Connect with Us

PD heq Flamur Nokën nga Kukësi/ Zbulohet ku do kandidojë ish deputeti

Politikë

PD heq Flamur Nokën nga Kukësi/ Zbulohet ku do kandidojë ish deputeti

Publikuar

-

PD heq Flamur Nokën nga Kukës/ Zbulohet ku do kandidojë ish deputeti

Partia Demorkatike ka publikuar listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Kukësit

Publikimi i listës së kandidatëve të demorkatëve për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish-deputeti i Kukësit Flamur Noka nuk do të kandidojë më në këtë qark.

Mësohet se Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës.

Dega Kukës, Qarku Kukës:
1. Admir Sinamati
2. Arben Cejku
3. Bashkim Shehu
4. Ibrahim Bruka
5. Sahit Prizreni
6. Vjollca Vata

LEXO EDHE:  “Mësuesit nuk kanë marrë akoma rrogat”/ PD: Në Shkodër veprohet me standartin e "dëshirave” të Zyrës Arsimore

Dega Tropojë, Qarku Kukës:
1. Besnik Dushaj
2. Feride Rrahmani
3. Isuf Cela
4. Lush Susaj
5. Mimoza Hajdarmataj
6. Xhem Nezaj

Dega Has, Qarku Kukës:
1. Avenir Peka
2. Demush Kastrati
3. Elez Maci
4. Ismet Jaku
5. Zenel Kastrati

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Elez

    24 Shtator, 2020 at 1:24 pm

    Liste shume e mire. Excellent. Por mungon vetem Ibsen Elezi, kjo te hidheron pak.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Greva e urisë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtares, dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Greva e urisë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtares, dërgohet me urgjencë në spital

Prej disa javësh naftëtarët e Ballshit kanë filluar grevën e urisë si shenjë rebelimi dhe proteste për të kërkuar pagat e prapambetura.

Fillimisht ishin burrat ata që hynë në grevë, por për shkak se gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua, u zëvendësuan nga gratë naftëtare.

Por mbrëmjen e sotme është raportuar se njëra prej naftëtareve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Silva Fejzaj është dërguar me urgjencë në Spitalin e Ballshit, ku ndodhet nën trajtimin e mjekëve, por nuk dihet ende nëse gjendja e saj është stabilizuar.

LEXO EDHE:  Lista me emra/ Të hënën emërohen tetë prokurorët e rinj të SPAK, hapet gara për kryetarin

LEXO EDHE:  Leskaj përjashton Nokën, fal Braçen/ Opozita në këmbë, ndërpritet seanca

Ndërkohë, edhe gjendja shëndetësore e grevisteve të tjera po vjen duke u përkeqësuar, por ata nuk pranojnë të dalin nga greva pa marrë pagat e prapambetura.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se nuk do të ulet të negociojë me ta pa dalë nga greva, pasi pretendon se qeveria nuk ka pse merr përsipër kusuret e privatit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jorida Tabaku i hakërrehet Veliajt/ Tirana po zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit

Publikuar

-

Nga

Jorida Tabaku i hakërrehet Veliajt/ Tirana po zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sulmuar ashpër kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për shkak të ndërtesave të larta.

Tabaku ka publikuar një video të Veliajt, ku Tirana duket e mbuluar nga smogu, ndërsa ngre akuzat se kjo ndodh për shkak të betonizimit dhe kullave.

“Na ishte një herë një qytet që quhej Tirana. Dikur nga rrugët e saj shihje malin e Dajtit, shtëpitë e vjetra dhe vilat e viteve 1930. Englendiseshe në rrugicat e qeta dhe të bukura të Tironës derisa një ditë filluan ta kafshojne qytetin. Duke e lënë pa histori, pa hapësira dhe duke ia fshirë Dajtin nga sytë. Prej 5 vitesh në qytet sheh vetëm beton, pluhur, maune dhe gropa që ngrenë lart e më lartë godina.

LEXO EDHE:  Lulin ta bëjmë hoxhë ose prift

LEXO EDHE:  U gjet dje i vdekur në Tiranë/Ja kush është viktima, emri

Kryebetonieri që shitet si ambientalist shton kullat në Tiranë. Pastaj ato i bekon si pemë dhe pyllin e betonit e quan orbital. Ndërsa Tirana zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit. Kështu një ditë prej ditësh çibani real do të marrë përgjigjen e merituar për paudhësitë e tij gjithë këto vite. Që realiteti i qytetit të mos jetë më i një vendi ku çimento dhe pluhuri zënë vendin e oksigjenit”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës/ Situata e papranueshme, sigurojuni pagat e prapambetura naftëtarëve

Publikuar

-

Nga

Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës/ Situata e papranueshme, sigurojuni pagat e prapambetura naftëtarëve

Sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama.

Ata këkrojn nga kryeministrit që të ndërhyjë sa më parë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve.

“Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve.

Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme. Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!” – shkruan sindikata e naftëtarëve në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE