Connect with Us

Ahmetaj nxjer bllof PD-në/ Shkon me dokumenta në emision, merr emër për emër denoncimet

Politikë

Ahmetaj nxjer bllof PD-në/ Shkon me dokumenta në emision, merr emër për emër denoncimet

Publikuar

-

Ahmetaj nxjer bllof PD-në/ Shkon me dokumenta në emision, merr emër për emër denoncimet

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka nxjerrë bllof Partinë Demokratike për denoncimet që ka bërë gjatë ditëve të fundit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj ka shkuar në emisionin “Real Story” i përgatitur me dokumenta dhe ka marrë emër për emër denoncimet e PD-së dhe ka treguar ndihmat që i janë dhënë këtyre familjeve.

Socialisti theksoi se të gjitha familjet që jetojnë në çadra kanë marrë bonuset e qirave, ndonëse kanë vendosur vetë që të jetojnë në kushte të atilla për të qenë afër tokës.

“Akuza është në Krujë, jetojnë në një konteiner shumë të vogël me 5 pjestarë, thotë Indriti. Fakti, është përfitues i programit, dhe do i rindërtohet në Krujë. Kjo është akuza. Vijmë te dokumentet. Ja ku e ke Indrit Sami Primi. është vlerësuar. I është ofruar bonusi i qirasë. Një pjesë e mirë nuk duan të lëvizin, dhe rrinë në çadra edhe pse ne i kemi dhënë bonusin e qirasë.

LEXO EDHE:  Opozita e ndarë në dy fytyra

Akuza, s’ka marrë përgjigjie për rindërtimin e shtëpisë. Selman Mirdita. Fakti është se po trajtohet me bonus qiraje. Shtëpia i ndërtohet në Thumanë. Ja vlerësimi, DS4. Ja Selman Mirdita. Edhe nr/telefoni, edhe rruga etj. Ankohet mirë, pse ankohet?

Andon Shota. Ja ku e ke, çadër në kushte të vështira. Thotë nuk e kam ofruar bonusin e qirasë. Do i rindërtohet shtëpia në sajtin e ri në Krujë. E drejta e tij mos lëvizë nga shtëpia dhe rri në çadër, se kanë toka e bagëti”, deklaroi Ahmetaj, ndërsa ceku më tej të tjerë emra të denoncuar nga PD si të braktisur nga qeveria./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hajdari “godet” Bashën/ E ka kthyer partinë në sh.p.k. që drejtohet nga familjarë

Publikuar

-

Nga

“Mos më jep mend mua”/ Rudina Hajdari përplaset me Baton Haxhiun

Deputetja Rudina Hajdari është pyetur mbrëmjen e sotme nga analisti Agron Gjekmarkaj se përse nuk lidh aleancë me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Hajdari tha se nuk lidh aleancë me partitë e kthyera në sh.p.k. që drejtohen nga familjarë dhe që duan vetëm të vjedhin.

Këto janë kthyer në sh.p.k. Drejtohen nga familjarë. Ka parti në formë sh.p.k-je që vetëm duan të vjedhin”, u shpreh ajo në emisionin “Open”.

Hajdari theksoi më tej se nuk do të bashkëpunojë as me të majtën dhe as me të djathtën.

LEXO EDHE:  Ahmetaj zbulon shifrën/ Ja sa punonjës janë shkarkuar brenda muajit në Shqipëri

LEXO EDHE:  Ahmetaj zbulon shifrën/ Ja sa punonjës janë shkarkuar brenda muajit në Shqipëri

As e majta as e djathta nuk ekziston më. I kanë ndryshuar metodologjitë sa herë kanë dashur, janë kthyer në dy banda që luftojnë me njëra tjetrën që nuk bëjnë kompromis me qytetarët, partitë kërkojnë një lloj rrotacioni. ata janë forca më e madhe në Shqipëri. Në momentin që iu bashkova PD kam parë sjellje të pahijshme në momentin  që dogji mandatet, unë kam vendosur për të përfaqësuar demokratët pasi ne po mundohemi të krijojmë diçka ndryshe”, nënvizoi deputetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jozefina Topalli me parti të re/ Bushati: PD po të donte le ta mbante, akuzat ndaj saj të tepërta

Publikuar

-

Nga

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Analisti Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e sotme akuzat e drejtuara nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila po krijon një parti të re.

Bushati tha se Topalli ka qenë gjithmonë kundër kryeministrit Edi Rama dhe i cilësoi absurd akuzat se po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

Përsa i përket deklaratave se ish-kryeparlamentarja po i merr votat Lulzim Bashës, analisti deklaroi në emisionin “Open” se vetë Basha e ka lejuar këtë gjë.

Të vish e të thuash që Jozefina Topalli po bashkëpunon me Ramën kjo më duket shumë.

Këta që thonë Jozefina Topalli po i merr votat PD-së, PD po të donte le ta mbante brenda”, theksoi Andi Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi habit me deklaratën/ Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin, me Nanon më ndante plumbi

Publikuar

-

Nga

Murrizi habit me deklaratën/ Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin, me Fatos Nanon më ndante plumbi

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa foli për vrasjen e ish-dhjetoristit Azem Hajdari.

Murrizi tha se ka dashur të vrasë ish-presidentin Rexhep Mejdani, ndërsa me ish-kryeministrin Fatos Nano e ndante vetëm plumbi.

Ai deklaroi në emisionin “Open” se disa eksponentë të PD-së e kishin gënjyer duke i thënë se Fatos Nano, Fatos Klosi dhe Rexhep Mejdani kishin gisht në vrasjen e Azem Hajdarit.

Deklarata:

Murrizi: Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin. Hë ç’a më shikoni kështu. Po re po kam dashur ta vras me tër mend. Se të gjithë e shihnin si vrasësin e Azem Hajdarit. Me Fatos Nanon na ndante lumbi. Hipokritët e politikës kanë akuzuar me pa të drejtë personat e pafajshëm për vrasjen e Azem Hajdarit.

LEXO EDHE:  Opozita e ndarë në dy fytyra

LEXO EDHE:  Procesi i votimit në Durrës/ Del lista e kandidatëve që kalojnë në fazën tjetër

Vasili: Kemi temë tjetër.

Murrizi: Lëre çfarë teme ke ti, shqiptarët duan të dinë të vërtetën. Këta birbo kanë vite që mashtrojnë. Më kanë thënë që Fatos Nano, Fatos Klosi, Rexhep Mejdani kanë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Këta yzmeqarë nuk i marr as për të pastruar halet unë.

LEXO TE PLOTE