LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar me 4 vite burg për kultivim droge/ Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari shqiptar

24 Shtator 2020, 07:05, Kronika CNA
I dënuar me 4 vite burg për kultivim droge/ Ekstradohet nga Greqia

Ekstradohet nga Greqia, një 29-vjeçar i dënuar me 4 vite burg, për kultivimin të bimëve narkotikëve.

Sipas Interpol Tirana ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 01.07.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale ?Kultivim i bimëve narkotike?.

Arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, është bërë më datë para 1 viti, në bazë të shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.

29-vjeçari para 6 vitesh në bashkëpunim me shtetasin B. K., në afërsi të rezervatit të Rrushkullit, ka kultivuar lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.

 

Lajmet e fundit nga