LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jemi të gatshëm për çdo lloj sakrifice”/ Hajdari bën paralajmërimin e fortë, mesazhi për opozitën

24 Shtator 2020, 09:43, Politikë CNA
“Jemi të gatshëm për çdo lloj sakrifice”/

Deputetja Rudina Hajdari është shprehur sërish në mbështetje të listave të hapura, duke ritheksuar se kjo është një betejë për të cilën nuk do të tërhiqet.

Në një prononcim për mediat, ajo theksoi se qëllimi është që listat të happen 100% dhe kërkoi edhe mbështetjen e të gjithë opozitës parlamentare.

?Qëllimi ëhstë të hapim listat 100% dhe mos mashtrojmë qytetarët duke i dhënë një votë parapëlqyese, kur peshën do e ketë kryetari. Do jetë ai që do vendosë kush vjen në parlament.

Kemi nënshkruar një document dhe presim të na bashkhet gjithë opozita dhe do e depozitojmë në Kuvend, për të marë rrugë institucionale?-tha Hajdari.

E pyetur në lidhje me deklaratën e deputetit Andi Përmeti, i cili paralajmëroi edhe bojkotin e Kuvendit, Hajdari tha se ?Jemi ta gatshëm të bëjmë çdo lloj sacrifice për ta çuar para këtë kauzë kaq të bukur që mbështetet nga shqiptarët dhe të mos u japim një iluzion kot, kur peshën do e ketë kryetari.

Ftoj të gjithë opozitën parlamentare të na bashkohet?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga