Connect with Us

Miratimi i vaksinës anti Covid/ Agjencia amerikane e barnave jep udhëzime më të rrepta

Bota

Miratimi i vaksinës anti Covid/ Agjencia amerikane e barnave jep udhëzime më të rrepta

Publikuar

-

Vullnetarët vunë 20 mijë flamuj të vegjël amerikanë përreth monumentit të Uashingtonit në kryeqytetin e vendit të martën, ditën që në Shtetet e Bashkuara numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 arriti në 200 mijë. Çdo flamur përfaqësonte 10 viktima që kanë humbur jetën prej momentit që virusi u fut për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij viti.

Gjatë një shërbimi ndërfetar të mbajtur tek monumenti i Uashingtonit për të shënuar ditën e trishtë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve tha se numri i lartë i vdekjeve ishte “i parandalueshëm” dhe i bëri thirrje vendit që të përqafojë shkencën për të parandaluar humbjet në të ardhmen
Në prill, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci, tha se numri i të vdekurve do të arrrinte në “rreth 60 mijë”, ndërsa Presidenti Donald Trump, i cili më herët e kishte minimizuar koronavirusin si diçka të ngjashme me gripin sezonal, tha në muajin maj se numri i të vdekurve mund të arrinte nga 75 mijë deri në 100 mijë njerëz.

Por tashmë ekspertët e shëndetit në universitetin e Uashingtonit thonë se numri i të vdekurve mund të arrijë në 410 mijë deri në fund të vitit.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të vdekjeve mes të gjitha vendeve, por disa shtete në Evropë dhe Amerikën Latine kanë regjistruar më shumë vdekje në bazë të numrit të popullsisë.

Në fund të prillit në Shtetet e Bashkuara regjistroheshin më shumë se 2 mijë vdekje në ditë si pasojë e koronavirusit. Aktualisht kjo shifër është rreth 800 të vdekur në ditë. Ekspertët e mjekësisë po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë dhe mund të sigurojnë miratimin për përdorimin e saj gjatë muajve në vazhdim. Por pa një vaksinë dhe me mbërritjen e motit sezonal të ftohtë, ekspertët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet sërish.

Shtypi ka njoftuar se Administrata e Ushqimit dhe e Barnave, po merr në konsideratë një sërë udhëzimesh të reja e më të rrepta për autorizimin emergjent të një vaksine të mundshme kundër COVID-19.

Sipas rregullave të reja të propozuara u kërkohet kompanive farmaceutike të vëzhgojnë pjesmarrësit në provat klinike të fazës së vonë për të paktën dy muaj, pasi të marrin dozën e dytë dhe përfundimtare të një vaksine eksperimentale.

Në bazë të udhëzimeve, do të vëzhgohen të paktën edhe pesë raste të rënda me COVID-19 mes vullnetarëve që morën një vaksinë neutrale, të njohur si placebo.

Dy kompani farmaceutike që janë duke zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit, Moderna dhe Pfizer, kanë fillur vetëm administrimin e dozave të dyta tek vullnetarët e tyre.

LEXO EDHE:  Shtohen rastet me koronavirus/ 3 autoambulanca mbërrijnë tek Infektivi

Nëse rregullat e reja miratohen, një autorizim për një vaksinë të re do të merrej pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Presidenti Donald Trump ka thënë prej disa javësh se vaksina kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion ose në tetor ose menjëherë para ditës së zgjedhjeve.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe agjenci të tjera dhe ente rregullatore të qeverisë federale kanë parë që besueshmeria ndaj tyre ka rënë si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të administratës për të rishikuar raportet dhe udhëzimet e tyre për të ruajtur pikëpamjet e zotit Trump lidhur me natyrën e pandemisë.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një rritje të rasteve të reja me koronavirus në më shumë se 20 shtete, me shumë raste infektimesh të raportuara në kolegje dhe unversitete si rezultar i kthimit të studentëve që nuk respektojnë udhëzimet për distancim fizik. Përhapja e virusit po ashtu ka shkaktuar kaos për shkollat në të gjithë vendin. Administatorët dhe stafi pedagogjik po përballen me vështirësitë e mësimit përmes internetit ose me një kombinim të mësimit në internet dhe në disa ditë në bankat e shkollës.

Anëtarët e bordit të arsimit në kontenë Miami-Dade në Florida, distrikti i katërt shkollor më i madh në Shtetet e Bashkuara, votoi të martën për rikthimin e nxënësve në shkollë duke nisur prej mesit të tetorit. Vendimi u arrit pas një mbledhje prej 29 orësh pa ndërprerje, që përfshinte 18 orë dëshmi publike nga më shumë se 750 persona.

Në bazë të planit të paraqitur nga shefi i arsimit Alberto Carvalho, fëmijët deri në klasë të parë, si dhe ata me nevoja të veçanta, do të kthehen në shkollë me 14 tetor ndërsa pjesa tjetër e nxënësve do të kthehen në klasa më 21 tetor.

Prej fillimit të muajit gusht procesi i mësimdhënies përmes internetit në kontenë Miami-Dade ka patur shumë probleme, përfshirë ndërprerje të qasjes në rrjet, probleme me programet kompjuterike dhe një sulm kibernetik nga një nxënës i një shkollë të mesme./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të ngritur një komision të posaçëm parlamentar mbi raportin e Dick Maryt, Kuvendi ka vendosur zhvillimin e një seancë me debat.

Në axhendën e Kuvendit është parashikuar që ditën e premte të zhvillohet një tjetër seancë plenare me një minutazh prej 180 minutash, i cili do të ndahet ndërmjet maxhorancës dhe opozitës dhe fokusi i diskutimeve do të jetë kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm.

Në dokumentin e depozituar në protokollin e Kuvendit shprehet qartë se socialistët kërkojnë “Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimatari kriminale e drejtuesve të UÇK në territorin e Shqipërisë”.

Ky komision ka si detyrë hartimin e një raporti të detajuar mbi gjetjet që do të administrojë për një periudhë 3 mujore dhe më pas do të dalë me një rezolutë të cilën parlamenti do ta miratojë.

LEXO EDHE:  Prej 10 ditësh i infektuar me Covid/ Rëndohet gjendja e Koço Devoles, futet në intubim

LEXO EDHE:  Konfirmohet me koronavirus një tjetër politikan/ Shtrohet në spital ish-deputeti i PS-së

Propozimi i numrit dy të socialistëve erdhi për shkak të debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK-së./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, del se gjatë pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë rritur për 17 për qind rastet e dhunës në baza gjinore.

“Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, tha ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Twitter.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ambasada amerikane i bëri thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile, që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur viktimat e dhunës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ju bëjmë thirrje të gjithë parnerëve në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur më të prekurit dhe për të hetuar dhe gjykuar të gjitha incidentet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Kosova dhe shumë vende të botës kanë raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin gusht janë paraqitur mbi 1,338 raste të dhunës ndaj grave, prej tyre katër raste kanë përfunduar me vdekje./rel

LEXO EDHE:  Punonjësja me koronavirus/ Kadastra e Korçës: Institucioni jofunksionl, test edhe familjarëve e saj

LEXO EDHE:  Punonjësja me koronavirus/ Kadastra e Korçës: Institucioni jofunksionl, test edhe familjarëve e saj

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sërish shifra alarmante në Kosovë/ Shënohen 9 viktima dhe qindra të infektuar

Publikuar

-

Nga

Covid mbërthen institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1 651 tamponë të realizuar kanë rezultuar pozitivë 704 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 36.253.

IKShPK ka raportuar 9 vdekje nga koronavirusi duke e çuar numrin total të viktimave në 948. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç).

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 391 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137./CNA.al

LEXO TE PLOTE