LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sfida e luksit ndaj Tottenham, Bruno Dita surprizon me deklaratën

23 Shtator 2020, 17:17, Sport CNA
Sfida e luksit ndaj Tottenham, Bruno Dita surprizon me deklaratën

Në Shqipëri bojkoti mbetet në fuqi ndërsa Maqedoninë e Veriut dhe mbi të gjitha Tetova bëhen gati një sfidë të jashtëzakonshme. Shkëndija pret një nga klubet më të rëndësishme në europë në vitet e fundit, Tottenham Hotspur, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë në Europa League. Kjo është pa diskutim një sfidë luksi për ekipin kuqezi dhe për një personazh të veçantë, Bruno Dita. Mes shumë kërkesave nga kampionati shqiptar, Bruno Dita preferoi të transferohet tek Shkëndija, një zgjedhje e cila me sa duket ka rezultuar e goditur. Në një intervistë për ?News24? dhe ?BalkanWeb?, Dita rrëfeu emocionet e këtij takimi dhe si po përjetohet në Tetovë prag ndeshja me Tottenham:

“Është ndeshje e veçantë, çdo futbollist do që ti luaj këto ndeshje. Në e mësuam që përpara sfidës me Botosan që do të luanim me Tottenham por nuk e kishim mendjen aty, dëshironim të kalonim Botosanin në fillim pastaj të shikonim për Tottemham por këto janë ndeshje vitrinë, Tottenhami ka lojtarë yje në skuadër edhe trajneri po ashtu. Këto ndeshje rallë të vinë në karrierë që ti luash. Fati i keq që Tottenham na ra në këtë raund, mbase mund të na binte në play-off por ne nuk jemi dorëzuar?.

Lajmet e fundit nga