Connect with Us

Covid-19 nuk ndalet/ Mbi 32 milion të infektuar në të gjithë botën

Bota

Covid-19 nuk ndalet/ Mbi 32 milion të infektuar në të gjithë botën

Publikuar

-

Covid-19 nuk ndalet/ Mbi 32 milion të infektuar në të gjithë botën

Që nga fillimi i pandemisë 32,104,110 njerëz në të gjithë botën janë infektuar me koronavirus.

Sipas Worldometer rreth 23.7 milion njerëz kanë fituar betejën me sëmundjen ndërsa 982,045 të tjerë kanë vdekur.

Deri më tani SHBA është vendi i parë për sa i përket numrit të viktimave dhe të infektuarve me  afërsisht 7.1 milion të infektuar dhe 206,593 viktima nga Covid-19.

Situata kritike mbetet në Indi ku numri i të infektuarve është 5.7 milion dhe 91,173 njerëz kanë humbur betejën me sëmundjen.

LEXO EDHE:  Kruja vatër e nxehtë e përhapjes së COVID-19/ Mbyllen 21 fasoneri

Më pas vjen Brazili me 4.6 milion të infektuar dhe 139,065 viktima.

Ndërkohë, OBSH për Evropën njoftoi se rastet në kontinentin e vjetër po rriten me shpejtësi, ndërsa thuhet se situata është më e keqe se në mars kur ishte kulmi i pandemisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët, për shkak të ligjit për abortin

Publikuar

-

Nga

Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët, për shkak të ligjit për abortin

Mijëra njerëz i bllokuan rrugët në Poloni, për të pestën ditë radhazi, për të kundërshtuar ndalimin pothuajse të plotë të abortit.

Në kryeqytetin e Varshavës, protestuesit i bllokuan kryqëzimet kryesore, duke i ndaluar makinat dhe tramvajet për rreth një orë.

Disa prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin: “Unë do të doja ta abortoja qeverinë time”.

Protestat konsiderohen të pazakonta në një vend ku Kisha Katolike Romake ka ndikim të madh.

Ato pasojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë, javën e kaluar, për ta shpallur anti-kushtetues abortin nëse fetusi është i deformuar.

LEXO EDHE:  Meta bën lëvizjen e radhës/ Emëron Këshilltarin për Emergjencat Civile

LEXO EDHE:  SHBA-BE verifikim kandidatëve të PS-PD, priten kërkesa për përjashtime

Me këtë vendim, aborti në Poloni mbetet ligjor vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit, ose për të mbrojtur jetën e nënës.

Të hënën, protestat u zhvilluan në rreth 50 qytete të Polonisë.

Një ditë më herët, protestuesit i ndërprenë shërbimet kishtare dhe shkruan mbishkrime në muret e kishave të Varshavës./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani/ Gjendet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen mijëra persona në Këln

Publikuar

-

Nga

Gjermani/ Gjendet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen mijëra persona në Këln

Në Këln të Gjermanisë është gjetur një bombë e pashpërthyer që daton nga Lufta e Dytë Botërore

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur këtë të hënën gjatë punës eksploruese në zonën e Ehrenfeld në Keln të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për një bombë angleze rreth 500 kg e paplasur e cila duhet të neutralizohet sot deri në mesnatë.

Të gjithë banorët e zonës (13,000 njerëz) janë të detyruar të avakuohen, mes të cilëve edhe pacientët e klinikave shëndetësore, ku deri më tani janë kryer 110 transporte të pacientëve.

Trenat dhe autobusët që kalojnë aty pranë janë ndaluar, ndërsa hapësira ajrore në këtë zonë është bllokuar.

LEXO EDHE:  SHBA shmanget nga hetimi per CEZ/ Ta zbardhin institucionet shqiptare

LEXO EDHE:  Meta bën lëvizjen e radhës/ Emëron Këshilltarin për Emergjencat Civile

Gjatë evakuimit autoritete  duhet tu përmbahen edhe masave të vendosura për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në Gjermani ka shumë bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore, disa prej tyre edhe në vendbanime./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shtëpia e Bardhë: Nuk do ta kontrollojmë koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Shtëpia e Bardhë: Nuk do ta kontrollojmë koronavirusin

Me rritjen sërish të rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, shefi i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows deklaroi të dielën se vendi “nuk do ta kontrollojë pandeminë”.

Zoti Meadows i tha gjithashtu televizionit CNN, “Ne do të kontrollojmë faktin që do të marrim vaksina, terapi dhe masa lehtësuese në aspekte të tjera”.

Në një intervistë me gazetarin Jake Tapper, zoti Meadows mbrojti politikën për pandeminë të Presidentit Donald Trump. Komentet vijnë vetëm nëntë ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit mes kandidatëve Donald Trump dhe Joe Biden.

“Jemi shumë më mirë se sa do të kishim qenë. Presidenti i ka bërë të gjitha,” tha zyrtari, i cili shtoi se kandidati Biden “do t’i fuste të gjithë në izolim”.

Zoti Biden, i cili është më përpara se Presidenti Trump në shumicën e sondazheve në shkallë vendi si dhe në shtetet fushë-betejë, u kundërpërgjigj menjëherë, duke thënë se Presidenti Trump ka provuar që është i paaftë për të kontrolluar shpërthimin e virusit.

“Nuk ishte një lajthitje nga zoti Meadows,” tha kandidati Biden në një deklaratë. “Ishte një pranim i sinqertë i asaj që strategjia e Presidentit Trump ka qenë e qartë që nga fillimi i kësaj krize: të valëvitësh flamurin e bardhë të humbjes dhe të shpresosh që duke e injoruar atë, virusi thjesht do të zhduket. Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë.”

Zoti Biden shtoi, “Presidenti Trump dhe administrata e tij duhet t’i kishin dëgjuar me kohë shkencëtarët, të kishin marrë masa dhe ta kishin marrë seriozisht kërcënimin e një virusi që kushton mijëra jetë çdo javë, duke mbyllur shkollat ​ dhe duke detyruar miliona amerikanë të mbeten pa punë.”

LEXO EDHE:  Kruja vatër e nxehtë e përhapjes së COVID-19/ Mbyllen 21 fasoneri

LEXO EDHE:  Studimi i ri shpresëdhënës/ Steroidët e lirë shpëtojnë jetën e të infektuarve rëndë me Covid-19

SHBA kanë regjistruar deri tani një rekord botëror prej 225,000 vdekjesh dhe 8.6 milion infektimesh, sipas Universitetit Johns Hopkins. Më shqetësuese është rritja e shpejtë e numrit të rasteve të reja, me 32% duke arritur në më shumë se 68,000 në ditë javën e fundit dhe në 84,000 të shtunën e kaluar.

Zyrtarë të shumtë të administratës Trump nuk i kanë ndjekur me rreptësi këshillat e ekspertëve qeveritarë të shëndetit për të mbajtur maska dhe për distancim fizik nga njerëzit e tjerë. Të shtunën vonë, zyrtarët njoftuan se Marc Short, shefi i kabinetit të Zëvendës Presidentit Mike Pence, dhe disa ndihmës të tjerë të zoti Pence janë infektuar me koronavirus.

Presidenti Trump mban tubime të përditshme fushate, ku pak nga mbështetësit e tij mbajnë maska, shpesh vetëm ata që ulen në radhët prapa tij dhe që kapen nga kamerat televizive, por jo ata të cilët qëndrojnë grumbull përpara presidentit.

Zoti Meadows tha se fushata e zotit Trump shpërndan maska nëpër tubime por nuk i detyron njerëzit t’i mbajnë ato.

“Është një shoqëri e lirë,” tha zoti Meadows, duke e lënë në dorë të secilit përdorimin e maskës. Presidenti Trump rrallë shihet në publik me maskë, ndërkohë që rivali i tij demokrat e përdor vazhdimisht atë kur bën fushatë para grupeve të vogla të mbështetësve ose virtualisht./ VOA

LEXO TE PLOTE