Connect with Us

Dash Shehi tregon arsyen/ Pse është zhgënjyer opozita nga ndërkombëtarët

Politikë

Dash Shehi tregon arsyen/ Pse është zhgënjyer opozita nga ndërkombëtarët

Publikuar

-

Dash Shehi tregon arsyen/ Pse është zhgënjyer opozita nga ndërkombëtarët

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur sot lidhur me rolin e ndërkombëtarëve në politikën shqiptare.

Teksa u pyet se përse ndërkombëtarët e mbështesin kryeministrin Edi Rama, Shehi tha se sipas mendimit të tij ata nuk e mbështesin por e kanë lënë të veprojë të lirë se kanë kuptuar që ai është zullumqar.

Aleati i Lulzim Bashës deklaroi në emisionin “Top Talk” se opozita është zhgënjyer nga ndërkombëtarët sepse nuk e prisnin që të mos reagonin.

“Unë them që ata nuk e mbështesin fare Ramën. Ata thjeshtë janë bindur që ky është aventurieri dhe ky duhet larguar. Ata e kanë kuptuar dhe qartësuar që ky është zullumqar dhe ky e di mirë. Jemi zhgënjyer nga ndërkombëtarët se kemi pritur që ata nuk do lejojnë ndryshimet kushtetuese.

LEXO EDHE:  Pse e bojkotoi Edi Ramën zyrtari i lartë i DASH

Unë besoj se nuk ja vlen të merremi më me këtë histori, nuk duhet të meremi më me burokracinë zgjedhore, ai do përgjigjet për këtë para ndërkombëtarëve dhe shqiptarëv”, theksoi ai.

Më tej, Shehi tha se opozita nuk do të merret më me Ramën, por do t’i tregojnë shqiptarëve se ai nuk duhet të qëndrojë më në krye të qeverisë.

Ai theksoi se opozita nuk është klubi i engjëjve, por pretendon se është mundësia më e mirë për shqiptarët./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përfaqësuesja e Agron Shehajt tregon prapaskenat/ Si më dhunuan njerëzit e Bashës në zgjedhjet e PD

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja e Agron Shehajt tregon prapaskenat/ Si më dhunuan njerëzit e Bashës në zgjedhjet e PD

Prej 31 vitesh pjesë e strukturave të Partisë Demokratike Enkeleda Çela, përfaqësuese e Agron Shehajt në një prej komisioneve zgjedhore në garën për kryetar të selise blu vendos të tregojë për shantazhin që provoi në zgjedhjet brenda partisë.

Ajo tha se është kërcënuar nga ish deputetet demokrat Ndriçim Babasi dhe Albana Vokshi.

Në një intervistë për MCN, Çela u shpreh se ata e kanë mbajtur peng deri sa të çonin në fund skenarët e tyre që kishin nisur.

Në kohën që vjen kryetari i degës Babasi donte të ndërhynte në komision për të marrë vendime që njerëzit të votonin pa e patur kartën, duke detyruar komisionin që të bënte një kërkesë për përjashtimin tim. Po është ushtruar edhe dhunë fizike nga zoti Babasi. Kjo është një ccështje tjetër që ka të bëjë me dhunën dhe personin në fjalë. Aty u implikua edhe Albana Vokshi që gjja erdhi për të zgjidhur situatën. Ata po më mbanin peng deri sa të çonin në fund skenarët e tyre”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nis analiza në PD/ Bardhi, Paloka e Spaho nuk përmbushën objektivin

Publikuar

-

Nga

Nis analiza në PD/ Bardhi, Paloka e Spaho nuk përmbushën objektivin

Me vendimin të Kryesisë, Partia Demokratike ka hyrë në analizë të rezultatit që mori në 12 qarqe të vendit në zgjedhjet e 25 prillit. Raporti analitik i cili do të duhet të përmbyllet brenda 10 korrikut është tani në duart e drejtuesve politikë, drejtuesve të degëve dhe drejtuesve në çdo seksion të Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

Pesë janë kriteret e përcaktuara në formularin e miratuar nga kryesia mbi bazën e të cilës do të realizohet analiza: Ndikimi i situatës politike kombëtare, Ndikimi i faktorëve lokal, subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, Komunitetet apo faktorët rajonal dhe funksionimi i koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Për çdo pretendim mbi tjetërsimin e votës që krerët lokalë apo drejtuesit politik kanë do të duhet ta faktojnë përmes të dhënave të besueshme.

Drejtuesit politik ndonëse do të analizojnë rezultatet në zona që atë vetë kanë mbuluar, kanë një kriter mbi të cilën do të duhet të arsyetojnë punën e tyre përballë Lulzim Bashës.

Ky është formulari që drejtuesit politik do të shpjegojnë rezultatet e marra, krahasuar me historikun elektoral në qarkun apo zonën ku ata janë ngarkuar të mbulojnë. Për secilin prej 19 drejtuesit Politik të PD, përpara zgjedhjeve ka pasur një objektiv personal të vendosur nga kreu i demokratëve, Basha.

LEXO EDHE:  Veliaj i ngre kurth Ramës/ Përgatit grupe kundër tij?

LEXO EDHE:  “Ku do i gjesh lekët o shpirt”/ Rama ironizon Bashën

ABC disponon dokumentin me objektivat personale të secilit prej drejtuesve politikë të PD, rezultat që si referencë ka pasur rezultatet e marra nga demokratët në zgjedhjet e vitit 2015 në nivel qarku. Rezultatet e marra në 25 prill krahasuar me objektivat e vendosura nga kreu i demokratëve, tregojnë se lidershipi aktual i Partisë Demokratike nuk ja ka dalë të përmbushë pritshmëritë e Lulzim Bashës.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, në përgjegjësinë e parë si drejtues politik ka pasur si objektiv të marrë 60.000 vota në qarkun ku demokratët rezultatin më të mirë e kanë marrë në vitin 2009 ku morën 7 mandate. Objektivi i vendosur nga Basha nuk mundi të arrihej nga Bardhi, për shkak se PD në Elbasan mundi të marrë 57.878 vota që u përkthyen në 6 mandate.

Shumë më larg objektivit të vendosur nga kreu i demokratëve ishte nënkryetari i PD, Edmond Spaho. Për ish-kreun e grupin Parlamentar të PD që drejtoi listën e Korçës, Basha kishte përcaktuar si objektiv  60.455 vota teksa PD mori 50.479 vota. Objektivi nuk mundi të përmbushej as nga nënkryetari tjetër i Partisë, Edi Paloka që drejtoi qarkun e Durrësit.

Në qarkun ku objektivi i demokratëve ishte të merrnin 64.000  vota duke synuar mandatin e 7-të, demokratët mundën të merrnin 63.393 vota, rezulat i cili i dha demokratëve 6 mandate./abcnews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi/ Rama në Francë 24:Ne duhet ta marrim dritën jeshile”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për televizionin Francë 24, ka folur mbi procesin e integrimit në BE.

Kreu i Qeverisë tha, se mendon se vendi i tij do të marrë dritën e gjelbër nga BE, por shtoi se asgjë nuk e surprizon nga Brukseli.

Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit”,  ka thënë Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE