Connect with Us

Paralajmërimi i BE: Në disa shtete situata nga Covid-19 është me e keqe sesa ishte në pikun e marsit

Bota

Paralajmërimi i BE: Në disa shtete situata nga Covid-19 është me e keqe sesa ishte në pikun e marsit

Publikuar

-

Komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, ka deklaruar se situata me përhapjen e Covid-19 në disa shtete të Bashkimi Europian është me e keqe sesa ishte në pikun e marsit.

Komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, ka deklaruar se situata me përhapjen e Covid-19 në disa shtete të Bashkimi Europian është me e keqe sesa ishte në pikun e marsit.

“Heqja e masave kufizuese në fillim të verës ka çuar në atë që e kemi paralajmëruar vazhdimisht, një rritje e rasteve me koronavirus. Në disa vende anëtare situata është më e keqe sesa gjatë pikut në mars. Kjo është vërtet arsye për t’u shqetësuar”, tha ajo.

Sipas saj, tani është një moment vendimtar ku të gjithë shtetet anëtare duhet të jenë të gatshme të vendosin masat e kontrollit menjëherë dhe në kohën e duhur, në shenjën e parë të shpërthimeve të reja të mundshme.

LEXO EDHE:  Plotësohet kuota/ Kalojnë 300 persona në Kapshticë, pala greke mbyll sportelet

“Çka nënkupton kjo, që të jem shumë e qartë, është se masat e ndërmarra thjesht nuk ishin mjaftueshëm efektive ose nuk u zbatuan siç duhet. Është mjaft e qartë se kjo krizë nuk është pas nesh. Jemi në një moment vendimtar dhe të gjithë duhet të veprojnë me vendosmëri dhe të përdorin mjetet që kemi. Kjo do të thotë që të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë të gatshme të vendosin masat e kontrollit menjëherë dhe në kohën e duhur, në shenjën e parë të shpërthimeve të reja të mundshme. Ky mund të jetë shansi ynë i fundit për të parandaluar një përsëritje të pranverës së kaluar”, përfundoi Kyriakides./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Publikuar

-

Nga

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Kosova është në bisedime me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se vendi ynë do të jetë ndër të parët që do të furnizohet me vaksina sapo ajo të dal në treg.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më tash nga janë ekzekutuar 245 milionë Euro nga fondi prej 365 milionë për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

Në kohën kur shtim të madh rasteve të prekur me Covid-19 janë paralajmëruar që mund të merren masa shtesë, por që ende janë duke u shqyrtuar opsionet. Mbyllja thonë se do të jetë e fundit, ndonëse nuk përjashtohet as kjo mundësi.

LEXO EDHE:  Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së/ Harxhi: Ja vendet kritike që duan hapa konkretë

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/Basha urdhëroi delegacionin të votonte kundër çeljes së negociatave

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiçi paralajmëron kolaps ekonomik në rast se mbyllet Kosova sërish. Aktualisht në Kosovë janë mbi 3 mijë raste aktive me Covid-19, ndërsa ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve në baza ditore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Po largohen të frikësuar nga Izmiri/ Qeveria thirrje banorëve: Lironi rrugën për ekipet e ndërhyrjes

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm që shkundi sot Turqinë ka frikësuar të gjithë qytetarët, sidomos ata të Izmirit ku goditja ishte më e fortë.

Banorët e Izmirit kanë marrë makinat dhe po tentojnë të largohen nga qyteti. Megjithatë, kjo lëvizje në masë ka bërë që të bllokohet rruga drejt qytetit duke ua bërë akoma më të vështirë punën ekipeve me ndihma që vinë në drejt të Izmirit.

Për këtë arsye, ministri i Brendshëm i vendit Süleyman Soylu u bëri thirrje qytetarëve që të mos i përdorin makinat.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se ekipet në terren i kanë të gjithë, nga tendat tek batanijet e enët e kuzhinës, e vetmja gjë për të cilën ata kanë nevojë është rruga.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Rakacolli: Njerëzit janë ndërgjegjësuar, po mbajnë maskë!

LEXO EDHE:  19 milion euro për të luftuar krimin/ Soreca: Një Shqipëri më e sigurtë do të thotë një Europë më e sigurtë

“Kërkesa jonë për qytetarët e Izmirit është, ju lutemi, të mos i përdorni makinat. Tenda, batanije, kuzhina të lëvizshme, spitale, ne i kemi të gjitha gjërat e nevojshme. Ekipet tona janë duke punuar. E vetmja gjë për të cilën ne kemi nevojë është rruga. Ju lutemi lirojeni rrugën për ekipet tona të ndërhyrjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Turqia “mbytet” nga tërmetet/ Dhjetëra lëkundje rrisin panikun

Publikuar

-

Nga

Turqia “mbytet” nga tërmetet/ Dhjetëra lëkundje rrisin panikun

Pas tërmetit tragjik që shembi dhjetëra banesa dhe la disa viktima, Turqia nuk ka zënë më qetësi.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” ka raportuar për një sërë tërmetesh tjera që kanë goditur Turqinë pas lëkundjeve të forta.

Tërmetet janë të magnitudave të ndryshme dhe variojnë nga 4.3 ballë në 2.1 ballë të shkallës Rihter.

Këto lëkundje kanë rritur edhe më tepër tensionet dhe panikun te qytetarët që në këtë kohë pandemie po përballen edhe me një fatkeqësi natyrore.

Kujtojmë se tërmeti tragjik që deri më tani ka shkaktuar 12 viktima, ishte me magnitudë 6.6 ballë dhe me një thellësi prej 16,5 kilometra në Egje.

LEXO EDHE:  Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së/ Harxhi: Ja vendet kritike që duan hapa konkretë

LEXO EDHE:  Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së/ Harxhi: Ja vendet kritike që duan hapa konkretë

Kryebashkiaku i Izmirit, Tunxh Sojer tha se rreth 20 ndërtesa ishin shembur dhe se 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat.

Aktualisht kërkimet nën rrënoja po vazhdojnë, ndërsa tërmeti ka shkaktuar edhe dy viktima në Greqi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE