Connect with Us

“Ministri problematik vijon të sjellë probleme”/ PAA: Rama po bllokon të ardhmen europiane

Politikë

“Ministri problematik vijon të sjellë probleme”/ PAA: Rama po bllokon të ardhmen europiane

Publikuar

-

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ PAA thirrje deputetëve: Votoni me përgjegjësi maksimale

Partia Agrare Ambientaliste akuzon kryeministrin Edi Rama se po pengon me vetëdije të ardhmen europiane të vendit.

Në një deklaratë për mediat, PAA thekson se ky bllokim i vetëdijshëm i Ramës është një dështim turpërues për shqiptarët.

Sipas PAA-së, Damian Gjiknuri, i cili është përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, vijon të sjellë probleme.

“Rilindja po rilind sjelljet vetë-izoluese të periudhës komuniste. Prishja e frymës së konsensusit të 5 Qershorit  dhe propozimet deformuese për listat apo koalicionet po bllokojnë çeljen e negociatave me BE. Ky bllokim i vetëdijshëm i Ramës është një dështim turpërues për shqiptarët.

Ministri problematik që keq-përdori djemtë problematikë për tërmetin elektoral në Dibër, vazhdon të ofrojë opsione problematike, pavarësisht nga tërmeti diplomatik që shkaktoi në 2017 vjedhja e votave në Dibër, por jo vetëm në Dibër.

LEXO EDHE:  Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës/ Propagandë boshe si në komunizëm

PAA i bën apel opinionit publik në radhë të parë dhe opozitës së bashkuar që:

1. Të ndalin këtë dështim kombëtar;

2. Të eleminojnë cënimin e zgjedhjeve 2021 dhe

3. Të garantojnë që çdo proçes para, gjatë dhe pas zgjedhjeve 2021 do të:

a. Përmbushë standartet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe

b. Pasqyrojë të pa-deformuar dhe të pa-manipuluar vullnetin e lirë të çdo votuesi.”-thuhet në deklaratë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

U vetshpall kandidat për kreun e PD/ Kadilli: I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli është vetshpallur kandidat për të qenë në krye të Partisë Demokratike ka treguar arsyen se përse vendosi të marrë këtë vendim. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Kadilli u shpreh se pikënisja për një opozitë të re ka qenë momenti i konstatimit të humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi se ky është momenti më i dobët që PD ka pasur ndonjëherë.

I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha, ia kam thënë më 8 Mars që nëse humb do më keshë përballë. Në momentin që u realizua fakti i humbjes konstatoj me zemërim që PD ka hyrë në një cikël zbritje, duhet të fillojmë që sot për një opoztitë të re. Ky është momenti më i dobët ndonjëherë i PD. Opozita ka humbur dhe Basha është përgjegjës për fitoren e Ramës. Ai është zgjedhur kryetar partie dhe jo inventarizues humbjesh”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhet e 25 Prillit/ Gjekmarkaj: Vjedhja e votave tragjedi e demokracisë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Deputeti i zgjedhur i PD në Lezhë Agron Gjekmarkaj ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve është tragjedi e demokracisë shqiptare.

I ftuar në studion e “Real Story” ai deklaroi se kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, por ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandwich.

Unë mendoj që temat e emisionit këto dy javë duhet të kishin pasur në fokus si u vodhën zgjedhjet. Mendoj që shumica e shqiptarëve e besojnë. Narrativa ndryshon kur je në studiot e Tiranës dhe tjetër është kur je me statusin e dëshmitarit në një histori. Ndoshta unë do kisha pasur tjetër qasje nga një studio televizive, ndryshe kur merr informacion në gjithë Shqipërinë se çfarë ka ndodhur.

Nuk është term i fortë sepse më duket term i vërtetë, tragjedia e demokracisë shqiptare, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve, por kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, sigurisht ka pasur ndonjë tentativë për prishje fletësh votimi, ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandëich dhe kanë ndikuar në të gjitha format e mundshme që të trukohet dhe të ndryshojë vullneti i elektorëve në kutinë e votimit dhe pjesërisht ia kanë dalë duke ia hequr një sasi mandatesh opozitës shqiptare, duke penguar ardhjen e saj në pushtet me artifice.

Kush janë këto artifice? Janë disa, i ka renditur PD në ankimin që i ka çuar KAS. Përdorimi i parave të tërmetit, menaxhimi i vaksinës dhe pandemisë, punësimet e paligjshme që u bënë, fryrja e administratës, forma më tipike siç janë aleancat në qytete të caktuara me grupe të njohura për kriminalitet”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lindi si parti pa ideologji”/ Mentor Kikia: LSI është fshirë nga skema politike

Publikuar

-

Nga

“Lindi si parti pa ideologji”/ Mentor Kikia: LSI është fshirë nga skema politike

Gazetari Mentor Kikia u shpreh mbrëmjne e sotme se LSI ka qenë nën objektivin e kryeministrit Edi Rama për tu fshirë nga skena politike.

Në një intervistë për emisionin PolitikOn, Kikia theksoi se PS dhe PD janë parti që lindin duke përfaqësuar një bazë ideologjike, ndërsa shtoi se LSI lindi si një parti pa ideologji, por si një parti me njerëz të pakënaqur

Të kritikosh humbësin është gjëja më e thjeshtë. Ata që kanë humbur janë në një proces legal kontestimi dhe nuk e kanë pranuar rezultatin. Për të thënë të vërtetën është më demokratike në 30 vite se po bëhet në mënyrë institucionale. Për të arritur në përfundimin nëse LSI është fshirë nga skena politika, ashtu sikurse qenë një objektiv i Ramës, që ka dashur të krijojë një pol me dy parti kryesore, duke eliminuar gjithë aktivitetin politik të LSI-së.

PS dhe PD janë parti që lindin duke përfaqësuar një bazë ideologjike. LSI lindi si një parti pa ideologji, por si një parti me njerëz të pakënaqur. LSI në këto kushte, u krijuar perceptimi i njerëzve që kanë nevoja që e shihnin partinë për të kapur një vend në administratë. LSI konsiderohej si një parti që të siguronte punë, si një parti interesi”, tha Kikia./CNA.al

LEXO TE PLOTE