Connect with Us

Do kandidonte për deputet/ Zbulohen fotot e pedagogut që u arrestua në Korçë, përfshirja në politikë

Politikë

Do kandidonte për deputet/ Zbulohen fotot e pedagogut që u arrestua në Korçë, përfshirja në politikë

Publikuar

-

Një pedagog i Universitetit “Fan Noli”, në Korçë, është vënë në pranga sot, pasi akuzohet se iu merrte para studentëve në këmbim të marrjes së provimeve.

Bëhet fjalë për pedagogoun e Faklutetit të Shkencave të Natyrës, Alket Dino.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe sekseri që ndërmjetësonte marrjen e parave Xhevi Dervishi.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Por, kush është Alket Dino

Përtej punës si pedagog, Alket Dino është i përfshirë edhe në politikë.

Ai rezulton të jetë drejtues dhe aktivist i degës lokale të LSI-së në Korçë dhe një njeri i suportuar dhe mbështetur nga Ilir Meta, gjë që shikohet edhe nga fotot më poshtë.

LEXO EDHE:  Vjedhja e shtëpisë në Korçë/ Policia nis punën për arrestimin e autorëve

Gjithashtu burimet për CNA.al bëjnë të ditur se Alket Dino ishte një ndër emrat kryesorë të LSI-së, që pritej të garonte për deputet, në zgjedhjet e ardhshme parlamentar.

Alket Dino kishte mbështetjen e drejtuesve lokale dhe në qendër./ CNA.al

Foto-U kap me 300 euro dhe 50.000 lekë/ Kush është pedagogu i arrestuar në Korçë, lidhja me LSI-në dhe Metën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha në një linjë me Ramën/ Çështja e detit me Greqinë duhet të zgjidhet në Hagë

Publikuar

-

Nga

Basha në një linjë me Ramën/ Çështja e detit me Greqinë duhet të zgjidhet në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin ka diskutuar për çështjen e kufijve detarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha tregon se i ka kërkuar Dendiasit që zgjidhja për çështjen e detit të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare.

Kreu i opozitës thekson se Shqipëria dhe Greqia duhet të zgjidhin çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojnnë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Meta sërish thirrje për protestë/ Le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave

LEXO EDHE:  Meta "heq dorë" nga Kushtetuta/ Rëndësi ka shëndeti

Ndërkohë, kujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çështja e detit do të zgjidhet në Gjykatën e Hagës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu ia thotë copë Bashës/ “Nuk shkoj pas dëshirave të tua, s’punoj si punëtor”

Publikuar

-

Nga

Mediu ia thotë copë Bashës/ “Nuk shkoj pas dëshirave të tua, s’punoj si punëtor”

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa është ndalur në pozicionin që do të ketë në lista, kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu tha se kjo nuk diktohet nga dëshirat e kryedemokratit Lulzim Basha, por peshës politike që PR-ja ka, por edhe të autoritetit të vetë kandidatit.

“Kur ti bën një koalicion, ka një vlerë elektorale historike, dhe në raport me të bën edhe vendosjen e emrit në listë. Unë nuk shkoj pas dëshirës së zotit Basha, unë s’punoj si punëtor për ndonjë tjetër.”

Për të treguar se nuk i interesojnë mandatet, por interesi kombëtar, Mediu jep një shembull shumë të thjeshtë. “Nëse do më thonin midis Ramës kryeministër dhe PR me 20 deputet, apo PR 2 deputet pa Ramën kryeministër, zgjedh këtë të dytën”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“FRPD fuqizohet çdo ditë e më shumë”/ Këlliçi: Shpresa e të rinjve frymëzim për një Shqipëri më të mirë

Publikuar

-

Nga

“FRPD fuqizohet çdo ditë e më shumë”/ Këlliçi: Shpresa e të rinjve frymëzim për një Shqipëri më të mirë

Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Belind Këlliçi, ka publikuar disa foto me të rinjtë e gjimnazit Qemal Stafa.

Këlliçi deklaron se FRPD fuqizohet dita ditës me energjinë dhe dinamizmin e jashtëzakonshëm të gjimnazeve në të gjithë Tiranën.

Demokrati thotë se shpresa dhe ëndrrat e këtyre të rinjve e frymëzojnë për ta bërë Shqipërinë edhe më të mirë.

Çdo ditë e më shumë! FRPD fuqizohet dita ditës me energjinë dhe dinamizmin e jashtëzakonshëm të gjimnazeve në të gjithë Tiranën. Këtë rradhë ishim me gjimnazistët e Qemal Stafës. Shpresa, ëndërrat dhe aspiratat e këtij brezi janë frymëzimi im më i madh për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri si e gjithë Europa.

Nxënësit, studentët dhe çdo i ri i FRPD punon sot kokëulur që nesër të jetojë kryelartë në Shqipërinë e vërtetë të shqiptarëve dhe jo të një pakice që mban peng të ardhmen e të rinjve”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE