Connect with Us

Skandali me kitet/ Dasho nxjerr zbuluar MSH: Të bëhet e ditur e vërteta

Shëndeti

Skandali me kitet/ Dasho nxjerr zbuluar MSH: Të bëhet e ditur e vërteta

Publikuar

-

“Sistemit shëndetësor i është shembur sot gjithçka”/ Mjeku Dasho del me reagimin e fortë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka folur për situatën e Covid-19 dhe si është menaxhuar nga Shqipëria.

Në një lidhje me emisionin “Alert” Dasho hodhi akuza se në Shqipëri kjo situatë u shfrytëzua për propagandë , ndërsa shtoi se ka mungesë transparencë për prejardhjen e kiteve dhe markën e tyre.

Një shqetësim sipas Dashos është edhe çmimi i lartë i testeve.

“Po ndjek zhvillimet në dy vendet dhe duke e parë situatën mund të them se në Shqipëri është shfrytëzuar për propagandë, që i serviret publikut si sukses. Në fillimet e epidemisë, thuhej se Shqipëria ishte 10 herë më mirë se Italia dhe 5 herë më mirë se Gjermania. Ndërkohë që në korrik dhe gusht, Shqipëria u rendit ndër 5 vendet me numër të lartë të vdekshmërisë në Europë.

Ka patur mungesë transparence, si përsa i përket prejardhjes së kiteve dhe markës së tyre, ku nuk u bë asnjëherë e ditur e vërteta. Sot nuk dihet se çfarë kitesh janë përdorur, nga Ministria e Shëndetësisë është deklaruar se kanë shkallë gabimi 30% dhe kjo është skandaloze, pasi kjo deklarohej nga Kina në javët e para të covid-19. Ky sistem u adoptua edhe nga private, shqiptarët paguajnë 100 euro, ndërkohë që Gjermania e ka në aeroport 60 euro. Shqiptarët s’duhet të paguajnë aq shumë dhe jenë me numrin më të ulët të testimeve, ndërkohë që ka vende në Afrikë që kanë më shumë testime.

LEXO EDHE:  SHBA në alarm/ Identifikohen 7 variante të reja të koronavirusit

OBSH e ka thënë testo, kontrollo dhe nëse nuk ke testime s’ke si të sigurohesh mbi cilësinë e testimit. Duhet teste të certifikuara dhe t’i bëhen transparente publikut. Nuk e kam parë akoma përgjegjësinë ligjore me qytetarët apo ndaj mjekëve që janë infektuar në spitale, viktimave, atyre që duan të testohen dhe nuk ua bëjnë tamponin. Duhet që strukturat të jenë në rregull që të testojnë, kontrollojnë. Ministria e Shëndetësisë s’ka specialistë që të merren me menaxhimin e pandemisë”, tha Dasho./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Shëndeti

Kurba nuk njeh ulje/ Konfirmohen 851 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Kurba nuk njeh ulje/ Konfirmohen 851 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3149 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 851 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 21 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
377 raste në Tiranë, 48 në Pogradec, nga 30 raste në Elbasan, Kavajë, 29 në Durrës, 28 në Vlorë, 27 në Shkodër, 26 në Fier, 25 në Berat, 23 në Lezhë, 21 në Sarandë, 19 në Krujë, 18 në Peqin, 17 në Korçë, 14 në Kamëz, nga 12 raste në Lushnje, Mirditë, 9 në Gjirokastër, 7 në Kuçovë, 6 në Kukës, nga 5 raste në Kurbin, Has, Librazhd, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Tepelenë, Vorë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Belsh, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Mallakastër, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Skrapar, Patos, Cerrik, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 903 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,076 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 42-94 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Ministri i Turizmit, Blendi Klosi rezulton pozitiv me koronavirus

LEXO EDHE:  Dita e 11-të e vaksinës anti COVID/ Manastirliu: 549 mjekë dhe infermierë kanë kryer dozën e parë

Statistika (3 Mars 2021)
Raste të reja ditore 851
Të shëruar në 24 orë 903
Të shtruar në spitale 606
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3149

Testime totale 476,017
Raste pozitive 109,674
Raste të shëruara 72,076
Raste Aktive 35,742
Humbje jete 1,856

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23219
Fier 2635
Vlorë 1780
Durrës 1629
Shkodër 1342
Gjirokastër 1088
Elbasan 899
Korçë 894
Lezhë 795
Berat 774
Dibër 349
Kukës 338

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mjeku Ismaili: Qeveria shqiptare s’duhet të presë për vaksinat me efikasitet mbi 90%

Publikuar

-

Nga

Mjeku Ismaili: Qeveria shqiptare s’duhet të presë për vaksinat me efikasitet mbi 90%

Qeveria shqiptare nuk duhet të presë për vaksina me efikasitet mbi 90% por duhet të synojë vaksinimin e sa më shumë personave sa më shpejtë.

Kështu u shpreh për emisionin “Me Pak Fjalë”, zv.presidenti i shoqatës mjekësore shqiptaro-amerikane, Agron Ismaili i cili është mjek në Florida të SHBA.

Ai konsideroi vaksinën si masën e vetme që mund të zgjidhë situatën e pandemisë në botë. Shqipëria ka vaksinuar aktualisht rreth 15 mijë persona me të paktën një dozë. Ata janë personel shëndetësor dhe të moshuar në shtëpi kujdesi.

“Numri i infektimeve në SHBA nisi të bjerë kur filluam vaksinimin e stafit mjekësor, të pacientëve që qendrat e të moshuarve dhe të pacientëve të moshuar”, tha Ismaili.

Ky fakt mbetet ende për t’u parë në Shqipëri ku infektimet gjatë  dy muajve të parë të vitit kanë qenë nga më të lartat.

Aktualisht Shqipëria ka marrë vetëm vaksina të kompanisë Pfizer, e cila ka efikasitet mbi 90%. Por pritet që gjatë muajve mars-prill të mbërrijnë dozat e para të vaksinës AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Ministri i Turizmit, Blendi Klosi rezulton pozitiv me koronavirus

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ Konfirmohen 163 raste të reja me Covid-19

Shqipëria nga ana tjetër nuk ka konsideruar blerjen e vaksinave të prodhuara nga kompani ruse dhe kineze pasi këto vaksina ende nuk kanë marrë aprovim nga agjencitë rregullatore të SHBA dhe BE-së. Nga studimet e publikuara deri tani këto dy vaksina kanë efikasitet midis 60-90%.

Mjeku Ismaili sqaroi se vendimi për të marrë vaksinën ruse ose kineze i takon shtetit pasi të jetë konsultuar me autoritetet rregullatorë vendase të cilat verifikojnë sigurinë e vaksinës.

“Mendimi im është që nuk duhet pritur për vaksina me efikasitetin më të lartë, që të jep 90% përshembull, por duhet vaksinuar popullsia sa më shpejtë të jetë e mundur me vaksina që japin mbrojtje”, deklaroi ai. Mjeku shtoi se ‘vaksinimi masiv duhet të nisë sa më shpejtë të jetë e mundur”./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Pranvera sjellë ulje të rasteve me Covid

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Pranvera sjellë ulje të rasteve me Covid

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se situata nga Covid -19 do të njohë përmirësim gjatë javëve të ardhshme.

I ftuar në emisionin Përballë Alimehmeti theksoi se ngrohja e motit do të sjellë ulje të rasteve.

“Shpresoj që me ngrohjen e motit, me këto situatat ku ne ulim dëndësinë e populates, i largojmë njerëzit, dalim në ajër të hapur kjo do të ketë një tendencë ulje graduale që shoqërohet dy javë mbrapa me ulje të shtretërve spitalorë dhe fatkeqësive do zoti sa më shpejt por kujdes. Aksidentet më të mëdhaja në aplinizëm ndodhin gjatë zbritjes në malit. Ky është momenti kur ne do të lirojmë gjithcka por ulje nuk do të thotë zhdukje.”  tha Ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE