LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mourinho: Për Shkëndijën kam biseduar me Pandevin, ja çfarë niveli janë

24 Shtator 2020, 05:42, Sport CNA
Mourinho: Për Shkëndijën kam biseduar me Pandevin, ja

Klubi i Tottenhamit ka mbërritur në Shkup, aty ku nesër (e enjte) mbrëma do të zhvillojnë ndeshjen e raundit të tretë eliminatorë kundër klubit shqiptar Shkëndija.

Anglezët në Shkup nuk do të kenë asnjë aktivitet, pasi nuk do të zhvillojnë asnjë stërvitje. Jose Mourinho ka thënë se ka marr informacione rreth ekipit të Shkëndijës nga ish lojtari i tij te Interi, Goran Pandev.

Sipas ?Special One?, Shkëndija është në nivel të skuadrës bullgare, Lokomotiva Plovdiv, me të cilën Tottenhami luajti në raundin e dytë të Ligës së Evropës, ku në fund fituan me rezultat 2-1.

?I kemi analizuar, kishim një analist. Unë kam telefonuar edhe ish lojtarin tim, Pandevin, pasi që është pronar i ekipit që luajti së fundmi me Shkëndijën. E njoh stadiumin, kam luajtur në atë stadium finalen e Superkupës së Evropës?.

?Do të thosha se është në nivel të ngjashëm të kundërshtarit bullgar (Lokomotiva Plovdiv). Ne jemi më të mirë, por duhet të shënojmë gola që të jemi më të mirë se ata. Në Plovdiv të gjithë e dimë se nuk bëmë një ndeshje të keqe, pasi mendojë se kishim një ndeshje pozitive. Mirëpo ishte vështirë dhe shpresojmë që nesër të jemi në nivelin e duhur?, ka thënë Jose Mourinho.

Lajmet e fundit nga