LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Municion luftarak, kallashnikov dhe eksploziv në banesë/ Zbardhet e shkuara e 71-vjeçarit që sfidoi forcat RENEA

24 Shtator 2020, 21:01, Kronika CNA
Municion luftarak, kallashnikov dhe eksploziv në banesë/ Zbardhet e

71-vjeçari Lefter Zhidru, ?ngriti sot në këmbë? policinë e shtetit, gjersa u ekzekutua nga forcat RENEA.

Pas ekzekutimit, në banesën e tij u gjetën kallashnikovi me të cilin qëllonte efektivët, municion luftarak dhe kallëpe me lëndë plasëse eksploziv të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

Por lidhja e tij me armët duket e nuk është e rastësishme. Mësohet se viktima ka qenë ish punonjës i fabrikës se armëve në Mjekës të Elbasanit.

Megjithëse i moshuari punonte prej vitsh si gomist, puna e mëhershme në fabrikën e armëve duket se  i ka dhënë edhe njohurit për municionet dhe tritolin që iu gjet në banesë.

Zhidru fillimisht terrorizoi gruan, prej të cilës ishte ndarë, dhe vajzën e tij. Më pas qëlloi policët në Elbasan, duke plagosur dy kalimtarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga