Connect with Us

Gaz Demi: Ka ardhur litari aty ku nuk mban më, ky futboll na la pa lekë

Sport

Gaz Demi: Ka ardhur litari aty ku nuk mban më, ky futboll na la pa lekë

Publikuar

-

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka thyer heshtjen ka thyer heshtjen pas bojkotit afro 1 mujor të klubeve të Kategorisë Superiore, të cilat i kanë vendosur ultimatum qeverisë, që të plotësojë 4 kërkesat për fillimin e sezonit të ri.

Në një rrëfim për gazetën Tema, numri 1 i Partizanit, ka folur pa “doreza”, teksa tregon se situata financiare është tepër kaotike dhe duhet gjetur një zgjidhje e menjëhershme. Demi i bën thirrje kryeministrit Rama që mos dëgjojë servilët por të ndihmojë futbollin shqiptar.

Z.Demi këtë të hënë është zhvilluar mbledhja e radhës e Ligës Profesioniste, ku i pranishëm në takim ishte dhe negociatori Fidel Ylli, ku ka pasur bisedime konstruktive. Z.Ylli tha se ju duhet të riktheheni në fushë në mënyrë që të keni një takim me kryeministrin Rama. Cili është komenti juaj?

Është e vërtetë që ka qenë një mbledhje konstruktive, ka qenë një takim i lënë nga Liga në mbledhjen e fundit që është zhvilluar. Ka qenë një takim konstruktiv, serioz, korrekt. Ardhja e përfaqësuesit të qeverisë Fidel Ylli është një mbështetje më e madhe për sportin, pasi ne e dimë që Fideli është një njeri i sportit dhe nuk mendojmë që do e përdori politikisht, për përfitime politike. Fideli ka dhënë një opinion të vetin, por tek e fundit vendimet i merr Liga.

Opinioni i Fidelit dhe gjate bisedimeve në tavolinë me gjithë antarët që ne me tavolinë mund të zgjidhim shumë gjera. Tani, kjo nuk është një histori e sotme, por prej një viti, që ato kërkesa që kemi bërë janë një minimum, sepse janë bërë më shumë në takimin e parë ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Rama. Ne diskutuam me shumë korrektesë me zotin Ylli dhe ai na mirëkuptojë, që do rrim në qetësi këtë javë, nuk do flasim, por ama dhe ne duhet të presim diçka nga qeveria. Tani se duket sikur është bërë personale kjo puna me qeverinë. Asnjërit nga Liga nuk është se i interesojnë takimet, ne na intereson të zgjidhet ky problem madhor i joni.

Demi, pse qeveria duhet t’i miratojë këto kërkesa?

Tani, këto katër kërkesa duket sikur janë futur vetëm për futbollin. Qeveria po të ketë disa dashamirës ekonomist, e ka një sekond aprovimin. E kuptoni që sporti nuk është thjeshtë Liga, por është edukimi i brezave dhe atje edukohen breza pasi nuk dalin të gjithë futbollista. Nga një ndërrmarrje informale që është shumica e futbollit shqiptar dhe unë që quhem nga më të rregulltit, shofim që nuk ka asnjë ndihmesë.

E kuptoni që është shumë turp. Kam qenë me një kolegun dhe mikun tim trajnerin Ilir Daja, ku kemi bërë një bisedë miqsh. A e dini ju që 11- fusha ka sot me 1 milion banorë Tirana. Ka pasur 11 fusha plus me 250 mijë banorë. Ndoshta jemi vendi i rrallë në botë, as Afrika asnji vend, që kemi 1 fushë për 100 mijë banorë. Kështu që janë ca kërkesa shumë normale, pa i vendosur litarin në fyt asnjë njeriu për të cuar futbollin aty ku duhet, sepse ju e dini se si politika afrohet me futbollin.

Jo më shumë se para disa vitesh, futbolli jonë pati sukses dhe shkoi në Europian dhe kryeministri jonë i nderuar shkeli rregullat dhe u dha pashaporta diplomatike, jashtë normaliteti. Tani ne nuk mund të gëzohemi me futbollin vetëm kur ka suksese. Ne duhet që ta ndihmojmë futbollin që të ketë gjithmonë suksese, dhe për të pasur suksese duhen të vendosen disa rregulla dhe ligje.

Çfarë investohet në futboll janë vetëm viktima të këtyre viteve. As unë nuk flas dot se u bëra vite, por ka raste që nuk paguaj dot as qefin tim personal sepse lekët mi ka marrë futbolli. Kështu që kjo punë duhet parë me seriozitet, meqenëse dhe Fideli thot se është serioze dhe une e besoj, kjo është pesë minuta punë.

Çohen në Komisionin e Ekonomisë pasi të gjitha janë të shqyrtuara me ekspertë. Në qoftëse kryeministri jonë do të dëgjojë pseudo-ekspertët e vet që janë ca servila në foma të ndryshme, atëherë kjo punë nuk do të bëhet asnjëherë. Por, dhe ne s’kemi ça bëjmë më shumë, nuk kemi çfarë humbim, prandaj kemi marrë këtë vendimin e fundit sepse ka qenë përpara 1 viti që ne të mos luanim. Presidenti i Federatës, meqenëse ishte ai si kordinatori jonë e mori përsipër për të zgjidhur këto probleme, por nuk u zgjidhën. Tani nuk mund të zgjidhim vetëm kur kemi nevojë për politikë, lë ta zgjidhim për brezat e rinj.

President, jeni pro apo kundër bojkotit?

Në karakterin tim nuk jam ekstremist. Kjo lëvizje është bërë sepse ka ardhur aty ku nuk mban më litari, jam bashkë me ta për lënien e futbollit, lënien e topit dhe lënien e edukimit. Se duke lënë topin, lihet dhe edukimi sepse ndeshjet jane ato që rrisin nivelin.

Nuk jam ekstremist për këto gjera, por janë disa gjëra që i kërkojmë minimale që mund të zgjidhen. Dhe në qoftë se siç na tha i deleguari i kryeministrit, i parlamentit që dhe unë fatmirsisht e kam mik dhe kam të drejtë ta besoj, siç kanë të drejtë dhe të tjerët të mos ta besojnë sepse u bë një kohë e gjatë që asnjë gjë nuk bëhet. Prandaj jam plotësisht dakord me bojkotin për momentin. Por, jo bojkot pafund sepse po të duan për një orë e zgjidhin dhe e dim shumë mirë që si i zgjidh kryeministri Rama kur do.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Sot dueli special, Kumbulla sfidon Ibrahimovicin

Publikuar

-

Nga

Të magjepsur nga Kumbulla. Mbrojtësi brenda pak ditësh bëri debutimin e tij në ekipin kombëtar dhe më pas debutoi në Ligën e Europës me golin që i lejoi Romës të fitonte sfidën e parë të fazës në grupe ndaj Jang Bojs, ekipi që eliminoi Tiranën nga kompeticioni në fazën “play- off”.

Duke pasur parasysh mungesat e Mançinit (në stol pasi rezultoi negativ në testin “anti-COVID”) dhe Smolling (i dëmtuar), mbrojtësi shqiptar do të jetë ende i nevojshëm sot në 20:45 ndaj Milanit. Ishte blerja më e shtrenjtë e fushatës së transferimeve të verdhekuqve, duke qenë se klubi investoi në mbrojtës edhe për të ardhmen.

Marashi shprehet se është i lumtur në Romë, ai u përshtat shpejt dhe lidhi miqësi veçanërisht me shokët më të rinj në moshë. Më në fund ka gjetur edhe shtëpi, teksa rruga më e përshkuar është ajo që e lidh me qendrën stërvitore të klubit. 20-vjeçari është fjalëpakë, por është kuptuar se i pëlqen atmosfera e Romës, ai e di që tifozët janë shumë të apasionuar dhe ata do ta tregojnë ngrohtësinë e tyre sapo të kthehen në stadium.

Kumbulla ka bindur Fonsekën që nuk nguron t’i besojë një fanellë titullari. Sot ndaj Milanit, ndihmesa e vetme do të jetë Ibanjez, shoku i repartit me të cilin formojnë një dyshe që është 41 vjeç e që së bashku duhet të ndalin 39 vitet e përvojës së Ibrës. Test i vështirë për të dy, sidomos për Kumbullën që duhet të vërtetojë se vlen investimin e 30 milionë eurove. Lukaku pak javë më parë deklaronte se shqiptari ishte mbrojtësi më i vështirë për muskujt e tij, teksa Ibra mund të vendosë në provë vlerën e shqiptarit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Etrit Berisha ishte pranë transferimit te një ekip i madh gjatë kësaj merkatoje që shkoi

Publikuar

-

Nga

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, militon këtë sezon në Serinë B me skuadrën e SPAL-it. Gardiani shqiptar “ngeci” në ligën e dytë italiane, për shkak të situatës së krijuar nga COVID, teksa ishte shumë pranë transferimit te një skuadër e madhe. Në një lidhje telefonike për “Supersport”, Berisha tregon se mos realizimi i këtij transferimi i ka mbetur peng.

”Serie B është diçka e re për mua. Me siguri që do jetë një sfidë e rëndësishme në karrierën time. Gjithsesi duhet të kthehem aty ku e meritoj. Gjatë merkatos ka patur interesim dhe mundësi transferimi. Dëshira ime nuk është realizuar prej COVID-it. Një skuadër e madhe më ka mbetur peng. Ka patur edhe disa ekipe të tjera që kanë qenë disi më inferiore.

Grupi që kemi patur me Shqipërinë, vështirë se do bëhet ndonjëherë. Kemi shumë lojtarë të rinj që po inkuadrohen. Këto dy ndeshje kemi treguar karakter”, u shpreh Berisha.

LEXO TE PLOTE

Sport

Sot merret vendimi final për fillimin ose jo të kampionatit

Publikuar

-

Nga

“Tymin e bardhë” e njoftoi presidenti i FSHF-së se për sportin kishte një premtim nga kryeministri që do t’i marrë në konsideratë kërkesat e Ligës. Po në të vërtetë, çfarë është përfituar? Në çfarë kushtesh është sporti pas atij takimi dhe premtimi? Cilat pika janë realizuar?

Kur mungon transparenca më minimale kundrejt familjes së futbollit dhe opinionit sportiv, “Panorama Sport” tregon prapaskenat se çfarë ka ndodhur në fshehtësi nga institucioni i futbollit në vend, si parapërgatitje për startin e sezonit të ri.

Ditën e premte, presidenti i FSHF-së njoftoi se kishte marrë një premtim nga kryeministri Rama se do të merreshin në konsideratë kërkesat e Ligës. Nga ana tjetër, në të njëjtën ditë, ministrja e Financave, Anila Denaj, nxitoi të përgënjeshtronte gjithçka duke thënë ndër të tjera se nuk ka akord dhe se dikasteri i Financave dhe Ekonomisë ishte kundër propozimit dhe kërkesës së Ligës. Liga, më tej, del dhe thotë publikisht se nuk ka asnjë njoftim nga qeveria.

Mirëpo, e thotë këtë kur në të vërtetë u është bërë një sondazh në të fshehtë dhe nën rrogoz klubeve, duke i pyetur nëse duan dhe janë gati për ta nisur sezonin këtë të mërkurë. Pra, mungon transparenca. Gazeta ka mësuar se klubet e elitës nuk kanë qenë dakord për nisjen në mesjavë dhe kanë dhënë opinionet e tyre që duan startin të ndodhë këtë fundjavë. Opinioni sportiv, tifozët apo vetë familja sportive meriton të dijë, nëse sot do të diskutohet nisja e futbollit, se çfarë ka fituar sporti nga bojkoti.

Sa nga kërkesat e klubeve janë plotësuar? Çfarë shifrash janë vendosur që të kalohen në sport nga buxheti apo nga cilado formulë sponsorizimi? Çfarë kërkesash nuk janë miratuar, nuk janë pranuar dhe janë të parealizueshme nga qeveria? Për gjithçka të tillë, jo vetëm që duhet të jetë e përgatitur me detaje dhe si shpjegim për të dhjeta ekipet e Superiores, por duhet të bëhet publike për të gjithë komunitetin futbollistik në vend se në ç’situatë do të jetë futbolli në vazhdim dhe çfarë ka përfituar apo nuk ka përfituar nga e gjithë kjo sakrificë e bërë deri më tani.

LEXO TE PLOTE