Connect with Us

Bayerni është mbret i Europës, mposht Sevillan dhe fiton Superkupën

BundesLiga

Bayerni është mbret i Europës, mposht Sevillan dhe fiton Superkupën

Publikuar

-

Bayern Munich është mbret futbollit evropian këtë edicion. Pas triumfit në Ligën e Kampionëve dhe në kampionatin gjerman, Bayern Munich kanë fituar edhe Superkupën e Evropës, duke mposhtur më të mirët e Ligës së Evropës, Sevillan.

Koha e rregullt mes Bayern dhe Sevilla mbraoi 1:1, por në ‘Extra-Time’ bavarezët shënuan për 2:1. Sevilla ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi në këtë finale të madhe, me Lucas Ocampos që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, kur luhej minuta e 13’.

Bavarezët u kthyen në lojë në minutën e 34’, me golin e Leon Goretzka. Gjermanët shënuan edhe një herë në minutën e 51’ me Robert Lewandowski, por goli doli të jetë i pavlefshëm, pas intervenimit të VAR.

Me këto dy gola u mbyll pjesa e rregullt e kësaj ndeshje. Në vazhdime, Bayern ishin më kërkues dhe arritën të gjenin golin me anë të mesfushorit spanjoll, Javi Martinez, i cili shkundi rrjetën në minutën 104’. Kjo fitore i siguron Bayernit edhe një tjetër titull, duke vulosur kështu dominimin në futbollin evropian. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Historia e pabesueshme/ Nga idhull në shofer funerali, rënia e frikshme e ish-bomberit

Publikuar

-

Nga

Niko Patshçinski është një emër jo fort i njohur edhe për ndjekësit më të thekur të futbollit gjerman, megjithatë ai është një legjendë e Sënt Paulit, ekipi i një prej lagjeve më të njohura të Hamburgut. Në vitin 2002 ai hyri në historinë e klubit pasi shënoi golin e fitores 2- 1 ndaj Bajernit të Mynihut që asokohe në portë kishte një farë Oliver Kahn.

Me kalimin e muajve të atij sezonit të vetëm në qytetin verior shndërrohet në një idhull të padiskutueshëm për tifozët që çdo të diel e ndiqnin në stadiumin që ndodhet në afërsi të Reperbahnit, e njohur si lagja e “qejfit”. Paratë nuk i mungojnë dhe Niko fillon të bëhet frekuentues i rregullt i alkoolit dhe kazinove ku “shkrin” të gjithë pasurinë e tij. Një djalë i lindur në Berlinin lindor që po çmend Hamburgun deklaronin mediat, por ndërkohë sulmuesi vendos të ndryshojë ambient dhe klube në nëntë sezonet pasardhëse.

Deri në 2006 kur bëhet pjesë e Ajntrahtit të Trierit Patshçinski është një sulmues race aq sa edhe Polonia e kërkon për kombëtaren që do të merrte pjesë në botërorin e atij viti. Thirrja vendimtare nuk vjen kurrë dhe djaloshi vazhdon të luajë, teksa lidhja me veset bëhet edhe më e fortë.

RËNIA – Me vitet humb pasurinë dhe bashkëshorten nga e cila divorcohet në vitin 2009 dhe rënia vijon deri kur i gjendur pa asnjë kacidhe pranon të tentojë kthesën duke punuar si postier. Karriera e re zgjat pak pasi në një mbrëmje të ftohtë tre veta i vendosin thikën në fyt dhe e grabisin. Tronditja e madhe e bën të gjejë strehë te alkooli teksa dashamirësit i rikthejnë dëshirën e jetës duke i mundësuar një punë si shofer autobusi. Edhe ky profesion nuk zgjat shumë deri kur Niko pranon të punojë për një rrogë prej 1200 eurosh në muaj në një agjenci shërbimesh funerali.

Ironia e fatit ka të bëjë me faktin se simboli i Sankt Paulit, ekipi ku u bë i njohur ka pikërisht kafkën me kocka të kryqëzuara si simbol, duke qenë se lagjja ndodhet pranë lumit Elbë e për vite të tëra ka qenë ndalesë e anijeve pirate që lundronin në ato brigje.

Lidhur me profesionin e ri të bomberit të vjetër, Tomas Megle, golashënuesi tjetër në sfidën e 2002-shit me Bajernin do të deklaronte: “Shpresoj të jetoj sa më gjatë, por nëse nuk e kam këtë fat, do të doja shumë që në udhëtimin tim të fundit me makinë të më shoqëronte Patshçinski”.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

U bashkua me kombëtaren/ Në Gjermani shqetësohen për Gjasulën, klubi uron t’i kthehet negativ

Publikuar

-

Nga

Kjo javë në radhët e përfaqësueses shqiptare për ndeshjet ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë, do të jetë paksa më e veçantë për Klaus Gjasulën. Mesfushori i është bashkuar kuqezinjve përsëri, pas mungesës në sfidat e një muaji më parë, këtë herë me bekimin e klubit të Hamburgut që shpreson që ai të luajë e të rigjejë formën më të mirë.

Por njëkohësisht me këtë dëshirë, në radhët e klubit gjerman janë të shqetësuar për situatën e futbollistit sa i përket udhëtimeve dhe grumbullimit me kombëtaren. Mediat gjermane tregojnë se në klub po monitorojnë me shumë kujdes situatën në kampin kuqezi, duke shpresuar që Gjasula të mos infektohet aty, siç kishte ndodhur në shtator me lojtarë si Ramadani e Ismajli të cilët më pas rezultuan pozitivë kur u kthyen në klubet përkatës.

“Hamburger Morgenpost” bën të ditur se Gjasulën gjithsesi do ta presë një karantinë pesëditore kur të kthehet në Gjermani, sipas rregulloreve të autoriteteve shëndetësore lokale. Por shqetësimi më i madh në klub vazhdon të mbetet fakti se ai mund të infektohet gjatë qëndrimit në Shqipëri, ndaj janë në kontakte të vazhdueshme me futbollistin e po informohen për të gjitha ngjarjet në grupin kuqezi. Me rregulloret e emergjencës së FIFA-s, klubet mund të vendosin të tërheqin futbollistët e tyre nga ekipet kombëtare nëse e shohin të arsyeshme. /vipsport.al/

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Frikësohen tifozët e Bajernit, ylli i skuadrës pozon me fanellën e PSG-së

Publikuar

-

Nga

Janë një nga çiftet më të simpatik të botës së futbollit. Alfonso Dejvis lojtar i Bajern Mynih ndërsa e dashura e tij Xhojd Hutema luan me francezët e PSG-së. Pas dëmtimit të tij, mbrojtësi i majtë kanadez kaloi karantinën e dytë në Francë me bukuroshen e tij.

Mes surprizave, Xhojd Hutema i ka dhuruar fanelën e PSG-së mbrojtësit bavarez ku me shumë hezitim e ka veshur fanelën e parizienëve. Mos ndoshta është një e dhënë edhe për një dëshirë për tu transferuar në Paris?

LEXO TE PLOTE