Connect with Us

Habit Pëllumb Pipero/ Jo çdo person me Covid-19 duhet të izolohet

Shëndeti

Habit Pëllumb Pipero/ Jo çdo person me Covid-19 duhet të izolohet

Publikuar

-

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, foli për pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Pavarësisht shifrave, rasteve të reja dhe numrit të të vdekurve, z. Pipero konfirmoi se situata vijon të mbetet nën kontroll.

“Unë besoj se situata pak a shumë është e njëjtë në të gjithë rajonin. Në parametrat aktualë është nën kontroll. Kemi ende të bëjmë me një virus me shumë të panjohura, por duke marrë në konsideratë rastet pozitive dhe rastet që shtrohen në spital, besoj se se po kjo pandemia brenda shumë gjerave anormale që ka, unë them se situata është nën kontroll”, tha ai në Euronews Albania.

Ai tha se shoqëria ka reflektuar dhe është bërë më e ndërgjegjshme duke rritur masat mbrojtëse ndaj infeksionit të Covid-19.

“Edhe shqiptarët janë më të ndërgjegjësuar dhe më të kujdesshëm. Shoh më shumë njerëz që kërkojnë të respektojnë rregullat. Gjithsesi duhet më shumë përgjegjësi në bare, lokale dhe atje ku zhvillohen aktivitete ekonomike”, tha ai.

I pyetur nëse shkollat duhet të qëndrojnë të hapura në rast se konfirmohen raste pozitive, z. Pipero ndau këtë mendim: “Shoh që ka një lloj paniku, qoftë nga prindërit dhe arsimtarët.  Shkollat duhet të vijojnë të jenë të hapura, pasi pa u hapur shkolla nuk hapet shoqëria. Një person që del pozitiv dhe pa shenja klinike, për mua nuk ka arsye të karantinohet. Mjafton të mbajmë maskën si personat e tjerë”, theksoi Pipero.

Ai u shpreh se jo çdo person që del pozitiv duhet të izolohet, por vetëm ata që kanë shenja klinike. Gjithashtu, mjeku Pipero nënvizoi faktin se fëmijët janë kategoria e shoqërisë më pak e rrezikuar nga coronavirus, ndaj nuk duhet parë situata me panik e frikë.

“Në raste kur kemi të bëjmë me një person kontakti, pa shenja klinike, për mua të vendosi maskën dhe të vijojë aktivitetin. Të gjithë duhet të respektojmë udhëzimet që dalin nga ekspertët. Shumë pak mund t’ua kalojnë sëmundjen të rriturve. Nuk duhet të vendosim fëmijët në panik. Ta heqim mendimin izolim për fëmijët. Pra, duhet ta shikojmë rast pas rasti”, tha ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Video-Maskat, bëjnë apo s’bëjnë punë?

Publikuar

-

Nga

Me koronavirusin SARS-CoV-2 ende aktiv dhe në gjendje të qarkullojë në mesin e popullatës, mbajtja e maskës mbetet një ide e mirë: pavarësisht nga detyrimet dhe vendimet e qeverive, dhe qoftë edhe nëse zgjidhni ato prej pambuku, qofshin të blera apo të bëra vetë. Konfirmimi vjen nga një studim i fizikës së lëngjeve i kryer në Florida, një nga shtetet e SHBA aktualisht më i prekur nga Covid, me një numër rastesh që rriten në mënyrë eksponenciale. Shkencëtarët kanë simuluar emetimin e spërklave të pështymës që ne i shpërndajmë në ajër në një masë më të madhe kur kollitemi dhe teshtijmë, dhe të cilat mund të përmbajnë grimcat virale. Dhe ata zbuluan se maskat – përfshirë ato jo mjekësore – mund të shkurtojnë ndjeshëm distancat në të cilat kalojnë këto spërkla.

MASKA PERBALLE

Studiuesit në Florida Atlantic University lidhën kokën e manekinit me një makinë mjegullbërëse dhe përdorën një pompë për të lëshuar një përzierje të ujit të distiluar dhe glicerinës (“pështyma e infektuar”) nga goja. Nën dritën e lazerit, teshtitja e rreme u shfaq si re avujsh të gjelbër që përhapen nëpër hapësirë. Në këtë pikë, ekipi vendosi disa pajisje mbrojtëse jo-kirurgjikale para gojës dhe hundës së manekinit: një shami pambuku të palosur, një shall me një shtresë, një maskë pambuku e bërë në shtëpi me dy shtresa, duke përdorur një pëlhurë të trashë pambuku, dhe një maskë në formë guaske, jo-sterile si ato që shiten në farmaci.

MBROJTJE RECIPROKE

Pa maskë, rregullat jo gjithmonë të respektuara të distancimit fizik vlejnë shumë pak, sepse spërklat – demonstron eksperimenti – udhëtojnë deri në 3.7 metra nga goja. Sidoqoftë, maskat e kanë shkurtuar këtë rrugëtim të tyre në mënyrë të qartë: kur manekini mbante atë prej pambuku, spërklat arrinin vetëm një cm larg fytyrës, megjithë disa “humbje” fiziologjike të spërklave, në pikat ku pëlhura puthitej më keq. Maskat e farmacive gjithashtu funksiononin mirë, duke zvogëluar diapazonin e spërklave në vetëm 20 cm nga fytyra. Siç pritej, shalli me një shtresë dhe shamia nuk ishin aq efektive. Sidoqoftë, përdorimi i tyre lejoi që grimcat e rreme virale të arrinin respektivisht një metër dhe 30 cm larg gojës.

Eksperimenti që mund ta shihni të sintetizuar në vieon më poshtë, tregon – shkruajnë studiuesit – “se, edhe pse maskat jo mjekësore të testuara mundësojnë gjithësesi nivele të ndryshme të përhapjes së lëngjeve, ato janë gjithësesi efikase në pengimin e përhapjes së spërklave më të mëdha të frymëmarrjes”. / bota.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Maska është e nevojshme”/ Brataj: Ato me valvul nuk duhen përdorur!

Publikuar

-

Nga

“Maska është e nevojshme”/ Brataj: Ato me valvul nuk duhen përdorur!

Në një kohë kur shumë qytetarë kanë kundërshtuar vendimin për mbajtjen e maskave Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se ajo është shumë e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e saj.

Ai thotë se maskat të cilat nuk duhen përdorur janë ato me valvul. Kjo pasi sipas tij, maska filtron vetëm ajrin në hyrje dhe jo në dalje. Nëse një person është i infektuar, maska me valvul nuk e ndalon që të infektojë dikë tjetër.

Ne kami patur një ulje të vdekshmërisë. Maska nuk mund të bëjë dëm. Maskat më të mira mund t’i gjesh. Maskat me valvula nuk duhen përdorur. Ato janë bërë për ambientet me pluhura dhe janë për personel profesional. Ato janë për personel profesional. Unë jam mjek dhe punoj brenda në një repart me të infektuar me COVID dhe nuk kam se çfarë e infektoj atë. Maska me valvul më lejon që kur marr frymë, ajri kalon përmes filtrave, ndërsa kur nxjerr ajrin, valvula hapet dhe ajri nuk kalon përmes filtrave. Po ta kem jashtë maskën në një ambient të jashtëm, kur nxjerr ajrin, nëse jam i infektuar do ta nxjerr ashtu të infektuar pasi ajo nuk kalon tek filtrat. Maskat profesionale bëjnë filtrimin si në hyrje ashtu edhe në dalje” – tha Brataj në një intervistë për Report Tv,

Mjeku thotë se situata aktualisht nën kontroll, pasi pavarësisht nga rritja e të infektuarve, numri i viktimave është njësoj. Kjo tregon që njerëzit kanë gjetur mënyrën për të përballuar deri në njëfarë niveli, koronavirusin.
“Puna shkencore po vijon. Sot ne kemi numrat 3 fish të mars-prillit të të infektuarve por viktimat janë njësoj. Nuk është fakti i zhdukjes së këtij virusi por kontrolli i saj përmes terapive intensive. Dhe në vendet e tjera, numri i të vdekurve dhe atyre në gjendje të rëndë nuk është njësoj me numrin e të infektuarve. Nuk ka ende një terapi, antiviral anticovid. Janë antiviralët që janë përdorur nga të gjithë. Remdisivir u përdor në fillim tek Ebola në Afrikë. Remdesivir nuk tregoi ndonjë superioritet nga antiviralët e tjerë. Vaksina mendoj se do të jetë e gatshme në fillim të vitit tjetër” – shprehet Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studimi/ E ftohura mund t’ju mbrojë nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të jetë më i aftë për t’i rezistuar një goditjeje të rëndë nga COVID-19.

Pacientët me COVID-19, të cilët kohët e fundit ishin infektuar me një virus të të ftohurës së zakonshme, kishin më pak të ngjarë të vdisnin ose të duhej t’i nënshtroheshin kujdesit intensiv, krahasuar me ata që nuk ishin ftohur kohët e fundit, sipas studimit të botuar së fundmi në Revistën e Hulumtimit Mjekësor.

Por studiuesit paralajmërojnë se është shumë herët për të thënë me siguri nëse ekspozimi në të kaluarën ndaj të ftohurës ndihmon ose pengon sistemin imunitar për të luftuar COVID-19.

COVID-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri i quajtur SARS-CoV-2. Por “njerëzit janë infektuar me koronavirusë [të tjerë] për një kohë shumë shumë të gjatë”, tha autori i studimit Manish Sagar, profesor i mjekësisë në Universitetin e Bostonit. “Ne kemi katër … koronavirusë aktualisht që janë sezonalë dhe shkaktojnë të ftohurën e zakonshme”.

Pyetja, shtoi ai, është “nëse pasja e një infeksioni të mëparshëm me koronavirusët e të ftohurës së zakonshme çon në ndonjë lloj mbrojtjeje kundër SARS-CoV-2”.

Ftohjet e zakonshme dhe COVID-19

Pas rikuperimit nga një infeksion viral, trupi mban një masë të vogël të antitrupave dhe qelizave T që luftojnë mikrobet, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen kundër një infeksioni të dytë nga i njëjti virus.

Studiuesit u “tronditën” kur gjetën qelizat T që diktojnë SARS-CoV-2 në gjakun e pacientëve që nuk ishin ekspozuar ndaj virusit, tha autori i studimit Sydney Ramirez, imunolog dhe studiues i sëmundjeve infektive në Institutin La Jolla për Imunologjinë.

Në një studim pasues, studiuesit treguan se këto qeliza T kishin mbetur nga ekspozimi ndaj koronavirusëve të zakonshëm që shkaktojnë ftohjen./VOA

LEXO TE PLOTE