LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të përndjekurit politikë kërkesë Bashës/ Duam që një prej nesh të kandidojë për deputet

23 Shtator 2020, 11:57, Politikë CNA
Të përndjekurit politikë kërkesë Bashës/ Duam

Të përndjekurit politik kërkojnë të kenë përfaqësuesin e tyre në parlamentin shqiptar.

Ata i kanë dërguar një shkresë kryetarit të PD, Lulzim Basha ku i kërkojnë që të kandidojë për deputet një përfaques nga radhët e tyre.

?Konventa kombëtare e Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë e mbledhur sot me datë 23 shtator 2020, si përfaqësuese e vetme dhe legjitime të së djathtës shqiptare me një veprimtari kombëtare në të gjithë Republikën e Shqipërisë, por edhe si një subjekt politik shoqëror që përfaqëson 100 mijë familjet e Përndjekura politike dhe pronarë të Republikës, e përfaqëson një elektorat i djathtë me 35%-40% të. Ka nderin dhe privilegjin të ju drejtohet juve dhe Partisë që ka rrënjët te ky elektorat për kandidaturat në zgjedhjet e vitit 2021, nga kjo shtresë antikomuniste kombëtare, këto personalitete për deputete?, thuhet në shkresën e tyre./CNA.al

Lajmet e fundit nga