Connect with Us

Paralajmëron Luan Bregasi/ Nëse Covid-19 bëhet agresiv, ekonominë e pret një dimër shumë i vështirë

Ekonomi

Paralajmëron Luan Bregasi/ Nëse Covid-19 bëhet agresiv, ekonominë e pret një dimër shumë i vështirë

Publikuar

-

Paralajmëron Luan Bregasi/ Nëse Covid-19 bëhet agresiv, ekonominë e pret një dimër shumë i vështirë

Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, ka bërë një paralajmërim lidhur me situatën ekonomike në kohë pandemie.

Bregasi tha se nëse Covid-19 bëhet më agresiv, ekonominë shqiptare e pret një dimër shumë i vështirë.

Por ai theksoi në “Real Story” se nëse Covid-19 do të vijë duke u zbutur dhe nëse del edhe vaksina, ekonomia do ta marrë shumë shpejt veten.

“Unë mendoj se periudha pas gushtit nuk do të jetë shumë e mirë. Shohim që qytetarët sillen në mënyrë të rezervuar për të konsumuar, për të prishur diçka më shumë. Ka një farë stepje të konsumatorit. Shpresoj që pandemia të fillojë e të sillet jo shumë agresive ndaj qytetarëve dhe bizneseve, pasi ekonomia është elastike, bie shpejt, por edhe ngrihet shpejt.

LEXO EDHE:  “Kam sjellë lajme të mira për shqiptarët”/ Varhelyi: Po vijmë në fund të politikës së zgjerimit

Nëse Covid-19 do të vijë duke u zbutur, nëse del edhe vaksina, mendoj se ekonomia do ta marrë shumë shpejt veten. Por nëse do të kemi një dimër të vështirë, mendoj se ekonominë e pret një dimër shumë i vështirë, jo vetëm turizmin. Disa shifra janë kokëforta. Pandemia e solli ekonominë në këtë lloj deregjeje, por shteti e ne të gjithë duhet ta ndihmojmë ekonominë të mos bjerë në nivele të ulëta”, deklaroi Bregasi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Efekti i COVID-19/ Ekonomitë më sytë nga turizmi, përmirësohen standardet

Publikuar

-

Nga

Efekti i COVID-19/ Ekonomitë më sytë nga turizmi, përmirësohen standardet

Turizmi është një nga sektorët më të goditur globalisht sa i takon situatës së COVID-19 por edhe ai që mund të rimëkëmbet më shpejt. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit bëri me dije se tashmë po shihen mundësitë për të sjellë standarde të reja në sektor duke u lidhur me dy aspekte turizmi dhe shërbimet e ngjashme dhe masat për të zvogëluar përhapjen e virusit. Këto standarde do të vendosen nga insitucionet ndërkombëtare siç është Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) dhe më pas do të kalojnë në hallkat e tjera të përcjelljes sipas vendeve. Në një njoftim të DPS bëhet me dije se Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ofron udhëzime ndërkombëtare dhe seminare në internet për të ndihmuar industrinë e turizmit të kalojë krizën  e krijuar nga pandemia e COVID-19.

“Me fillimin e pandemisë së COVID-19 u mbyll gjithçka. Ekonomia botërore pësoi humbje të mëdha, sektori turizmit u godit rëndë, duke pësuar një rënie në të ardhurat vjetore botërore në shumën prej rreth 460 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2020. Tashmë kufizimet kufitare janë lehtësuar por sektori i turizmit po përpiqet të tërheqë turistët në zona turistike të sigurta dhe me higjienë maksimale. Duke njohur sfidat e shumta me të cilat përballet sektori i turizmit, ISO ka filluar punën për një seri të re specifikimesh teknike, të cilat do të ndihmojnë operatorët e turizmit të përdorin masat më të mira për qëndrimin dhe sigurinë e turistëve.

Specifikimi teknik i ardhshëm, i cili do të jetë në dispozicion për publikun ISO/PAS 5643, Turizmi dhe shërbimet e lidhura me të – Masat për të zvogëluar përhapjen e COVID-19 në sektorin e turizmit do të ndihmojë të gjithë sektorin e turizmit, operatorët e akomodimit, muzeumet, transportuesit të ofrojnë shërbime më të sigurta dhe të parandalojnë përhapjen e virusit.

LEXO EDHE:  Rifillimi i mësimit në shkolla dhe universitete është përballja më e madhe e vendit me pandeminë!

LEXO EDHE:  “Kam sjellë lajme të mira për shqiptarët”/ Varhelyi: Po vijmë në fund të politikës së zgjerimit

Znj. Natalia Ortiz de Zárate Crespo, kryetare e komitetit të ekspertëve, e cila po harton specifikimin teknik, tha se specifikimi teknik do të përdorë specifikimet teknike të hartuara së fundmi nga Organizata Spanjolle për Standardizimin (UNE), anëtare e ISO për Spanjën si referencë dhe gjithashtu do të mbështetet në specifikimet e tjera ekzistuese kombëtare dhe ndërkombëtare, të tilla si ato të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) dhe Këshillit Botëror të Turizmit (WTTC).

“Ajo tha se: “Janë marrë parasysh të gjitha specifikimet teknike ekzistuese, përfshirë këtu edhe kërkesat në lidhje me distancimin social, maskat dhe dezinfektimin, por gjithashtu do të detajojmë edhe çështje të tilla siç janë: kontrolli në hyrje dhe daljet e emergjencës, nëse ndodhin situata të papritura”.

Hartimi i specifikimit teknik po koordinohet nga Instituti Spanjoll për Cilësinë e Turizmit (ICTE). “Specifikimi i ri teknik do të sjellë praktikën dhe ekspertizën më të fundit ndërkombëtare nga operatorët e turizmit,” tha Drejtuesja e Projektit Maria Cruz Cádiz.

Përveç hartimit të specifikimit teknik, ISO, së bashku me UNE, po zhvillon një seminar publik mbi rimëkëmbjen e sektorit të turizmit pas pandemisë së COVID-19. Seminari do të mbahet më 21 tetor me temën “Turizmi dhe ndikimet e COVID-19: roli i standardeve në zbutjen e krizës”, ku do të marrin pjesë ekspertë nga organizata të tilla si UNWTO, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, ICTE, Sektori i Turizmit të Portugalisë , ekspertë të standardeve” sqaroi DPS./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Covid-19 pritet të “fshijë” 8 miliardë euro nga ekonomia shqiptare në tre vjet

Publikuar

-

Nga

Sa më shumë kalojnë muajt, aq më të qarta bëhen pasojat që ajo solli në ekonomi infeksioni i padukshëm i Covid-19, dhe po aq më e pasigurt bëhet edhe e ardhmja.

Vetëm një gjë është e sigurt, që ekonomia nuk do të jetë më si më parë dhe ditët e “arta” të një aktiviteti normal dhe jetese të shkujdesur kanë marrë fund, të paktën për një periudhë afatmesme. Të gjitha pritshmëritë për ecurinë ekonomike, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën janë zhvlerësuar.

Humbjet në vend, në raport me vitin e mëparshëm, por dhe në krahasim me rritjen që do të kishte pasur vendi nëse nuk do të ishte përballur me koronavirusit janë tepër të larta.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, përpara se të fillonte kriza e Covid-19, prodhimi i brendshëm bruto (PBB-vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të krijuara nga ekonomia gjatë një periudhe kohe të caktuar) pritej që të arrinte në 2.4 trilionë lekë, pse gati 19 miliardë euro në vitin 2022. Financat prisnin mesatarisht një rritje ekonomike prej rreth 4% në vit.

Por, në relacionin e projektbuxhetit 2021, pritshmëritë për PBB-në në vitin 2022 tashmë janë zhvlerësuar në 14.5 miliardë euro.

Në vetëm tre vjet, 2020-2022, Covid-19 pritet të fshijë rreth 1 trilionë lekë, ose 8 miliardë euro të ardhura potenciale, që do të ishin krijuar nëse do të kishim pasur ecuri normale të ekonomisë (diferenca midis PBB-së së projektuar para krizës dhe pas krizës, përkatësisht për secilin vit).

Për vitin 2020, kur vlerësohet të ketë qenë kulmi i efekteve të Covid-19, ekonomia shqiptare pritet të tkurret nga -6.4%, sipas parashikimeve të qeverisë shqiptare, deri në -9% (nga banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Fondi Monetar Ndërkombëtare pret që tkurrja të jetë -7.5% dhe banka Botërore në -8.4%. Cilado që të jetë rënie, kjo do të jetë tkurrja më e madhe e ekonomisë që nga viti 1997, kur vendi ra me më shumë sesa 10%.

LEXO EDHE:  Nga inceneratorët, te zgjedhjet dhe ultimatumi për politikanët/ Intervista e plotë e Yuri Kim

LEXO EDHE:  Punonjësit e Landfillit të Sharrës përzënë demokratët/ Kompania koncesionare: I ftuam brenda

Për vitin 2021, gjithnjë nëse nuk do të ketë mbyllje tjetër drastike, ekonomia pritet të rikuperohet me ngadalë, me rritje prej rreth 5-5.5%, sipas pritshmërive të qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare. Sipas të gjitha gjasave, si rrjedhojë e rënies së fortë këtë vit dhe rikuperimit të ngadaltë vtin e ardhshëm, ekonomia pritet që të arrijë nivelin e para krizës (2019-s) vetëm në 2022-in.

Tkurrja e ekonomisë pritet që të ulë dhe të ardhurat për frymë, të cilat sipas parashikimeve të projektbuxhetit pritet të bien me 6% në 2020-n, (nga 586,400 lekë në 550,400 lekë).ose 36 mijë lekë (290 euro) më pak.

FMN është edhe më pesimiste. Sipas saj të ardhurat për frymë të shqiptarëve në 2020 pritet të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm

Në rajon, Shqipëria (-425 USD) dhe Mali i Zi (-892 USD) pritet të kenë rënien më të lartë të të ardhurave për frymë, për shkak të tkurrjes më të lartë ekonomike të parashikuar për këto vende, që janë të lidhura me turizmin.

Për maqedonasit, humbja do të jetë minimale (90 dollarë më pak) dhe për boshnjakët arrin në -253 dollarë për frymë më pak. Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%. Në rajon, shteti që ka qenë më rezistent ndaj krizës së Covid-19 është Serbia. Ky i fundit është ndër të paktët në botë, ku FMN parashikon që të ardhurat për frymë nuk do të bien, përkundrazi do të rriten lehtë, me 90 dollarë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE, 5 VITE SUKSES NE SHQIPERI

Publikuar

-

Nga

BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE, 5 VITE SUKSES NE SHQIPERI

ABI Bank feston këtë muaj 5 vjetorin e saj të parë si pjesë e sistemit bankar shqiptar, që nga licencimi i saj nga Banka e Shqipërisë në Tetor të vitit 2015.

Pesë vite më parë ABI, ishte një projekt me objektiva dhe vlera aspiruese, që koha e ktheu në realitet falë profesionalizmit, integritetit, pozitivitetit, përkushtimit e sofistikimit të punonjësve te saj. Këto vlera kanë kontribuar në përmirësimin e rezultateve të klientëve, punonjësve dhe të gjithë sistemit bankar Shqiptar.

Sot Banka Amerikane e Investimeve ka rritur vlerën e aseteve mbi katër herë në pesë vitet e fundit dhe ka raportuar rritje të fitimit çdo vit. Gjithashtu, ABI është banka e pestë nga madhësia e kapitalit.

Në ceremoninë e festimit të këtij përvjetori, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i ABI Bank, Z. Andi Ballta u shpreh se:

“Moto e ABI Bank do të vazhdojë të jetë Investo në Optimizëm. Veçanërisht në kohën e pasigurtë që po kalojmë zgjedhja është e thjeshtë, e qartë dhe e bazuar në fakte historike. Shumica dërrmuese e popullsisë do ta kalojë pa probleme këtë kohë të vështirë dhe ABI do të vazhdojë të jetë bankë për çdo stinë dhe do të mbështesë fuqishëm klientët ekzistues dhe të rinj.”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, duke vlerësuar kontributin e Bankës Amerikane të Investimeve në sistemin bankar shqiptar, u shpreh se:

“Prezenca në rritje e kapitalit amerikan në sistemin bankar është një sinjal mjaft pozitiv. ABI Bank gjatë këtyre 5 viteve ka njohur një trajektore të qëndrueshme rritjeje, si në depozita, ashtu edhe në kredi ndërkohë, që kujdes i është kushtuar edhe nivelit të treguesit të kredive me probleme, i cili është reduktuar ndjeshëm. Po ashtu, së bashku dhe me të gjithë aktorët e tjerë të sistemit financiar në Shqipëri, ABI Bank ka luajtur dhe po luan një rol mjaft mbështetës gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemie, veçanërisht në krijimin e faciliteteve për ata klientë të goditur drejtpërdrejt prej saj.”

LEXO EDHE:  “Kam sjellë lajme të mira për shqiptarët”/ Varhelyi: Po vijmë në fund të politikës së zgjerimit

LEXO EDHE:  Rifillimi i mësimit në shkolla dhe universitete është përballja më e madhe e vendit me pandeminë!

E pranishme në ceremoni, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Yuri Kim, u shpreh se:  “Përveç se është investitor i zgjuar, ABI ka vërtetuar se është një korporatë e përgjegjshme sociale. Si anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë, ABI ka sponsorizuar shpesh aktivitete. Gjatë pandemisë së COVID-19, ABI u ngrit në një nivel domethënës.  Falë ABI Bank, sistemi spitalor ka respiratorë shtesë, kompanitë në vështirësi kanë qasje në kapital dhe njerëz në nevojë kanë marrë donacione të tjera. Është ky lloj i përgjegjësisë sociale korporative që më bën krenare të mbështes kompanitë dhe investimet nga Shtetet e Bashkuara.”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj: “Sigurisht që ka qënë një rrugëtim jo i lehtë përgjatë këtyre pesë viteve dhe sot me kënaqësi vlerësoj se ABI Bank është një aktor i rëndësishëm në tregun bankar shqiptar. Ju përgëzoj për arritjet e derimëtanishme dhe ju uroj suksese të mëtejshme në punën tuaj. “

Banka Amerikane e Investimeve SHA u licencua në 13 tetor 2015 pas blerjes së Bankës Credit Agricole Albania SHA nga Tranzit Finance, kompani e grupit NCH Capital, i cili është një nga investitorët më të mëdhenj dhe të mirënjohur amerikan në rajon e më gjerë, ( www.nchcapital.com ).

Në vitin 2018, Banka Amerikane e Investimeve kreu me sukses blerjen e Bankës NBG Albania, duke rritur pozicionimin e ABI Bank në sektorin bankar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE