Connect with Us

Frikë nga shpërthimi i virusit në vjeshtë/ Tomini: Ja kush është mbrojtja më e mirë

Politikë

Frikë nga shpërthimi i virusit në vjeshtë/ Tomini: Ja kush është mbrojtja më e mirë

Publikuar

-

Frikë nga shpërthimi i virusit në vjeshtë

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka folur sot lidhur me hapjen e shkollave, situatën aktuale të Covid-19 në vend dhe frikën që ekziston nga shpërthimi i virusit në vjeshtë.

Në një intervistë për A2 ajo u shpreh se ardhja e vjeshtës, bashkë me viruset e tjera të stinës, sjell vështirësi për të kuptuar apo parashikuar situatën.

“Bashkëekzistenca  e viruseve të tjera bashkë me covid me ardhjen e vjeshës, por nuk e kemi parashikuar cfarë do të ndodh. Predominanca e një viruesi apo bashkëjetesa me disa viruse, as kjo gjë nuk dihet. Virusi nga ana tjetër  ka vërtetuar që nuk është sezonal” shtoi Tomini.

Ajo ka folur gjithashtu edhe për rëndësinë e maskave, ku sipas saj mbajtja e saj pengon në përhapjen e virusit.

“Rëndesia e maskave, është me shumë  vërtetësi pasi ka disa studime. Por këto studime nuk është se janë të konsoliduar. Por mbajtja e maskave është prandalues ndaj virusave, ndaj spërklave, kjo predispozitë për të transmetuar infeksionin nëpërmjet spërklave e pengon. Është një mbojtje e mirë” tha Tomini.

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Si do të jetë kjo ditë e mërkurë për të gjitha shenjat

Tomini gjithashti foli lidhur me situatën në shkolla, dy javë pas hapjes së tyre. Sipas saj situata nuk është alarmuese dhe se rastet e evidentuara janë izoluar.

“Shkollat kanë dy javë që kanë filluar. Është e vërtëtë fakti është se elementi, zbatimi i masave, i protokollit. Kjo pritej por nuk është alarmuese. Kemi evidentuar masat në kohë dhe janë izoluar si raste” përfundoi Tomini.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht

Publikuar

-

Nga

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht

Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë pushtetin me mandatet e BD-së, ato janë gati që t’i japin mbështetje por me një kusht.

“Vota jonë do jetë poatjetër nëse Basha merr mbështetje masive për të qenë kryeministër. Nëse jemi përcaktuese ne shkojmë me Bashën nëse plotëson kushtet tona siç është fillimi i ndryshimit të soistemit politik. Zoti Patozi se ka pasur kurrë këtë kusht që Basha do ikë.

Do bëjmë marrëveshje me Pd nëse plotëson kushtet tona. Nëse Basha del forcë e parë dhe ka mundësi të fitojë qeverinë me ne ne ia japim mandatet, por me kushtin e fillimit të demokratizimit”, tha ai për “Report Tv”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kur mora mandatin kisha tension me Bashën”/ Artur Roshi tregon pse firmosi koalicion me PD

Publikuar

-

Nga

“Kur mora mandatin kisha tension me Bashën”/ Artur Roshi tregon pse firmosi koalicion me PD

Artur Roshi, emri të cilit ishte surprizë në koalicionin e firmosur me PD, pasi Partia e Ballit Kombëtar nuk pranoi të digjte mandate pas vendimit të opozitës së bashkuar. Por përtej kësaj duket se Basha e ka ftuar në koalicion dhe Roshi e quajti si bashkëpunim pasi i bashkojnë idetë dhe filozofitë e politikës.

Roshi nuk pranoi që mes Bashës dhe tij të kishte krisje, por u sigurua të theksonte se ai me qëndrimet e tij në Kuvend gjithmonë ka qenë pjesë e opozitës së bashkuar dhe për këtë ka ndodhur dhe bashkëpunimit.

“Qëndrimet  e mia kanë qenë në koherencë me Bashën, aludimet e bëra nuk janë punë të miat. Vjen natyrshëm  kam një bashkëpunim me Bashë që nga 2005 dhe nuk është shkëputur që në këtë periudhë. Në ditën e marrjes së mandati mund të kishte pak tension mes nesh, por qëndrimet e mia në politikë  të mbajtur në kuvend ka treguar edhe që unë kam qenë gjithmonë pjesë e opozitës së bashkuar. Idetë dhe filozofia nuk na ndajnë më të djathtën por na bashkojnë për të bashkëpunuar”, tha Roshi në Report Tv./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Shabani: Nuk do jemi patericë e asnjë force politike

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Shabani: Nuk do jemi patericë e asnjë force politike

Endri Shabani ka komentuar në “Open” për përçarjen e opozitës duke thënë se partia e tij “Nisma Thurje” nuk ka të bëjë aspak me Lulzim Bashën.

Megjithatë thekson se nuk do të jenë “patericë” e askujt dhe synimi është që të ketë dobësim të kryetarëve dhe funksionim të institucioneve.

“Nuk do të jemi patericë e asnjë force politike. Ne po garojmë me një program e platformë ligjvënëse. Unë besoj që Lulzim Basha me LSI-në mund ta rrëzojnë Ramën, s’kanë nevojë për neve. Të thonë se janë më mirë se Rama është shumë e lehtë. Por unë them se kjo nuk mjafton. Nëse nuk kemi një dobësim të kryetarëve, të liderëve, nëse nuk kemi funksionim të institucioneve, nuk mjafton”, tha Shabani./CNA.al

LEXO TE PLOTE