Connect with Us

Drithëruese/ Vajza zgjohet nga koma kur dëgjon zërin e Totit

Seria A

Drithëruese/ Vajza zgjohet nga koma kur dëgjon zërin e Totit

Publikuar

-

Ilenia Matili tifoze e Romës luftoi mes jetës dhe vdekjes për 9-të muaj pas një aksidenti me makinë në dhjetor të 2019-ës. Ajo ka qenë në koma për muaj me rradhë, derisa një video e Françesko Totit mbërriti për ta zgjuar.

 

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, familjarët e saj shpesh i vendosnin himnin e Romës, derisa falë ndihmës së shoqatave u sigurua një video nga Toti. “Ilenia mos u dorëzo, ti do i’a dalësh. Jemi të gjithë me ty”, ishin fjalët e legjendës së Romës, Totit në video.

Menjëherë pas kësaj videoje, Ilenia është përmirësuar ndjeshëm dhe ka arritur të dalë nga koma.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

“Na zbuloi atë që ishte qershia mbi tortë”, Del Piero i thur elozhe Tares

Publikuar

-

Nga

Lacio i surprizoi të gjithë ditën e djeshme, teksa në debutimin e tyre në Champions, mposhtën Dortmundin me rezultatin 3-1. Ishte disi surprizuese kjo fitore, për faktin se bardhekaltrit vinin në këtë ndeshje pas disa rezultateve negative.

Një nga lojtarët më të mirë në fushë ditën e djeshme ishte edhe Akpa Akpro, i cili është një zbulim i Igli Tares, i cili e afroi atë nga skuadra e Serisë B, Salernitana. Për këtë ka folur edhe legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero, i cili është shprehur se 28-vjeçari ishte qershia mbi tortë ditën e djeshme, duke thënë se Tare është i zoti për të zbuluar lojtarë.

“Lacio luante me një frymë ndryshe dhe kjo bëri ndryshimin në ndeshjen ndaj Dortmundit. Ata ishin më mirë në fushë dhe u treguan më konkretë para portës. Gjitahshtu bardhekaltrit mbronin shumë mirë. Imobile dukej jashtë loje, por shënoi në momentin e duhur. Akpro? Goli i tij ishte qershia mbi tortë, kjo edhe për të kaluarën e tij aspak të trazuar. Merita për këtë i takon Lacios që i besoi. Tare na ka mësuar se ai di të bëjë zbulime lojtarësh të mirë dhe tani të shikojmë si do shkojë.”, u shpreh Del Piero.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Tronditet Interi, ylli i skuadrës rezulton pozitiv me COVID

Publikuar

-

Nga

Interi merr lajmin e keq para ndeshjes ne Ligën e Kampionëve. Ashraf Hakimi ka rezultuar pozitiv me Koronavirus pas testeve të kryera.

Një goditje e rëndë kjo për trajnerin Konte, me Hakimin që është një nga lojtarët më të mirë në skuadër dhe kishte blinduar vendin e titullarit.

Marokeni i shtohet kështu listës më lojtarët e infektuar, ku bëjnë pjesë Galjardini, Shkrinjar, Naingolan dhe Jang.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi tenton goditjen e madhe të merkatos, gati t’i rrëmbejë Milanit Hakan Çalhanoglu

Publikuar

-

Nga

Hakan Çalhanoglu është një nga lojtarët më të mirë te Milani që pas rifillimit të futbollit nga pandemia, ku është kthyer në një pikë kyçe për formacionin e Piolit.

Megjithatë futbollistit i përfundon kontrata me “Djallin” në qershor të vitit të ardhshëm dhe rinovimi nuk ka ardhur ende, më saktë nuk duket shumë  afër. Prioriteti i futbollistit është qëndrimi te kuqezinjtë, por i vetmi kusht është se dëshiron rritje të rrogës, teksa kërkon të përfitojë jo më pak se 5 milionë euro në sezon.

Për shkak se rinovimi nuk ka ardhur ende, nga kjo kërkon të përfitojë Interi. Sipas “Calciomercato”, zikaltërit kanë kontaktuar para pak kohësh agjentin e Çalganoglusë, për t’i shprehur atij interesimin që ata kanë.

Megjithatë bisedimet si fillim u ndërprenë, për shkak se prioriteti i turkut është rinovimi me Milanin, por në rast se nuk arrihet një marrëveshje, Interi është gati të bëjë sulmin për ta veshur zikaltër futbollistin.

LEXO TE PLOTE