Connect with Us

Prokuroria kërkoi thirrjen e Berishës si dëshmitar/ Lala: Do pyetet për…

Lajme

Prokuroria kërkoi thirrjen e Berishës si dëshmitar/ Lala: Do pyetet për…

Publikuar

-

Prokuroria kërkoi thirrjen e Berishës si dëshmitar/ Lala: Do pyetet për…

Gjykata ka rihapur sërish dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit dhe Prokuroria e Tiranës thirri si dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, ish kryeministrin Sali Berisha, Jaho Mulosmanin dhe Ylli Rakipin.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila ka treguar se Berisha do të pyetet për bisedën që ka pasur me Zenel Nezën, i cili ka qenë dëshmitar kyç i kësaj ngjarje, pasi ishte truproja e Hajdarit.

Lala deklaroi në emisionin “Real Story” se kjo ka qenë arsyeja kryesore e thirrjes së Berishës në gjykatë, ndërsa theksoi se për të dëshmuar do të thirren edhe deputetë, ish-deputetë dhe gazetarë.

“Prokuroria dhe gjykata ka dhënë dënim për Izet Haxhinë. Haxhia është i paraburgosur. Procesi ka nisur në procesin zero. Rezulton se Fatmir Haklaj është vrasësi, por ai është ekzekutuar dhe nuk ka përse gjykata të hyjë në këtë mes, pasi nuk ekziston personi që akuzohet. Gjithçka ka ndodhur afër selisë së PD-së.

LEXO EDHE:  Sali Berisha takon Avdullah Hotin/ “Ka marrë një mision tejet të rëndësishëm”

Zoti Berisha ka shkuar të vizitojë Zenel Nezën, truprojë i Azem Hajdarit. Ky është thelbi duhet të dihet se çfarë është diskutuar e për këtë Berisha mund të thirret për t’u pyetur. në këtë proces të ri, Prokuroria kërkon që Berisha të pyetet. Në listën e Prokurorisë janë edhe ish-deputetë të PD-së etj. Prokurori do të përpiqet të hetojë çështjen mbi bazën e prokurorëve paraardhësve”, tha gazetarja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Klodiana Lala gazetarja më e mirë investigative e vitit 2019/ Kikia: Kemi nevojë për lajme të tilla

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala gazetarja më e mirë investigative e vitit 2019/ Kikia: Kemi nevojë për lajme të tilla

Klodiana Lala është vlerësuar nga Bashkimi Europian si gazetarja më e mirë investigative e vitit 2019.

Për këtë lajm ka reaguar kolegu i saj Mentor Kikia, i cili e uron publikisht dhe thotë se vlerëson shumë për karaketrin, trimërinë, vendosshmërinë, vullnetin dhe rezistencën para çdo përpjekjeje për ta thyer e për ta fyer.

Ai shprehet se shpesh gazetarët nuk i gëzohen suksesit të ndonjë kolegu, por thekson se kemi nevojë të dëgjojmë të tilla lajme për njëri-tjetrin.

Urime Klodiana….

Gazetarja Klodiana Lala ka marrë një vlerësim si gazetarja më e mirë investigative e vitit 2019-të. Unë nuk kam qenë shumë herë dakord me mënyrën se si Klodiana është prezantuar në studiot ku ka qenë e ftuar. Nuk kam qenë dakord me një lloj qëndrimi të saj dhe të shumë gazetarëve, që më shumë duken si prokurorë se sa si gazetarë.

Megjithatë, unë e vlerësoj Klodianën për vendosmërinë e saj, për karakterin dhe trimërinë(po po, edhe trimërinë, sepse që të bësh gjëra të guximshme duhet të jesh edhe trim). E vlerësoj për vullnetin dhe rezistencën para çdo përpjekjeje për ta thyer e për ta fyer. Unë kam ushtruar gazetarinë e kronikës së zezë dhe atë investigative dhe e di sa e vështirë është. Aq më shumë në këtë kohë kur nëse i shkel në “kallo” dikujt, të kujton emrin e pronarit të medias ku punon. Ne gazetarët s’para e urojmë njëri-tjetrin, madje i gëzohemi ndonjë dështimi.

Por unë dua ta uroj publikisht. Urime Klod! Kemi nevojë të dëgjojmë të tilla lajme për njëri-tjetrin”, shkruan Kikia në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Roli i krimit të organizuar në blerjen e votave/ BE vlerëson me çmimin e parë Klodiana Lalën

Publikuar

-

Nga

Roli i krimit të organizuar në blerjen e votave/ BE vlerëson me çmimin e parë Klodiana Lalën

Gazetarja investiguese, Klodiana Lala, është vlerësuar me çmimin e parë në konkursin e BE-së për shkrimin: “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”.

Lala e fitoi këtë çmim për një investigim të kujdesshëm, verifikim të fakteve dhe vendosmëri për të hedhur dritë mbi një fenomen të pranishëm në shoqërinë shqiptare, por që rrallë është verifikuar tërësisht.

Juria deklaroi se puna e guximshme e gazetares dhe verifikimi i burimeve e bëjnë artikullin të besueshëm dhe me ndikim në shoqëri.

Çmimin e parë juria ja ka dhënë Klodiana Lalës për “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”. Ky çmim i jepet gazetares për një investigim të kujdesshëm, verifikim të fakteve dhe vendosmëri për të hedhur dritë mbi një fenomen të pranishëm në shoqërinë shqiptare, por që rrallë është verifikuar tërësisht”, u shpreh kryetarja e jurisë Albana Kasapi.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala thekson se ky çmim e motivon edhe më shumë.

LEXO EDHE:  Sali Berisha takon Avdullah Hotin/ “Ka marrë një mision tejet të rëndësishëm”

LEXO EDHE:  Vrasja e dy të rinjve/ Rrëfehet i vëllai i Vilson Çutajt: Ata e rrahën Danielin dhe u ngjitën në mal

Faleminderit BE! Ky çmim më motivon edhe më shumë! Faleminderit secilit prej jush që më keni shprehur konsideratat. Mirënjohje!”, deklaron Lala.

Nga ana tjetër, çmimin e dytë e mori gazetari Merxhan Daci për shkrimin “Shteti shqiptar “i varfër” për qytetarët, i pasur për “krerët” e tij. 700 euro një natë në Romë për ministren e Drejtësisë” dhe çmimin e tretë e fitoi gazetari Andi Malasi për kronikën “Ndërtues që vrasin”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vijon pastrimi i Plazhit të Fortesave/ Bashkia Pogradec: Sezonin e ardhshëm veror do kemi…

Publikuar

-

Nga

Vijon pastrimi i Plazhit të Fortesave/ Bashkia Pogradec: Sezonin e ardhshëm veror do kemi…

Bashkia Pogradec prej disa ditësh po punon për pastrimin dhe më pas rehabilitimin e plotë të Plazhit të Fortesave.

Në faqen zyrtare, Bashkia Pogradec paralajmëron se sezoni i ardhshëm veror do ketë plazhin aq shumë të dashur nga të gjithë pushuesit.

Gjithashtu Bashkia bën të ditur se për pak ditë do të nisë edhe ndërhyrja tek problematika e kodrës së kalasë dhe aksit nga Tunelet Panoramikë deri në hyrje të qytetit.

Vijon me intesitet puna për pastrimin dhe më pas rehabilitimin e plotë tek Plazhi i Fortesave. Sezoni i ardhshëm veror do ketë plazhin aq shumë të dashur nga të gjithë pogradecarët por jo vetëm. Ndërkohë që për pak ditë nis ndërhyrja tek problematika e kodrës së kalasë në rrugën unazë dhe aksit nga Tunelet Panoramikë deri në hyrje të qytetit”, thuhet në deklaratën e bashkisë së Pogradecit, e cila ka publikuar edhe disa pamje nga puna./ CNA.al

 

View this post on Instagram

 

Vijon me intesitet puna për pastrimin dhe më pas rehabilitimin e plotë tek Plazhi i Fortesave. Sezoni i ardhshëm veror do ketë plazhin aq shumë të dashur nga të gjithë pogradecarët por jo vetëm. Ndërkohë që për pak ditë nis ndërhyrja tek problematika e kodrës së kalasë në rrugën unazë dhe aksit nga Tunelet Panoramikë deri në hyrje të qytetit. #Çdoditënëpunë

A post shared by Bashkia Pogradec Faqja Zyrtare (@bashkiapogradec) on

LEXO TE PLOTE