Connect with Us

Çmimi i lartë i ujit në Tiranë/ Veliaj e krahason me Korçën dhe Pogradecin: Jap dorëheqjen nëse…

Politikë

Çmimi i lartë i ujit në Tiranë/ Veliaj e krahason me Korçën dhe Pogradecin: Jap dorëheqjen nëse…

Publikuar

-

“Ka prova konkrete, prokuroria t’i hetojë”/ Veliaj zbardh lidhjet e Metës me kontrollorët

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj në studion e Blendi Fevziut është pyetur për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë.

Veliaj e ka mohuar këtë fakt duke thënë se çmimi i ujit në Tiranë është më i ulët se në Korçë dhe Pogradec.

“Për çështjen e çmimit, në Tiranë uji është më i lirë se në Korçë, më i lirë se në Pogradec e madje edhe më i lirë se në Kamzë. Në kamzë është 67 lekë. Kjo Tiranë që e ka ujin në pjesën më të madhe 24 orë dhe prapë paguan më pak se Kamza dhe paguan sa gjysma e Korçës dhe Pogradecit. Nëse nuk është më i lirë se Pogradeci dhe Korça unë jap dorëheqjen si kryetar bashkie”, tha Veliaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha viziton familjen në Durrës/ Edhe po të jesh anëtar i PS duhet votuar për ndryshimin!

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në vijim të takimeve elektorale, këtë mëngjesë ka vizituar një familje në qytetin e Durrsit, ku diskutuan mbi çështjen e legalizimit të banesave.

Basha u shpreh se ka kërkuar ndjesë që në vitin 2013 për çështjen e legalizimeve që nuk u mbyll dot nga qeverisja e djathtë. Basha shton se Rama erdhi pikërisht me premtimin për legalizime falas dhe nuk e mbajti.

Kryefamiljari i tha Bashës se ka vite që ka qenë pjesë e PS, por është zhgënjyer. “Kam vite që jam socialist dhe kam kuntribuar jashtë mase. U zhgënjeva jashtë mase për legalizimin e shtëpisë,”tha ai.
Kryedemokrati kërkoi votën për PD që sipas tij do të sjellë ndryshimin. Basha tha se PD vjen me një plan pune dhe jo premtime boshe.

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim për vjedhje/ Merr fund arratia për 44 vjeçarin

LEXO EDHE:  Kontrolli i makinave/ Qytetarët presin në radhë kilometrike (video)

“Problemi i legalizimeve kam kërkuar prej 2013 ndjesës duhet ta kishim mbyllur ne dhe nuk e kam mbyllur. Ky erdhi me legalizime falas. Edhe me këtë nuk e mbjati premtimin. Më 25 prill është dita juaj. Besnikërinë në radhë të parë e ke ndaj familjes. Edhe po të jesh anëtar i PS duhet votuar për ndryshimin e Shqipërisë”- tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-PD nuk i ndahet tallavasë/ Vazhdon fushata me këngë e valle

Publikuar

-

Nga

Tashmë është bërë traditë tallavaja në fushatën elektorale të Partisë Demokratike.

Pas “spektaklit” të dhuruar në Durrës ku kandidatja e Bashës, Andia Ulliri së bashku me militantët ishin shfrenuar, tani vjen edhe një video nga Berati.

Kandidati i PD për deputet në Berat, Tomorr Alizoti shfaqet duke shijuar muzikën dhe këngën që i dedikohet atij, gjatë takimeve në fushatën elektorale. Supozohet që Alizoti të përfaqësojë të persekutuarit dhe jo tallavanë.

LEXO EDHE:  Video-Flakët e zjarrit ”përpijnë” Shërbimin e Provës, në Tiranë

LEXO EDHE:  Lëkundje tërmeti në Korçë/ Sa ballë ishte

Siç duket në këtë fushatë PD ka zgjedhur të përfaqësohet nga tallavaja dhe të kënaqë mbështetësit e saj me këngë e valle./CNA.al

 

Video-Shfrenohen kandidatët e Bashës/ Plas tallavaja në Durrës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e çmendur e Metës për fëmijët/ Reagon Kreshnik Spahiu

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Aleancës “Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu ka reaguar pas deklaratës së fortë të Presidentit Ilir Meta nga Vlora, ku u shpreh se “ka dy institucione që nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”.

Spahiu nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka publikuar fotot e fëmijëve të Adem Jasharit përpara se të pushkatoheshin nga forca serbe, ndërsa krahason imazhin e tyre fëmijët e Presindetit Meta të cilët janë duke u nisur për të jetuar në vilën e tyre në Londër.

Në reagim Spahiu thekson se Ilri Meta krahasoi ditën e djeshme fëmijët e tij me fëmijët e Adem Jasharit./CNA.al

LEXO TE PLOTE