LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"PS ka frikë nga humbja"/ Petrit Vasili: Synon të rrëmbejë rregullat zgjedhore

23 Shtator 2020, 18:39, Politikë CNA
"PS ka frikë nga humbja"/ Petrit Vasili: Synon të

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka folur për fazën e fundit të reformës zgjedhore dhe qëndrimin e opozitës rreth amendamenteve të propozuara nga Partia Socialiste.

Vasili këmbënguli se opozita është parimore dhe e vendosur t’i shkojë deri në fund respektimit, siç tha ai, të marrëveshjeve të arritura më parë në Këshillin Poltiik, kjo me synimin për të përmbushur pritshmëritë e ndërkombëtarëve për arritjen e një reforme konsensuale dhe gjithpërfshirëse.

Përballë pyetjes se çfarë do të bëjë opozita pasi më 1 tetor shumica socialiste është zotuar t’i kalojë në mënyrë të njëanshme në parlament amendamentet e propozuara prej saj të Kodit Zgjedhor, Vasili u shpreh ashpër se kjo do të ishte e rëndë për fatet e integrimit të vendit.

?Më 1 tetor PS mbyll përfundimisht dyert e Evropës, merr përgjegjësinë më të rëndë të këtyre 30 viteve, sepse nuk ka ndodhur kurrë të kemi reformë jokonsensuale, Rilindja bie në konflikt ballazi me qytetarët pasi lufton të rrëmbejë rregullat e lojës dhe të bëjë rregulla për vete, ndërkohë që konsensualiteti janë aty të palëkundura?, u shpreh Vasili në Ilva Now, duke shtuar se socialistët kanë frikë nga përballja në zgjedhje të rregullta.

Më tej Vasili refuzoi të komentojë qëndrimin e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj mbajtur në Këshillin e Integrimit se ?reforma zgjedhore është plotësuar? dhe votimi në 1 tetor ?do të jetë plotësimi i saj?.

Nënkryetari i LSI-së tha se Gjonaj është ministre nën akuzë për falsifikime të rënda dhe thënë këtë iu rikthye deklaratave të mëhershme të Bundestagut Gjerman për gjithpërfshirje në reformën zgjedhore.

?Ne u ulëm në Këshillin Politik për arsye, sepse zgjedhjet e 30 qershorit ishin faturë shumë e rëndë… janë 3 kushte reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi elektoral… 14 janari hodhi bazat për konsensusin dhe marrëveshjen, sepse aty thuhej që në mungesë marrëveshjeje palët i drejtoheshin OSBE/ODIHR-it, si arbitri,? ? tha Vasili, i cili këmbënguli se Këshilli u ngrit për faktin se ?parlamenti u bë ilegjitim pas daljes së opozitës?.

Në lidhje me çështjen aktuale të letrës drejtuar ODIHR-it për të kërkuar opinion mbi amendamentet e PS-së, Vasili drejtoi pyetje retorike se ?çfarë u shqetëson? dhe ?pse të mos i drejtohen?.

I pyetur nëse opozita do t?i drejtohet ODIHR-it edhe pa qëndrimin e Partisë Socialiste, Vasili tha se ?po?, por theksoi se opozita do ta presë.

Lajmet e fundit nga