Connect with Us

Foto-U kap me 300 euro dhe 50.000 lekë/ Kush është pedagogu i arrestuar në Korçë, lidhja me LSI-në dhe Metën

Politikë

Foto-U kap me 300 euro dhe 50.000 lekë/ Kush është pedagogu i arrestuar në Korçë, lidhja me LSI-në dhe Metën

Publikuar

-

Një pedagog i Universitetit “Fan Noli” në Korçë është vënë në pranga mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet se iu merrte para studentëve, në këmbim të dhënies së provimeve.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se në pranga ka rënë pedagogu Alket Dino, si dhe sekseri që ndërmjetësonte marrjen e parave Xhevi Dervishi.

                             Pegagogu i arestuar, Alket Dino

“Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Tirane, policia parandalon vrasjen me mine te telekomanduar, dy ne pranga

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.-thuhet në njoftimin e policisë.

Por kush është Alket Dino

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se veç punës si pegagog në Fakultetin e Shkencave Sociale, Dino është edhe një nga aktivistët kryesorë të degës lokale të LSI.

Në foton më sipër Alket Dino shikohet në krah të ish-kreut të LSI-së, Ilir Metës, sot president i vendit.

Ndërsa në një tjetër foto, Alket Dino shihet në krah të ish-deputetit të LSI-së, Piro Kapurani.

Alket Dino është aktivist dhe drejtues lokal i LSI-së. Një nga sekretarët e partisë së Metës dhe Monës në Korçë.

Merrte lekë për provimet/ Prangoset pedagogu në Korçë, e pëson dhe sekseri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Eri

    24 Shtator, 2020 at 12:02 pm

    Hallall SPAK-ut! Pikerisht kjo eshte detyra e SPAK, te kape pedagoget qe marrin leke per provimet! Vertet hallall o SPAK!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hajdari “godet” Bashën/ E ka kthyer partinë në sh.p.k. që drejtohet nga familjarë

Publikuar

-

Nga

“Mos më jep mend mua”/ Rudina Hajdari përplaset me Baton Haxhiun

Deputetja Rudina Hajdari është pyetur mbrëmjen e sotme nga analisti Agron Gjekmarkaj se përse nuk lidh aleancë me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Hajdari tha se nuk lidh aleancë me partitë e kthyera në sh.p.k. që drejtohen nga familjarë dhe që duan vetëm të vjedhin.

Këto janë kthyer në sh.p.k. Drejtohen nga familjarë. Ka parti në formë sh.p.k-je që vetëm duan të vjedhin”, u shpreh ajo në emisionin “Open”.

Hajdari theksoi më tej se nuk do të bashkëpunojë as me të majtën dhe as me të djathtën.

LEXO EDHE:  Video-Meta dënon dhunën ndaj gazetarëve/ Thirrja e fortë për policinë

LEXO EDHE:  VKM për konviktet/ LSI: Rama po mundohet tju hedh hi syve

As e majta as e djathta nuk ekziston më. I kanë ndryshuar metodologjitë sa herë kanë dashur, janë kthyer në dy banda që luftojnë me njëra tjetrën që nuk bëjnë kompromis me qytetarët, partitë kërkojnë një lloj rrotacioni. ata janë forca më e madhe në Shqipëri. Në momentin që iu bashkova PD kam parë sjellje të pahijshme në momentin  që dogji mandatet, unë kam vendosur për të përfaqësuar demokratët pasi ne po mundohemi të krijojmë diçka ndryshe”, nënvizoi deputetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jozefina Topalli me parti të re/ Bushati: PD po të donte le ta mbante, akuzat ndaj saj të tepërta

Publikuar

-

Nga

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Analisti Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e sotme akuzat e drejtuara nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila po krijon një parti të re.

Bushati tha se Topalli ka qenë gjithmonë kundër kryeministrit Edi Rama dhe i cilësoi absurd akuzat se po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

Përsa i përket deklaratave se ish-kryeparlamentarja po i merr votat Lulzim Bashës, analisti deklaroi në emisionin “Open” se vetë Basha e ka lejuar këtë gjë.

Të vish e të thuash që Jozefina Topalli po bashkëpunon me Ramën kjo më duket shumë.

Këta që thonë Jozefina Topalli po i merr votat PD-së, PD po të donte le ta mbante brenda”, theksoi Andi Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi habit me deklaratën/ Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin, me Nanon më ndante plumbi

Publikuar

-

Nga

Murrizi habit me deklaratën/ Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin, me Fatos Nanon më ndante plumbi

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa foli për vrasjen e ish-dhjetoristit Azem Hajdari.

Murrizi tha se ka dashur të vrasë ish-presidentin Rexhep Mejdani, ndërsa me ish-kryeministrin Fatos Nano e ndante vetëm plumbi.

Ai deklaroi në emisionin “Open” se disa eksponentë të PD-së e kishin gënjyer duke i thënë se Fatos Nano, Fatos Klosi dhe Rexhep Mejdani kishin gisht në vrasjen e Azem Hajdarit.

Deklarata:

Murrizi: Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin. Hë ç’a më shikoni kështu. Po re po kam dashur ta vras me tër mend. Se të gjithë e shihnin si vrasësin e Azem Hajdarit. Me Fatos Nanon na ndante lumbi. Hipokritët e politikës kanë akuzuar me pa të drejtë personat e pafajshëm për vrasjen e Azem Hajdarit.

LEXO EDHE:  Policia kontroll në banesa të karantinuarve/ Rama: I dinë të gjitha, të infektuarit të respektojnë rregullat

LEXO EDHE:  Ndryshimet në Kodin Penal/ Meta i përgjigjet Lubonjës: Ndajmë të njëjtat dyshime

Vasili: Kemi temë tjetër.

Murrizi: Lëre çfarë teme ke ti, shqiptarët duan të dinë të vërtetën. Këta birbo kanë vite që mashtrojnë. Më kanë thënë që Fatos Nano, Fatos Klosi, Rexhep Mejdani kanë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Këta yzmeqarë nuk i marr as për të pastruar halet unë.

LEXO TE PLOTE