Connect with Us

Lëvizje surprizë, Kumbulla mund të ketë trajner Alegrin

Seria A

Lëvizje surprizë, Kumbulla mund të ketë trajner Alegrin

Publikuar

-

Te Roma priten lëvizje dhe ndryshime të mëdha që do të nisin së shpejti dhe që lidhen me trajnerin Fonesca. Ky i fundit nuk po bind më drejtuesit, ndërsa gafa e fundit ndai Veronës vetëm sa e ka bërë situatën edhe më të rëndë.

Një gafë e madhe e bërë me aktivizimin e Diawara që nuk lejohej i dha fitoren Veronës në tavolinë duke ia dalë në shifrat 3-0.

Alternativa e parë do të jetë Alegri, ish-trajneri i Juventusit që kërkohet të kthehet si protagonist në stol. Pas shumë dështimesh për të marrë një ekip të ri, tekniku i njohur nuk do të vendosë shumë kushte për të marrë Romën ku luan edhe Kumbulla. Për momentin duhet të shihet përballja e kësaj skuadre ndaj Juventusit për të marrë edhe vendimin final.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Video/ Lacio fiton pa Strakoshën, Muriqi luan 30 minuta

Publikuar

-

Nga

Lacio është rikthyer te suksesi në mbrëmjen e sotme teksa ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-1, Bolonjën. Bardhekaltërit ishin pa Strakoshën sot mes dy shtyllave me vendin e shqiptarit që e kishte marrë Pepe Reina. Sa i përket sfidës, ajo u zhbllokua në pjesën e dytë, aty ku u realizuan të tre golat.

Ishte Luis Alberto që shënoi në minutën e 54, ndërsa për të dyfishuar shifrat mendoi i përhershmi Cciro Imobile.

Bolonja shënoi vetëm ne minutën e 91 me anë të De Silvestri, ndërkohë që në këtë sfidë pati vend edhe për Vedat Muriqin i cili luajti nga minuta e 64. Pas këtij suksesi, Lacio renditet në vendin e 10 me shtatë pikë të grumbulluara.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Interi rikthehet te fitorja, i shënon 2 here Xhenoas

Publikuar

-

Nga

Interi është rikthyer te fitorja në kampionat, pas humbjes në derbi ndaj Milanit javën e kaluar. Zikaltërit e Kontes kanë mposhtur 2-0 Xhenoan në transfertë, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse Interi dominoi gjatë gjithë kohës dhe iu afrua disa herë golit. Pjesa e dytë ishte më ndryshe, me zikaltërit që u treguan më të saktë përpara porte, ku realizuan dy herë, me Lukakun në minutën e 64’ dhe D’Ambrozion në minutën e 80’.

Më këtë fitore Interi ngjitet në vendin e 3 me 10 pikë pas 5 javëve, ndërsa Xhenoa zbret në vendin e 15 më vetëm 4 pikë.

FT/ Xhenoa-Inter 0-2

Lukaku 64′, D’Ambrozios 80′

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Publikohen formacione zyrtare, ja si rreshtohet Interi i Contes

Publikuar

-

Nga

Inter do të kthehet në fushë në orën 18:00 për t’u ndeshur me Genoa-n në javën e pestë të Serisë A.

Rikthehet në dispocizion të zikaltërve Achraf Hakimi pas rastit të çuditshëm të rezultatit pozitiv me Covid-19 dhe rezultatit negativ të tamponit një ditë më mbrapa.

Marokeni do të jetë në stol dhe vendin e tij në formacion do ta marrë përsëri Darmian, titullar në ndeshjen e Champions League kundër B. Monchengladbach.

Ndryshimi tjetër në mbrojtje është kthimit në formacion nga minuta e parë e Andrea Ranocchia-s.

Conte ka preferuar Brozovic para Barella-s në mesfushë, ndërsa sulmi do të udhëhiqet nga dyshja e zakonshme Lukaku-Lautaro.

Ja formacionet zyrtare të Genoa-Inter:

GENOA (3-5-2): 1 Perin; 13 Bani, 2 Zapata, 5 Goldaniga; 18 Ghiglione, 11 Behrami, 47 Badelj, 65 Rovella, 99 Czyborra; 19 Pandev, 37 Pjaca.

INTER (3-4-1-2): 1 Handanovic; 33 D’Ambrosio, 13 Ranocchia, 95 Bastoni; 36 Darmian, 22 Vidal, 77 Brozovic, 14 Perisic; 24 Erisken; 9 Lukaku, 10 Lautaro.

LEXO TE PLOTE