LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plani i "çmendur" i Atleticos, bën bashkë Suarezin dhe Cavanin

24 Shtator 2020, 05:54, Sport CNA
Plani i "çmendur" i Atleticos, bën bashkë Suarezin

Edinson Cavani mund të bashkohet tek Atletico Madrid me bashkëvendësin e tij, Luis Suarez.

Skuadra nga Madridi, pasi ka siguruar shërbimet e Luis Suarez, ka rritur interesimin edhe për Edinson Cavanin.

33 vjeçari është agjent i lirë që pas largimit nga PSG, pas përfundimit të sezonit.

Real Madrid dhe Benfica kanë qenë të interesuar për ish yllin e Napolit, por ai ende nuk ka gjetur një klub të ri.

Lajmi bëhet i ditur nga L?Equipe, që raporton se drejtuesit e Atleticos janë vënë në lëvizje për Cavanin.

Në rast kalimi tek Atletico, Cavani dhe Suarez do të krijonin një dyshe të frikshme në fazën e sulmit, me Diego Simeonen që mund të vendos objektiva të qartë për sezonin e ri.

Lajmet e fundit nga