LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flet avokati i pedagogut të arrestuar/ Nuk ka asnjë mundësi që Dino të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notë

24 Shtator 2020, 09:51, Politikë CNA
Flet avokati i pedagogut të arrestuar/ Nuk ka asnjë mundësi

Mbrëmë është arrestuar pedagogu i Universitetit të Korçës, Alket Dino i cili akuzohet për rryfshet.  Avokati i tij mbrojtës Nevzat Tarelli në një deklaratë për mediat është shprehur se pedagogu Dino nuk ka asnjë lidhje më këtë rast dhe se është takuar me të arrestuarin tjetër për shkak të interesit të pedagogut për një shtëpi me qera, pasi Dervishi ështe pronar i një agjencie imobiliare.

Gjithashtu avokati shtoi se rezultatet e provimit janë mbyllur para një jave dhe nuk ka asnjë mundësi që pedagogu të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notën.

?Dino u arrestua mbrëmë për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK. Dje është finalizuar kryerja e veprimeve simulues nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Bëhet fjalë për një student i cili ka pasur një provim të mbetur. Prokuroria ka kryer veprime të simuluara me Xhevahir Dervishin nëpërmjet agjenti i infiltruar. Në momentin e arrestimit Dino nuk ka pasur asnjë prej kartëmonedhave që u përdoren për veprimin simulues. Një pjesë e lekëve janë gjetur tek Dervishi,një pjesë nuk janë gjendur. Është e vërtetë që ka pasur kontakt me të arrestuarin tjetër,por takimi ka qenë për shkak të interesit të pedagogut për një shtëpi me qera,pasi Dervishi ështe pronar i një agjencie imobiliare.Alket Dino eshte pozicionuar qarte qe nuk ka lidhje me rastin korrupti,qe ka te beje me nje student qe pretendon qe ka paguar për nje provim me Alket Dinon 500 euro.Rezultatet e provimit janë mbyllur para një jave dhe nuk ka asnjë mundësi që pedagogu të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notën.Pedagogu është mbajtur për një muaj në përgjim, kohë kur është regjistruar procedimi penal nga SPAK-u ,dhe dje është bërë arrestimi në flagrancë?, deklaroi avokati Tarelli.

 

 

Lajmet e fundit nga