LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ridvan Bode tregon zgjidhjen/ Ja si mund të luftohet më lehtë informaliteti dhe evazioni

23 Shtator 2020, 18:58, Ekonomi CNA
Ridvan Bode tregon zgjidhjen/ Ja si mund të luftohet më lehtë

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të heqë tatim fitimin për biznesin me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë të reja, ndërsa për bizneset deri në 10 milionë lekë xhiro vjetore do të hiqet dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë fjalën se nëse do të bëhet kryeministër do të rikthejë taksën e sheshtë në nivelin e 9%.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe ish-ministri i Financave Ridvan Bode, i cili tha se taksa e sheshtë ka më shumë të mira sesa ajo progressive.

Bode theksoi se taksa e sheshtë e ulët mund të luftojë informalitetin, ndërsa pretendon se është edhe më inkurajuese për të luftuar evazionin.

?Mendoj që taksa e sheshtë paraqet më shumë avantazhe. Taksa e sheshtë është më e mirë, si për të garantuar të ardhurat e nevojshme për shpenzimet publike, ashtu edhe për të qenë neutrale në raport me zhvillimin e ekonomisë dhe politikave të çdo qeverie dhe është më e lehtë për t?u administruar, duke mos krijuar mundësi për marifete. Nëpërmjet një takse të sheshtë luftohet edhe informaliteti pa iu kundërvënë kapaciteteve investuese të biznesit. Një taksë e sheshtë e ulët është më inkurajuese për të luftuar evazionin?, deklaroi ai në A2./ CNA.al

Lajmet e fundit nga