohet për nxjerrjen e trupave nga gërmadhat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE