Connect with Us

Makina përplaset me një autobot te Rruga e Kombit/ Disa persona të plagosur

Kronika

Makina përplaset me një autobot te Rruga e Kombit/ Disa persona të plagosur

Publikuar

-

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit.

Mësohet se një autobot është përplasur me një makinë ndërsa raportohet për disa persona të plagosur. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ka përfunduar disa metra jashtë rruge.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vetëvritet me armë zjarri e reja në Tiranë/ Procedohen 4 persona

Publikuar

-

Nga

Vetëvritet me armë zjarri e reja në Tiranë/ Procedohen 4 persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku një grua i ka dhënë fund jetës në rrethana misterioze.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, ku në banesë, e ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasja M.H., 33 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., kreu vetëvrasjen.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas këmbësorin

LEXO EDHE:  Aksident në Durrës/ Makina kthehet përmbys, shoferi përfundon në spital

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Jahti i braktisur në Shëngjin/ Shoqërohet një shtetas francez

Publikuar

-

Nga

I dënuar për abuzim seksua/ Kapet 46-vjeçari teksa po arratisej drejt Greqisë

Një shtetas francez është shoqëruar nga punonjësit e policisë në komisariatin e Lezhës.

Mësohet se shoqërimi i tij është bërë në kuadër të hetimeve për jahtin që u gjet i braktisur pak ditë më parë në Shëngjin.

Efektivët kanë gjetur indicie brenda jahtit që e dërgojnë te shtetasi francez, ndërsa ky i fundit ka pranuar që jahti është i tij.

LEXO EDHE:  Alarmohet Stambolli/ Një burrë qëllon me armë zjarri drejt makinave (Video)

LEXO EDHE:  Laç, perplasen dy makina, ne gjendje te rende tre persona

Ai ka thënë para bluve se kishte ndaluar për të takuar disa miq, por ka pasur probleme me karburantin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Asnjë tolerim për mosmbajtjen e maskave/ Policia bën “namin” me gjoba

Publikuar

-

Nga

Asnjë tolerim për mosmbajtjen e maskave/ Policia bën “namin” me gjoba

Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë, 523 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 121 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ 38 vjeçari në luftë me jetën

LEXO EDHE:  Përplasi për vdekje të miturën/ Arrestohet autori në Elbasan

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE