Connect with Us

Panik në Elbasan/ 71-vjeçari nuk dorëzohet, mbërrijnë forcat anti-eksploziv dhe makinat e blinduara

Politikë

Panik në Elbasan/ 71-vjeçari nuk dorëzohet, mbërrijnë forcat anti-eksploziv dhe makinat e blinduara

Publikuar

-

Elbasani vijon të jetë në panik, nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditen e sotme, ku një 71-vjeçar qëlloi me armë në drejtim ttë efektivëve të policisë.

Prej më shumë se një ore, efektivë të “Shqiponjave” dhe RENEA kanë rethuar banesën e 71-vjeçarit, por ky i fundit sërish nuk dorëzohet.

Banesa nga e cila po qëllon 71-vjeçari është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

Po ashtu mësohet se në banesën e 71-vjeçarit, kanë mbërritur edhe forcat anti-eksploziv dhe makinat e blinduara. Kjo sepse i moshuari nuk ka dalë në ballkon dhe nuk po qëllon më, e për pasojë bëhet i vështirë neutralizimi i tij.

Kujtojmë këtu se ngjarja nisi rreth orës 13:20, ku në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

LEXO EDHE:  Meta nga Elbasani/ T’i japim mesazhin BE që populli shqiptar di të votojë

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tepelena “mbështet” Bashën/ Sa vota ka siguruar

Publikuar

-

Nga

Edhe në Tepelenë kryeson Lulzim Basha. Burime për CNA.al bëjnë me dije se në këtë bashki Basha ka marrë mbështetjen e 96 demokratëve, Agron Shehaj ka arritur të sigurojë 46 vota, e ndjekur nga Edith Harxhi me 5 vota dhe Fatbardh Kadilli me 3 vota.

Gjithësej 152 vota./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha kryeson në Cerrik/ Zbardhen sa vota kanë marrë kandidatët

Publikuar

-

Nga

Basha kryeson në Cerrik/ Zbardhen sa vota kanë marrë kandidatët

Përfundon procesi i numërimit  në bashkinë Cerrik. Të dhëna zyrtare të CNA.al bëjnë me dije se Lulzim Basha kryeson me 388, Agron Shehaj me 56, Fatbardh Kadilli me 7 vota dhe Edith Harxhi me 2 vota.

Të pavlefshme kanë dalë vetëm  2 vota./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreu i ri i PD/ Mbyllet numërimi në Prrenjas, kjo është renditja

Publikuar

-

Nga

Kreu i ri i PD/ Mbyllet numërimi në Prrenjas, kjo është renditja

Ka përfunduar procesi i numërimit në Prrenjas. Burime zyrtare për  CNA.al bëjnë me dije se në këtë bashki kryeson kreu aktual Lulzim Basha me 242 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 43 vota.

I treti renditet Fatbardh Kadilli me 8 vota dhe më pas Edith Harxhi me 2 vota./CNA.al

LEXO TE PLOTE