LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mund të jetë shumë i mirë por e ka zhveshur Rama/ Maliqi sfidon Lleshajn: Nëse je burrë jep dorëheqjen

24 Shtator 2020, 15:36, Politikë CNA
“Mund të jetë shumë i mirë por e ka zhveshur Rama/

Deputeti Lefter Maliqi ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Ora news, ku është shprehur se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duhet të japë dorëheqjen pasi sipas tij, është i paaftë dhe është përdorur politikisht nga kryeministri Rama.

?Nuk kam asgjë personale me Lleshajn. Lleshaj mund të jetë shumë i mirë në fushën e mbrojtjes, por Rama e ka lënë zhveshur, e përdor. Rama emëron kë të dojë, drejtori i përgjithshëm nuk e pyet fare Ministrin e Brendshëm, e ka përdorur politikisht. Unë mendoj që do jetë në burrinë e tij që me 1 tetor të japë dorëheqjen kur të ketë interpelancën me mua. Nëse është malësor dhe burrë, sepse është përdorur politikisht dhe është i paaftë”.

Sipas Maliqit, 80% të punonjësve të Policisë së Shtetit janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale.

“Policia e Shtetit, në dijeninë time, janë 80% janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale, jo vetëm për kushtet e tyre të jetesës dhe pagave minimale, që i kanë as gjysma e policëve të Kosovës apo rajonit, por edhe për shkak të përdorimit dhe dezinforimit që i bëjnë bandave kriminale e të fortëve nëpër qarqe, që janë të lidhur me mazhorancën.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga