Connect with Us

Pas betimit tek Meta, Besa Shahini i dorëzon zyrtarisht postin Evis Kushit

Politikë

Pas betimit tek Meta, Besa Shahini i dorëzon zyrtarisht postin Evis Kushit

Publikuar

-

Pas dekretimit nga Meta, Besa Shahini i dorëzon zyrtarisht postin Evis Kushit

Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi, ka marrë zyrtarisht detyrën nga paraardhësja Besa Shahini.

Shahini i ka dorëzuar stafetën ministres së re, pas betimit para presidentit Ilir Meta.

Shahini ka ndarë dhe një foto krah ministres në rrjetet sociale ku shprehet se ka dorëzuar detyrën para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”.

Ajo i uron Kushit suksese në detyrën e re, duke e cilësuar atë të vështirë por jashtëzakonisht përmbushëse dhe me impakt të lartë në shoqëri.

‘Sot, para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, dorëzova zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja

LEXO EDHE:  Shtyhet provimi i kualifikimit të mësuesve/ Shahini tregon çfarë do ndodhë me praktikantët

“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh. Janë nxënësit dhe studentët ata për të cilët bëhen politikat arsimore, ndaj zëri i tyre është edhe spiranca që i duhet mendimit politik në fushën e arsimit.

Evisit, i uroj gjithë të mirat dhe suksese në detyrën e re, një detyrë e vështirë por jashtëzakonisht përmbushëse dhe me impakt të lartë në shoqëri.’/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rriten lehtë temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Rriten lehtë temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat bregdetare por vranësira kalimtare do ketë në zonën e ulët dhe atë malore. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mengjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga -1°C deri në 19°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka: Ikja totale e Berishës nuk i bën mirë PD-së

Publikuar

-

Nga

Bizneset në krizë nga pandemia/ PPA i kërkon qeverisë të miratojë me urgjencë paketën e tretë ekonomike

Jo pak herë është aluduar se kryetari i PD-së Lulzim Basha komandohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2013-ës.

Por kreu i PAA, Agron Duka, e mohoi këtë gjë, pasi theksoi se Berisha i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim dhe nuk i dikton në vendime.

Duka tha në emisionin “Real Story” se shkëputja totale e Berishës nga politika do t’i shkaktonte impakt negative opozitës.

Kjo që do them unë nuk e përkrahin të gjithë. Ai i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim. Nuk besoj kurrë që është munduar të diktojë në vendimet e tij. Nuk di se sa dakord mund të kenë qenë Berisha tek djegia e mandateve. Nuk besoj se ka qenë dakord. Kam parë që në marrëdhëniet me bashkëpuntorët e vet ka treguar qëndrueshmëri dhe një farë burrnie.

Në marrëdhënie personale me mua ka qenë pikante. Mund edhe të vija të isha bashkëpuntor i  Berishës. Edhe pse isha kundërshtar i tij. Shumë njerëz që kanë bashkëpunuar me Berishën kanë dalë të kënaqur. Ai duhet të jetë aq aktiv sa ta mendojë, se ka eksperienca. Ikja totale e tij nuk do ketë impakt pozitiv tek PD, sepse ndikon tek elektorati i djathtë”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD-LSI me listë të përbashkët në zgjedhje?/ Agron Duka: Nuk bëhet or burrë

Publikuar

-

Nga

Agron Duka e pranon/ Nuk isha dakord të digjnim mandatet, mu dukte sikur po minoja aksionin opozitar

Një ndër dilemat më të mëdha në politikë, është nëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe kryetarit i PAA-së dhe ortaku i opozitës joparlamentare, Agron Duka.

Ai është treguar i prerë në përgjigjen e tij dhe deklaroi me bindje në emisionin “Real Story” se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Nuk bëhet or burrë, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fusë neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, theksoi Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE