LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbajti në ankth Elbasanin për 5 orë/ Nxirret trupi i pajetë i 71-vjeçarit

24 Shtator 2020, 19:33, Kronika CNA
Mbajti në ankth Elbasanin për 5 orë/ Nxirret trupi i pajetë

Është nxjerrë nga banesa trupi i pajetë i 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, pasi u ekzekutua nga forcat RENEA, pasditen e sotme, pas më shumë se 5 orësh tentative për tu vetëdorëzuar.

Mësohet se 71 vjeçari kishte përgatitur disa kallëpe me tritol për t?i hedhur kundër policies në momentin që kanë ndërhyrë.

Zhidru dyshohet se po përgatiste  edhe një bombol gazi për ta hedhur kundër RENEA-s. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, i moshuari qëlloi me breshëri, por kundërpërgjigja e forcave RENEA rezultoi fatale për të.

Viktima njihej në zonë si një njeri i dhunshëm dhe problematic, ndërsa  ushtronte dhunë sistematike ndaj gruas Loresha Zhidros dhe vajzës Albina./CNA.al

Lajmet e fundit nga