Connect with Us

Një mesazh për “humanistin” Sandër Lleshaj/ Për çfarë na duhet një “kapter” ministër

Politikë

Një mesazh për “humanistin” Sandër Lleshaj/ Për çfarë na duhet një “kapter” ministër

Publikuar

-

Një mesazh për “humanistin” Sandër Lleshaj/ Për çfarë na duhet një “kapter” ministër

Shpëtimi i Alvin Berishës nga kampi i “ferrit” në Al Holt ë Sirisë në nëntor të vitit 2019, ishte lajmi më i bujshëm në mediat shqiptare, por edhe mediat italiane gjithashtu i dhanë një jehonë të fortë.

11-vjeçari, Alvin Berisha, i cili preku zemrat e shqiptarëve pasi kishte mbetur i vetëm në kampin famëkeq në Siri, u shpëtua falë ndërhyrjes së ekipit të emisionit Italian “Le Iene”, pjesë e të cilit ishte edhe gazetari shqiptar Taulant Kopliku.

11 vjeçari mbërriti më pas në Romë nga Bejruti, falë korriforit humanitar të mundësuar nga Kryqi i Kuq me gjysëm hënën e kuqe por dhe nga impenjimi i shërbimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë, në bashkëpunim dhe me presidencën dhe kryeministrinë italiane.

Por, edhe pse shpëtimi i Alvin Berishës u tentua të përdoret edhe politikisht.

Ishte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili doli u “kapërdis” nëpër ekrane, duke tentuar të marrë mbi vete meritat e shpëtimit të Alvin Berishës.

Në një dalje televizive në nëntor të 2019, Lleshaj tha se mbërrita e tij në Liban nuk ishte vetëm për shpëtimin e Alvinit, por edhe për të vazhduar planin për të gjetur të gjithë shqiptarët e tjerë që ndodhen në kampet e ISIS.

“Qeveria shqiptare ka muaj që ka përgatitur një plan për tërheqjen e qytetarëve shqiptarë që janë përfshirë në këtë dramë jashtëzakonisht të madhe, sidomos fëmijët. Plani pësoi ndryshime të papritura për shkak të ndryshimit të kontekstit gjeopolitik në rajon. Gjë që ka bërë që duhet riparë i gjithë plani. Ne jemi të angazhuar dhe të përgatitur dhe për ta vijuar atë që të gjithë qytetarët shqiptarë, kryesisht fëmijët që janë përjashtuar nga veprimtaria e pjesëmarrjes në veprimtari terroriste, të kthehen menjëherë në atdhe. Zona është një mjegull të plotë. Është një situatë e paqartë, nga rreziqe të shumta. Ardhja ime këtu nuk ishte thjeshtë ndjekja e operacionit të gjetjes së Alvin Berishës, por gjetja edhe e qytetarëve të tjerë shqiptarë”- tha në atë kohë Lleshaj.

LEXO EDHE:  “Mua s’më kanë gënjyer prindërit, as Mjafti e as Rilindja”/ Aktivisti i njohur flet pa “dorashka”   

Por, çfarë ndodhi?

Prej gati një viti që u shpëtua Alvin Berisha, përtej propagandës që u bë në media për të nxjerrë “hero” Sandër Lleshajn, nuk dihet më asgjë për fatin e shumë shqiptarëve të tjerë të mbetur në Siri.

Ndërsa një ditë më parë, ministri Lleshaj tha se ndodhet në Liban dhe po përpiqet për të riatdhësuar gratë dhe fëmijët të mbetur në kampin e Sirisë.

Gjatë një interviste në emisionin “Open”, Lleshaj ka lëshuar “perlen” e radhës, ndërsa tha se: “Unë nuk e kam për detyrë ligjore të riatdhesoj fëmijët shqiptarë në kampin Al Hol. Po e bëj për humanizëm.”

Në fakt, nëse një ministër i Brendshëm, nuk iu shërben qytetarëve, nuk ka asnjë kuptim të jetë ministër.

Pse duhet që shqiptarët të paguajnë një ministër që nuk e paska për detyrë t’iu shërbejë qytetarëve.

Dhe nëse vërtetë Sandër Lleshaj është kaq human sa pretendon, 50 mijë eurot, që thotë se ka kushtuar makina luksoze me të cilën shëtit rrugëve të Shqipërisë, do të kishte qënë më mirë të ishin vënë në shërbim për shpëtimin e fëmijëve të mbetur në Siri.

S’ka ministër të Brendshëm në botë që ska detyrim të ndihmojë qytetarët e tij.

Ai nuk duhet të rrijë asnjë minutë në detyrë nëse nuk është në shërbim të qytetarëve.

Për çfarë na duhet ministri i Brendshëm, nëse nuk iu shërben qytetarëve. Apo për “kapter” që shëtit me BMW-në luksoze apo të zihet me gazetarët e të kërcënojë njerëzit?./ CNA.al

Gazetari që shpëtoi Alvin Berishën i “përvishet” Lleshajt/ Ja kush është detyra jote

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hajdari “godet” Bashën/ E ka kthyer partinë në sh.p.k. që drejtohet nga familjarë

Publikuar

-

Nga

“Mos më jep mend mua”/ Rudina Hajdari përplaset me Baton Haxhiun

Deputetja Rudina Hajdari është pyetur mbrëmjen e sotme nga analisti Agron Gjekmarkaj se përse nuk lidh aleancë me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Hajdari tha se nuk lidh aleancë me partitë e kthyera në sh.p.k. që drejtohen nga familjarë dhe që duan vetëm të vjedhin.

Këto janë kthyer në sh.p.k. Drejtohen nga familjarë. Ka parti në formë sh.p.k-je që vetëm duan të vjedhin”, u shpreh ajo në emisionin “Open”.

Hajdari theksoi më tej se nuk do të bashkëpunojë as me të majtën dhe as me të djathtën.

LEXO EDHE:  Publicly threatened the journalist /Andi Përmeti puts Sander Lleshaj with “shoulders behind the wall”

LEXO EDHE:  Siri, ISIS-i ekzekuton 9 persona sepse ishin homoseksualë

As e majta as e djathta nuk ekziston më. I kanë ndryshuar metodologjitë sa herë kanë dashur, janë kthyer në dy banda që luftojnë me njëra tjetrën që nuk bëjnë kompromis me qytetarët, partitë kërkojnë një lloj rrotacioni. ata janë forca më e madhe në Shqipëri. Në momentin që iu bashkova PD kam parë sjellje të pahijshme në momentin  që dogji mandatet, unë kam vendosur për të përfaqësuar demokratët pasi ne po mundohemi të krijojmë diçka ndryshe”, nënvizoi deputetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jozefina Topalli me parti të re/ Bushati: PD po të donte le ta mbante, akuzat ndaj saj të tepërta

Publikuar

-

Nga

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Analisti Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e sotme akuzat e drejtuara nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila po krijon një parti të re.

Bushati tha se Topalli ka qenë gjithmonë kundër kryeministrit Edi Rama dhe i cilësoi absurd akuzat se po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

Përsa i përket deklaratave se ish-kryeparlamentarja po i merr votat Lulzim Bashës, analisti deklaroi në emisionin “Open” se vetë Basha e ka lejuar këtë gjë.

Të vish e të thuash që Jozefina Topalli po bashkëpunon me Ramën kjo më duket shumë.

Këta që thonë Jozefina Topalli po i merr votat PD-së, PD po të donte le ta mbante brenda”, theksoi Andi Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi habit me deklaratën/ Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin, me Nanon më ndante plumbi

Publikuar

-

Nga

Murrizi habit me deklaratën/ Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin, me Fatos Nanon më ndante plumbi

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa foli për vrasjen e ish-dhjetoristit Azem Hajdari.

Murrizi tha se ka dashur të vrasë ish-presidentin Rexhep Mejdani, ndërsa me ish-kryeministrin Fatos Nano e ndante vetëm plumbi.

Ai deklaroi në emisionin “Open” se disa eksponentë të PD-së e kishin gënjyer duke i thënë se Fatos Nano, Fatos Klosi dhe Rexhep Mejdani kishin gisht në vrasjen e Azem Hajdarit.

Deklarata:

Murrizi: Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin. Hë ç’a më shikoni kështu. Po re po kam dashur ta vras me tër mend. Se të gjithë e shihnin si vrasësin e Azem Hajdarit. Me Fatos Nanon na ndante lumbi. Hipokritët e politikës kanë akuzuar me pa të drejtë personat e pafajshëm për vrasjen e Azem Hajdarit.

LEXO EDHE:  Lleshaj thirrje qytetarëve/ Mbështesni Policinë e Shtetit

LEXO EDHE:  “Mua s’më kanë gënjyer prindërit, as Mjafti e as Rilindja”/ Aktivisti i njohur flet pa “dorashka”   

Vasili: Kemi temë tjetër.

Murrizi: Lëre çfarë teme ke ti, shqiptarët duan të dinë të vërtetën. Këta birbo kanë vite që mashtrojnë. Më kanë thënë që Fatos Nano, Fatos Klosi, Rexhep Mejdani kanë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Këta yzmeqarë nuk i marr as për të pastruar halet unë.

LEXO TE PLOTE