Connect with Us

Paralajmërimi: Evropa në alarm nga koronavirusi

Shëndeti

Paralajmërimi: Evropa në alarm nga koronavirusi

Publikuar

-

Paralajmërimi: Evropa në alarm nga koronavirusi

Zyrtarët evropianë të shëndetësisë u kërkuan të enjten në Bruksel vendeve anëtare të ndërmarrin hapa për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit në vendet e tyre për të parandaluar rikthimin e masave të izolimit, të cilat ata i konsideruan shkatërruese për ekonominë.

Ata thanë se me afrimin e motit të ftohtë është e nevojshme të shmanget një epidemi gripi në të njëjtën kohë me koronavirusin.

Paralajmërimet vijnë ndërsa pjesa më e madhe e Evropës po sheh një rritje të rasteve me COVID-19 dhe një raund të ri masash kufizuese që synojnë ndalimin ose të paktën ngadalësimin e përhapjes së infeksionit.

Duke folur në një konferencë shtypi, komisionerja për Shëndetësinë e BE-së Stella Kyriakides tha se ky është një moment vendimtar për organizatën dhe mund të jetë siç shtoi ajo, shansi i fundit për të parandaluar një përsëritje të bllokimeve që u vendosën në pranverë e që paralizuan ekonominë e rajonit. Zonja Kyriakides tha se disa shtete anëtare po shohin situata që janë edhe më të rënda sesa gjatë kulmit të pandemisë në mars.

Është arsye vërtet për t’u shqetësuar. Për të qenë me të qartë, kjo do të thotë se masat e marra thjesht nuk kanë qenë mjaft efektive ose nuk janë zbatuar ose ndjekur siç duhej të ishin“, tha ajo.

Zonja Kyriakides pranoi se zyrtarët po përballen me atë që ajo e quajti “lodhje nga COVID-19”, që shoqërohet me një shpërfillje të dukshme të distancës fizike e rregullave, shoqëruar madje me disa protesta, të tilla sikurse demonstratat kundër maskave dy javë më parë në Romë.

LEXO EDHE:  “Në Babrru më kërcënojnë”/ Babai i 15-vjeçares paralajmëron Dokun: Do e vras po doli gjallë nga burgu

Duke folur gjatë së njëjtës konferencë për shtyp, drejtorja e Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) Andrea Ammon theksoi nevojën për masa thelbësore, të tilla si distancimi fizik, mbajtja e maskave dhe larja e duarve.

Ajo tha gjithashtu se qeveritë duhet të kenë kapacitete të mjaftueshme testuese, të kryejnë gjurmimin rigoroz të kontakteve, mundësi të mira për karantinë si dhe komunikim më të mirë mbi rreziqet.

Zonja Kyriakides tha gjithashtu se ndërsa moti bëhet më i ftohtë në Evropë, nevoja për vaksina kundër gripit rritet. Zyrtarët e shëndetësisë thonë se viruset sezonale të gripit shkaktojnë mes katër deri në 50 milionë infeksione çdo vit në të gjithë rajonin dhe rreth 15 deri 70 mijë evropianë vdesin çdo vit për shkaqe të lidhura me gripin.

Të rriturit, të cilët paraqesin rrezik të lartë për t’u prekur nga gripi janë gjithashtu më të rrezikuarit nga koronavirusi. Sipas një studimi të publikuar nga shkencëtarët e Shëndetit Publik në Angli (PHE) thuhet se rreziku për të vdekur është dyfish më i lartë tek ata njerëz që rezultojnë si pozitivë ndaj gripin ashtu edhe koronavirusit, krahasuar me ata që kanë vetëm koronavirus.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Hapja e spitalit Covid 3/ Erion Dasho ngre shqetësimin: Mos është ky një tjetër eksperiment?

Publikuar

-

Nga

Rihapja e shkollave/ Dasho: Duhet përgjegjshmëri e lartë profesionale dhe veprim i koordinuar multidisiplinor

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar lidhur me hapjen e spitalit Covid 3 ku pritet të transferohen pacientët që në të dy spitalet aktualë janë në gjendje të stabilizuar.

Dashi ngre shqetësimin për këtë çështje teksa pyet nëse mund që një pacient “i stabilizuar” të transferohet nga një strukturë që ofron një nivel më të lartë shërbimi drejt një strukture që ofron nivel më të ulët pa u deklaruar “i shëruar” ose të paktën “i përmirësuar” për arsyen e shtrimit në spital?!

“A mund të punojë prapsht sistemi i referimit të pacientit në rastin e COVID-19?!
A mund që një pacient “i stabilizuar” të transferohet nga një strukturë që ofron një nivel më të lartë shërbimi drejt një strukture që ofron nivel më të ulët pa u deklaruar “i shëruar” ose të paktën “i përmirësuar” për arsyen e shtrimit në spital?!
Në kushtet e një sëmundjeje që nuk njihet ende plotësisht dhe është dalluar deri tani për vështirësinë e parashikimit të ecurisë klinike?!
Kush do të mbajë përgjegjësinë përpara familjarëve dhe ligjit në se pacienti i transferuar vdes?! Po në se “destabilizohet” sërish?! Apo ping-pong drejt COVID-1 dhe 2?!
A mos është i gjithë ky një tjetër eksperiment i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve?!”, shkruan Dasho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ja pse situata nga Covid-19, mund të përkeqësohet shumë këtë dimër

Publikuar

-

Nga

Ja pse situata nga Covid-19, mund të përkeqësohet shumë këtë dimër

Dimri po afrohet me shpejtësi në Hemisferën Veriore, dhe studiuesit paralajmërojnë se shpërthimet epidemike të Covid-19 ka të ngjarë të përkeqësohen, sidomos në ato rajone që nuk kanë nën kontroll përhapjen e virusit.

“Ky virus do të ketë një periudhë kulmore”- thotë Dejvid Relman, mikrobiolog në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni. “Ne do të përballemi me disa muaj shumë vështirë”- thekson ai. Infeksionet e shkaktuara nga shumë viruse të frymëmarrjes, përfshirë gripin dhe disa koronaviruse të tjerë, shtohen në dimër dhe bien në verë.

Studiuesit thonë se është shumë herët për të thënë nëse SARS-CoV-2, do të bëhet një virus sezonal. Por dëshmi në rritje, sugjerojnë që një efekti i vogël sezonal ndoshta do të kontribuojë në shpërthime epidemik më të mëdha në dimër, në bazë të asaj që dihet se si përhapet virusi dhe mënyrës sesi sillen njerëzit gjatë muajve të ftohtë të vitit.

Njerëzit qëndrojnë më shpesh në ambiente të brendshme me një ajrosje të dobët, gjë që do të rrisë rrezikun e transmetimit, thotë Mauricio Santilana, matematikan në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Boston, i cili modelon përhapjen e sëmundjes.

Por edhe nëse ka një efekt të vogël sezonal, nxitësi kryesor i përhapjes së shtuar të Covid-19, do të jetë numri i madh i njerëzve që janë akoma të ndjeshëm ndaj infeksionit, thotë Rejçëll Bejker, epidemiologe në Universitetin Prinston në NjuXhersi.

“Deri më tani faktori më i madh që do të ndikojë në madhësinë e një shpërthimi epidemik, do të jenë masat e kontrollit si distancimi social dhe mbajtja e maskës”- thotë Bejker. Tendencat sezonale në infeksionin viral, diktohen nga faktorë të shumtë, përfshirë sjelljen e njerëzve dhe vetitë e virusit.

Disa viruse nuk pëlqejnë temperaturat e larta dhe lagështinë e madhe. Eksperimentet laboratorike kanë zbuluar se SARS-CoV-2 favorizohet nga moti i ftohtë dhe i thatë, sidomos në ambientet ku nuk bien rrezet e diellit.

Për shembull, rrezatimi ultraviolet artificial mund të inaktivizojë grimcat SARS-CoV-2 në sipërfaqe dhe në aerosole, sidomos në temperatura rreth 40 gradë Celcius. Virusi që është në gjendje të infektojë, degradon më shpejt në sipërfaqe në mjedise më të ngrohta dhe më të lagështa.

Në dimër, njerëzit priren të ngrohin shtëpitë e tyre deri në temperaturën 20 gradë Celcius, dhe ajri është i thatë dhe jo shumë i ajrosur, thotë Dilan Morris, biolog matematikor në Prinston. “Kushtet e brendshme në dimër, janë mjaft të favorshme për këtë virus”- thekson ai.

LEXO EDHE:  “U gjobitën nga policia”/ Infermieri shqiptar tregon çfarë ndodhi në Itali

LEXO EDHE:  Pse vitamina C nuk shëron dot as gripin, dhe as koronavirusin

Për të vlerësuar nëse infeksionet nga një virus i veçantë rriten dhe bien sipas stinëve, studiuesit e studiojnë zakonisht përhapjen e tij në një vend specifik, shumë herë në vit, dhe për shumë vite. Por pa pasur shumë kohë në dispozicion, ata janë përpjekur të studiojnë ndikimin e sezoneve në transmetimin e SARS-CoV-2, duke analizuar nivelet e infeksionit në vende të ndryshme në të gjithë botën.

Një studim i botuar më 13 tetor,analizoi rritjen e infeksioneve me SARS-CoV-2 në 4 muajt e parë të pandemisë, përpara se shumica e vendeve të vendosnin masa të ashpra të kontrollit. Ai zbuloi se infeksionet rriteshin më shpejt në vendet me më pak dritë ultravjollcë, dhe parashikoi se nëse nuk ndërhyhet, rastet do të bien në verë dhe do të kulmojnë në dimër.

“Në dimër, rreziku rritet, por sërish mund të zvogëlohet në mënyrë dramatike rreziku personal falë sjelljes së mirë”-thotë Kori Merou, ekologe në Universitetin e Konektikatit, dhe një nga bashkë-autoret e studimit.

Por Fransua Kohen, një ekonomist mjedisor në Universitetin e Barcelonës në Spanjë, thotë se testimet ishin shumë të kufizuara në fillim të pandemisë. Për pasojë të dhënat vazhdojnë të jenë jo shumë të besueshme, ndaj është e pamundur të përcaktohet efekti i motit në përhapjen e virusit.

Bejker është përpjekur të analizojë efektin e klimës mbi modelin sezonal të rasteve gjatë një pandemie, duke përdorur të dhëna në lidhje me ndjeshmërinë ndaj lagështisë së një koronavirusi tjetër. Ajo dhe kolegët e saj modeluan rritjen dhe rënien e normave të infeksionit gjatë disa viteve në Nju Jork me dhe pa një efekt klimatik, dhe me nivele të ndryshme të masave të kontrollit.

Ata zbuluan se një efekt i vogël klimatik, mund të sjellë shpërthime epidemike të konsiderueshme kur ndryshojnë stinët, edhe nëse masat e kontrollit arrijnë ta përmbajnë deri diku përhapjen e virusit. Autorët sugjerojnë që masa më të rrepta kontrolli mund të jenë të nevojshme gjatë dimrit, për të zvogëluar rrezikun e shpërthimeve të tilla.

Por nëse do të shfaqet një model sezonal, apo si do të duket, kjo do të varet nga shumë faktorë që nuk janë kuptuar ende, përfshirë çështjen sa zgjat imuniteti, sa zgjat shërimi, dhe sa është e mundur që njerëzit të mund të ri-infektohen, thotë Kolin Karlson, biolog që studion sëmundjet në zhvillim në Universitetin Xhorxh në Uashington./ Scientificamerican.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

271 pacientë të shtruar në spitalet Covid/ Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

271 pacientë të shtruar në spitalet Covid/ Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mbajnë distancë sociale, të vendosin maskën dhe të kenë kujdes për higjenën personale.

Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Shëndetësisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE