Connect with Us

Vala e dytë e Covid-19, ja ku gaboi Evropa

Blog

Vala e dytë e Covid-19, ja ku gaboi Evropa

Publikuar

-

Vala e dytë e Covid-19, ja ku gaboi Evropa

 Nga Emma Reynolds “CNN”

Pasi shtypi me sukses valën e parë të infeksioneve dhe vdekjeve të mëdha në numër, Evropa gjendet tani në mesin e një vale të dytë të koronavirus, pikërisht teksa po i drejtohet dimrit. Kjo ka ngritur me të drejtë pyetjen se çfarë shkoi kaq.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), numri ditor i rasteve në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, arriti javën e shkuar shifrën rekord prej më shumë se 45.000 raste. Për këtë arsye, kufizime të reja po rivendosen në vendet që ishin hapur tashmë.

Udhëheqësit evropianë kanë shprehur publikisht frikën e tyre mbi presionin që mund të bjerë mbi spitalet gjatë muajve të ardhshëm, dhe mbi perspektivën e afërt të bllokimeve të reja kombëtare. Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Evropë ka qenë i qëndrueshëm për 72 ditë, edhe pse Bullgaria, Kroacia, Malta, Rumania dhe Spanja, po përjetojnë aktualisht një numër në rritje të viktimave.

Dhe ka disa prirje që mund të shpjegojnë përkeqësimin e situatës. Rritja vjen menjëherë pas përfundimit të sezonit të pushimeve verore, teksa punëtorët rikthehen në qendrat e qyteteve ndërsa fëmijët në shkollë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka sugjeruar që kjo rritje mund të jetë pjesërisht për shkak të lehtësimit të masave por dhe njerëzve që nuk janë më aq vigjilentë.

Dhe shifrat tregojnë se të rinjtë po sjellin valën e dytë të koronavirusit në Evropë. Pavarësisht numrit në rritje të rasteve dhe vdekjeve në Evropë, kontinenti është më mirë nëse krahasohet me Shtetet e Bashkuara. Evropa ka raportuar gjithsej 4.4 milionë raste dhe 217.278 të vdekur në një popullsi të përgjithshme prej 750 milionë banorësh.

Ndërsa SHBA-ja ka raportuar 6.7 milionë raste dhe 198.000 vdekje në një popullsi prej vetëm 330 milionë banorësh.

Kryeministri britanik Boris Johnson u tha të premten gazetarëve se Britania e Madhe “po përjeton tani një valë të dytë”, duke shtuar se kjo gjë ishte “e pashmangshme”. “Unë nuk dua të shkoj drejt një bllokimi të dytë kombëtar. Dhe mënyra e vetme për ta shmangur këtë është që njerëzit të respektojnë masat mbrojtëse”- theksoi ai.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Hankok, tha të dielën se vendi ishte “në një pikë kthese” pas një rritjeje të re të rasteve kur Britania regjistroi vetëm të shtunën 4.422 raste të reja, shifra më e lartë që nga fillimi i majit. Protestuesit kundër masave kufizuese u përleshën me policinë të shtunën në Sheshin Trafalgar të Londrës.

Tridhjetë e dy njerëz u arrestuan për sulme ndaj policisë. Britania e Madhe njoftoi të dielën se nga 28 shtatori kushdo që rezulton pozitiv me koronavirus apo gjurmohet si një kontakt i ngushtë i një rasti do t’i kërkohet të vetë-izolohet, në të kundërt do të përballet me gjobë nga 1 deri në 10 mijë paund për shkelësit përsëritës.

Britania ka numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, me më shumë se 40.000, dhe javës që shkoi u miratuan kufizime të reja në lidhje me tubimet shoqërore në të gjithë Anglinë. Xhonson po përballet me një reagim në rritje edhe nga mbështetësit e tij në shtypin e krahut të djathtë, që po vë në pikëpyetje planin e qeverisë.

LEXO EDHE:  Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmërojnë përhapjen e koronavirusit

Por kufizime të reja u njoftuan gjithashtu të premten e shkuar në Madrid, që përbën afërsisht një të tretën e të gjitha rasteve të reja në Spanjë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spanjë pati 12.183 raste të reja vetëm më 11 shtator, ndërsa ky vend ka numrin më të lartë të rasteve në Evropë me më shumë se 600.000, dhe më shumë se 30.000 viktima.

Franca regjistroi 13.215 raste të reja me Covid-19 të premten, shifra më e lartë që nga muaji prill. Edhe shtrimet në spital janë shtuar, me 3.626 pacientë të rinj vetëm gjatë një jave. Në një qytet të madh francez, spitalet nuk ishin më të lira, dhe nuk kishte më asnjë shtrat bosh në pavionet e reparteve të ndihmës intensive.

Republika Çeke raportoi një shifër ditore rekord prej 3.130 rastesh të premten, teksa maskat u bënë sërish të detyrueshme në shkolla, në një kohë që Holanda raportoi 1.977 raste brenda një dite. Kryeministri holandez Mark Rute tha në një konferencë për mediat se numri i infeksioneve ditore të vendit ishte dyfishuar në pak më shumë se një javë.

Restorantet, kafenetë dhe baret në 6 rajone holandeze po përballen nga e djela me kufizime të reja. Italia regjistroi të premten numrin më të lartë që nga muaji maj me 1.907 raste ditore. Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge paralajmëroi “nivele alarmante të transmetimit” dhe një “situatë shumë serioze” në rajon, duke shtuar se rastet javore i kanë  tejkaluar ato të raportuara gjatë pikut të marsit.

Ndërsa ka një rritje të rasteve tek grupmoshat më të vjetra – ato të moshës 50 deri 79 vjeç – në javën e parë të shtatorit, tha Kluge, përqindja më e madhe e rasteve të reja, është ende midis 25-49 vjeç. Në fund të muajit gusht, Kluge tha se rritja graduale e rasteve në Evropë, mund të shpjegohet pjesërisht nga “relaksimi i masave sociale”.

Në disa vende, rastet po rriten shumë shpejt në qytetet me popullsi të dendur, ku njerëzit po kthehen në zyra, shkolla dhe vende publike, pasi masat u lehtësuan pas kulmit të pandemisë në pranverë. Ashtu si Spanja, dhe Austria ka përjetuar një kulm të ri të madh në kryeqytetin e saj Vjenë.

Por gjithsesi Evropa mund të ngushëllohet nga përvoja e shkuar. Profesori Mark Uollhauz, epidemiolog në Universitetin e Edinburgut, në Skoci tha për CNN në fillim të këtij muaji se karantina që u vendos në fillim nuk ishte për të zgjidhur problemin për në Evropë ose kudo tjetër; por thjesht po e shtynte atë./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Presidencialet amerikane/ Mijëra fletë votimi të hedhura me postë, mund të shpallen të pavlefshme

Publikuar

-

Nga

Presidencialet amerikane/ Mijëra fletë votimi të hedhura me postë, mund të shpallen të pavlefshme

Nga Michael Herron&Daniel A. Smith “The Conversation”

* Dhjetëra miliona amerikanë kanë votuar tashmë me postë për zgjedhjet presidenciale të këtij viti, të kushtëzuar për të votuar në këtë në këtë mënyrë edhe nga pandemia e Covid-19.

Por fletëvotimet më postë nuk pranohen automatikisht, si ato të hedhura në mënyrë tradicionale në kutinë e votimit, ato mund të refuzohen nëse kanë probleme më firmën në zarfin e tyre. Nëse votuesit janë të pakujdesshëm- pra nëse ata korrigjojnë gabimin që kanë bërë më firmën e tyre – këto fletëvotimit do të refuzohen dhe nuk do të numërohen.

Falë raportimit të vazhdueshëm të pjesëmarrjes së votuesve në dy shtete përcaktuese në këto zgjedhje, Florida dhe Karolina e Veriut, ne mund të identifikojmë numrin e fletëve të votimit me postë që janë të rrezikuara të refuzohen. Deri më tani, mund të themi se ka mijëra fletëvotime të shënuara për refuzim në këto dy shtete.

Përveç kësaj, pakicat racore dhe demokratët kanë disproporcionalisht më shumë të ngjarë të kenë hedhur vota me postë në këto zgjedhje dhe që përballen me refuzimin e tyre. Ndërsa këto fletëvotimit kanë defekte në firmën e tyre, ato nuk janë refuzuar ende zyrtarisht.

Jo të gjitha shtetet kanë të njëjtat kritere për votimin nëpërmes postës. Por fletët e votimit, përballen zakonisht me refuzimin nga autoritetet nëse mungon firma e votuesit. Një burim tjetër për refuzimin është një nënshkrim i papërshtatshëm. Kjo ndodh kur një zyrtar i zgjedhjeve arrin në përfundimin se firma i një zgjedhësi në zarf nuk përputhet me nënshkrimin e tij në dosjen brenda.

Disa shtete, si Karolina e Veriut , kërkojnë edhe firmën e dëshmitarëve në zarfet ku janë futur votat, dhe mungesa e një nënshkrimi të tillë cilësohet si një gabim. Në Florida, 3.210,873 votues kishin votuar me postë deri më 22 tetor, dhe prej 15.003 fletëvotime përballen me rrezikun e refuzimit, çka korrespondon me një normë të mundshme të refuzimit të votave prej 0.47 për qind.

Kjo normë nuk është një vlerësim përfundimtar, pasion bazohet në numërimet e marra nga të dhënat zyrtare të gjithë shtetit. Dhe këto mijëra fletëvotimi, aktualisht me një status paqartë mund të bëjnë diferencën. Kujtoni pak zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2018.

Në garën e tij të suksesshme për në Senat, republikani Rik Skot mundi demokratin në detyrë Bill Nelson me vetëm 10.033 vota. Mbi 2 milion floridianë nuk i kanë kthyer ende fletëvotimet që u dërguan atyre zyrtarët e zgjedhjeve të qarkut, ndaj numri i fletëve të votimit me postë që mund të refuzohen në Florida mund të rritet përtej shifrës 15.000.

LEXO EDHE:  Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmërojnë përhapjen e koronavirusit

LEXO EDHE:  Skandali me lobimet ruse/ SHBA i “tërheq veshin” Bashës?

Në Karolinën e Veriut, një përqindje edhe më e madhe e fletëve të votimit përballen me rrezikun e refuzimit nga autoritetet zgjedhore. Në këtë shtet, 8.228 nga 701.425 fletë votimi i përkasin kësaj kategorie, duke dhënë një normë të mundshme refuzimi prej 1.2 për qind. Ashtu si në Florida, zgjedhjet në Karolinën e Veriut mund të jenë jashtëzakonisht të ngushta midis 2 garuesve. Në garën për guvernator në këtë shtet në vitin 2016, vetëm 10.277 nga afërsisht 4.6 milion vota ndanë fituesin demokrat Roi Kuper, nga republikani Pat Mekrori. Numri i fletëve të votimit të rrezikuara në Karolinën e Veriut – 8.228 deri tani – mbetet më i vogël sesa kjo diferencë, por mund të rritet pasi të dorëzohen më shumë fletëvotime.

Rreziqet e refuzimit të votave të hedhura me postë, nuk janë përhapur në mënyrë të njëtrajtshme, dhe fletët e votimit të refuzuara nuk janë politikisht neutrale. Nga të dhënat tona në Florida dhe Karolinën e Veriut,votuesit demokratë kanë përqindje më të madhe refuzimi sesa ata republikanë.

Përveç kësaj, demokratët kanë shprehur një gatishmëri më të madhe për të votuar me postë sesa republikanët, edhe pse kjo prirje mund të jetë duke ndryshuar. Të dhënat zyrtare të zgjedhjeve në Florida dhe Karolinën e Veriut, zbulojnë gjithashtu një model të qartë racor midis fletëve të votimit me postë që përballen me rrezikun e refuzimit: Zgjedhësit zezakë dhe ata hispanikë kanë më shumë gjasa që të votojnë me gabime përmes postës se sa votuesit e bardhë.

Si në Florida ashtu edhe në Karolinën e Veriut, votuesit që i kanë dorëzuar fletët e votimit me postë me defekte në nënshkrim, mund t’i korrigjojnë ende ato. Votuesit e Floridas kanë mundësinë t’i rregullojnë fletëvotimet e tyre postare deri të enjten e 5 nëntorit. Kjo gjë mund të bëhet përmes betimit .

Por jo të gjitha shtetet i informojnë votuesit mbi defektet në votat që ata kanë hedhur. Shtete si Mein dhe Nju Hempshajër, nuk kanë ligje që u japin mundësi votuesve të korrigjojnë mangësitë në fletëvotimet e tyre. Duke pasur parasysh rritjen e fletëvotimeve me postë në këto zgjedhje, ka të ngjarë të ketë jo pak konfuzion lidhur me fletët e votimit të refuzuara./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Trump fitoi në vitin 2016, dhe pse do fitojë sërish këtë vit

Publikuar

-

Nga

Pse Trump fitoi në vitin 2016, dhe pse do fitojë sërish këtë vit

Nga Christian Whiton “National Interest”

* Në vitin 2016, kur Donald Trump u zgjodh president, shumica e atyre që bëjnë parashikime në politikë, gabuan me kandidaturën e tij. Ata po gabojnë sërish këtë vit. Sigurisht, media dhe elita politike në Uashington, kanë jetuar gjithmonë në një lloj flluske.

Por braktisja që media kryesore i ka bërë parimit të paanshmërisë, duke e mbështetur hapur Xho Bajdenin, dhe në heshtje përpjekjet e kompanive të mëdha teknologjisë për të censuruar Trumpin, janë që të gjitha një kulmim i sjelljes së saj të keqe.

Dy pasoja të kësaj sjelljeje të keqe, po sjellin dështimin e tyre në të kuptuarit e bazës elektorale të presidentit. Energjia rreth Trumpit është e pagabueshme. Ajo është e dukshme në tubimet e tij, në dominimin që ai u bën gazetarëve arrogantë, dhe nga fitorja e tij e fundit në debatin presidencial.

Dhe në dallim nga shumica e presidentëve që plaken dukshëm kur janë në detyrë, ai nuk ka humbur asnjë lloj energjie në 4 vite të konfliktit politik të vazhdueshëm, duke mbetur një luftëtar i paepur. Kjo bie në kontrast me fushatën e Bajdenit, që mezi po i përballon këto zgjedhje.

Daljet publike të Bajdenit janë të pakta. Kandidati demokrat, bën shumë ditë pushim. Mungesa e tij në publik, dhe koha e kaluar në “bodrum”, është një shenjë dobësie, dhe madje edhe burracakërie, saktësisht e kundërta e asaj që prej publiku nga një komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Pasoja tjetër e lavdërimit të Bajdenit nga media kryesore, është se ai nuk është gati për t’u dhënë përgjigje pikëpyetjeve të shumta rreth tij. Zërat rreth lidhjeve të të birit, Hanter Bajden, me bizneset e dyshimta në Kinë dhe Ukrainë, kanë ekzistuar prej vitesh.

Refuzimi i medias tradicionale për t’u marrë seriozisht me to, e vuri seriozisht Bajdenin në siklet ne fillim të këtij muaji. Pavarësisht përpjekjeve më të mira të mediave kryesore, dhe atyre të teknologjisë së madhe për t’i fshehur këto histori nga publiku, ato tani janë të ekspozuara ndaj votuesve.

Pastaj janë politikat e neveritshme të kandidatit demokrat. Në debatin e së enjtes së kaluar, Bajden u zotua të ndalojë përfundimisht përdorimin  e karburanteve fosile në SHBA, dhe të përsërisë angazhimin themelor të epokës Obama-Bajden, që bëri që qeveria të humbte 500 milion dollarë të taksapaguesve, vetëm për investime në “energjinë e pastër”, solindra.

LEXO EDHE:  Sipërmarrja, Covid-i dhe kura ndaj tij

LEXO EDHE:  Irani i kundërpërgjigjet SHBA-ve/ Merr në kontroll pikën kyçe të kalimit të kalimit të naftës

Një sakrificë kaq e madhe ndaj “fesë” së re laike të alarmizmit të ndryshimit të klimës, jo vetëm që do të rrisë çmimin e gjithçkaje, përfshirë atë të energjisë elektrike, ushqimeve, infrastrukturës dhe strehimit; por do të devijojë burimet financiare nga aktivitetet që e përmirësojnë realisht mjedisin.

Bajden do të ndryshonte politikat e Trumpit, që përfshijnë ashpërsimin e toneve ndaj Kinës dhe Iranit, bisedimet me Korenë e Veriut dhe Rusinë, dhe refuzimin për të nisur luftëra të reja në Lindjen e Mesme. Nën Bajdenin, institucioni i sigurisë kombëtare që tani vajton për fundin e afërt të luftës 19-vjeçare të Amerikës në Afganistan, do të ketë edhe një herë një president luftarak.

Ndërkohë, Bajden e ka bërë të qartë se do të fuqizojë ata që duket se e përçmojnë vendin tonë, dhe që besojnë gabimisht se SHBA-ja është raciste. Ai do të zëvendësojë atë që ka mbetur nga meritokracia amerikane dhe ëndrra e Martin Luter Kingut, me një shoqëri të rregulluar politikisht, dhe të bazuar në ankesat dhe faktorët e lindur, sikurse është raca.

I tillë është nënkuptimi i gënjeshtrës së tij më të madhe për vitin 2020:që Amerika vuan nga një “racizëm institucional”. Ky pohim, së bashku me gatishmërinë e Bajdenit për ta mbyllur ekonominë tonë, dhe për t’i urdhëruar amerikanët të qëndrojnë në shtëpi për të luftuar koronavirusin, mund të dëshmohen si gabimet më fatale në fushatës e tij.

Shumë njerëz janë kundër mbylljes, për shkak të pasojave të rënda ekonomike dhe në shëndetin mendor që sjell ajo. Por një pjesë e shoqërisë jo vetëm që kundërshton, por është e tërbuar nga inati. Këta amerikanë janë me të drejtë të tmerruar, që na thuhet duke shkelur të drejtat tona kushtetuese, të rrimë mbyllur në shtëpi, të mos shkojmë në kishë, apo të mos protestojmë paqësisht në rrugë.

Ata janë të neveritur që politikanët e të dyja partive bënë shumë pak, kur turmat rrëzuan përmendoret, të cilat na mësojnë historinë e jashtëzakonshme të kombit tonë. Në realitet, vetëm një pakicë votuesish, duan të shohin edhe për 4 vitet e ardhshme vazhdimin e revolucionit kulturor të majtë të vitit 2020. Trump ka erën pas shpinës së tij, dhe ka shumë shanse të marrë më 3 nëntor një mandat të dytë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Koha për doktorin! Dimri i gjatë që e pret Evropën

Publikuar

-

Nga

Bloomberg

Spitalet e Evropës përsëri po shkojnë përtej limiteve, ndërsa kontinenti po bëhet epiqendra e rikthimit të virusit të frikshëm.

Por gjatë kësaj përballje të fundit, frika më e madhe nuk është mungesa e respiratorëve apo pajisjeve mbrojtëse në spitale, por një mungesë potencialisht më e rëndë: personeli i trajnuar mjekësor. Ndërsa problemi shfaqet më i mprehtë në vendet më të goditura si Republika Çeke dhe Belgjika, madje edhe në ato që mendohet se po e trajtojnë më mirë krizën, si Gjermania, shqetësimi po rritet për atë, nëse mjekët do të jenë përsëri në gjendje të përballojnë infeksionet në rritje eksponenciale.

Më shumë se 5 milion Evropianë janë infektuar dhe mbi 200,000 kanë vdekur. Gjermania dhe Republika Çeke shënuan një numër rekord të rasteve të reja të enjten, një ditë pasi Italia pati gjithashtu numrin më të madh në një ditë të vetme, që nga fillimi i pandemisë. Spanja u bë shteti i parë i Evropës Perëndimore që arriti në 1 milion infeksione.

Në Pragë, ushtria po krijon një spital fushor. Në Belgjikë, qendra e shumë institucioneve kryesore të Evropës, autoritetet po mendojnë të rekrutojnë stafe restorantesh që kanë ngelur pa punë, pensionistë dhe madje edhe refugjatë, për të plotësuar boshllëqet e personelit. Po duket gjithnjë e më e vështirë për vendet në të gjithë bllokun, që të frenohen dhe të mos vendosin izolime të reja.

LEXO EDHE:  Meta niset drejt SHBA-ve/ Zbardhet axhenda e Presidentit

LEXO EDHE:  Trump ndryshon plan/ Grupi i punës për COVID-19 nuk do të shpërndahet

Situata nuk është aq e rëndë kudo. Mbretëria e Bashkuar ka të ashtuquajturit spitale bilbilë, të projektuar për të përballuar një rritje të beftë të pacientëve me Covid-19, por atyre nuk iu desh të përballen me numrat e parashikuar gjatë valës së kaluar. Shanset që një i sëmurë rëndë të mbijetojë të paktën 28 ditë janë rritur deri 72% për ata që janë shtruar që nga shtatori, krahasuar me 61% që ishin më parë, sipas një raporti të Qendrës Kërkimore mbi Kujdesin Intensiv.

Por, e sigurtë është që Evropën e pret një dimër i gjatë. / Bota.al

LEXO TE PLOTE