Connect with Us

Largimi masiv i të rinjve nga vendi/ Topalli: Fajtorët janë tre shahistët, mjeranë!

Politikë

Largimi masiv i të rinjve nga vendi/ Topalli: Fajtorët janë tre shahistët, mjeranë!

Publikuar

-

Largimi masiv i të rinjve nga vendi/ Topalli: Fajtorët janë tre shahistët, mjeranë!

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me raportin e Eurostat për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Topalli tregon tre fajtorët e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria. Sipas saj, jane tre shahistët që mendojnë se vendosin për jetën e fatin e çdokujt.

“Mjeranët kanë frikë nga ndryshimi! 30.5 mijë shqiptarë, kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera ,nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s! Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç, sipas Eurostatit. Fajtoret per kete boshatisje te vendit kane emra. Jane tre shahistet qe mendojne se vendosin per jeten e fatin e cdokujt. Prandaj po mbyllin sistemin e po vendosin pragje qe te mos lejojne me ligj asnje levizje per ndryshim. Mjeranet!”, shkruan Topalli.

Më tej ajo nënvizon se më e keqja është se ka pasur numër të lartë aplikimesh për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç.
Sipas Topallit kjo është dramë që kërkon kurajo për të ndryshuar situatën.

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Dy figura të rëndësishme të PD kërkuan shkarkimin e Bashës

“Por e keqja s ‘ka fund! Shumë e lartë është ikja e minorenëve. Në periudhën janar 2019-gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç, që përbën rreth 29% të aplikimeve nën 34 vjeç, ose 23% të totalit. Kjo është drama më e madhe shqiptare. Drame që kërkon kurajo për të ndryshuar situatën! Kurajo për të thënë të vërteta. Kurajo për të sjellë ndryshimin e shpresën!”, përfundon Topalli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali i Metës me nënshtetësinë alarmoi Brukselin/ KE ndërhyri për të ndaluar dhënien e pasaportave pa protokolle sigurie

Publikuar

-

Nga

Skandali i Metës me nënshtetësinë alarmoi Brukselin/ KE ndërhyri për të ndaluar dhënien e pasaportave pa protokolle sigurie

Nga Adriatik Doçi*

Skandali i presidentit Ilir Meta me dhënien e nënshtetësisë shqiptare, në shkelje të flagrante të ligjit dhe duke anashkaluar protokollet e sigurisë, personazheve anonimë dhe të dyshimtë, me qëllim për të lëvizur pa viza në Evropë, ka shqetësuar institucionet e larta të Bashkimit Evropian, të cilat kanë ndërhyrë për të t’i dhënë fund kësaj historie të paprecedentë abuzimi.

Alarmi nga BE ka qenë edhe arsyeja e ndryshimi të ligjit për nënshtetësinë të votuar nga Kuvendi para disa muaj që Meta e ka rrëzuar.

Siç zbulon Shqiptarja.com, duke lexuar aktet e Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe Komisionin e Ligjeve, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, gjatë shqyrtimit të ligjit të ri për nënshtetësinë, ka paraqitur shqetësimin e Brukselit dhe ka kërkuar që dhënia e shtetësive të veçanta, në emër të interesit kombëtar, të mos i lihej më në dorë presidentit, por të ngrihej një strukturë e posaçme, për verifikimin e të gjithë peronave që kërkojnë të marrin shtetësinë shqiptare, pa plotësuar kushtet ligjore, por si personalitete.

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë së datës 27 korrik 2020, ku u miratua ligji i ri, gjatë diskutimit të nenit për dhënien e shtetësisë shqiptare për raste të veçanta, si përjashtim nga ligji, përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme theksuan se ngritja e një strukture verifikuese për këtë raste në varësi të qeverisë, reflektonte një shqetësim të Komisioni Evropian.

“…është me vend që reflektohet një lloj shqetësimi nga Komisioni Evropian, që është ngritur edhe në raportimin e fundit që ne kishim në Komitetin për Drejtësi, Liri dhe Siguri, në kuadër të raportimeve që ne bëjmë në përmbushje të detyrimeve lidhur me plotësimin e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të progres-raportit”, ka pohuar Rovena Voda.

Referuar procesverbalit të mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, Komisioni Evropian është shqetësuar pikërisht për mungesën e kontrollit të sigurisë dhe pastërtisë së figurës të të huajve që pajisen me nënshtetësi dhe rrjedhimisht me pasaporta shqiptare nga presidenti, në emër të interesit kombëtar.

Në këtë kuadër, Komisioni Evropian ka kërkuar në ligjin e ri për shtetësinë të parashikohej kontrolli i kushteve të sigurisë dhe pastërtisë së figurës së këtyre personave, duke zbatuar standardet më të larta. Për zbatimin e këtij parashikimi është kërkuar ngritja një agjencie shtetërore e posaçme në varësi të ministrit. Organizimi dhe funksionimi i agjencisë duhet miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Propozimi i Komisionit Evropian është pranuar nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas nga Komisioni i Sigurisë, duke u reflektuar në ligjin e ri.

Ligji, i cili i jepte fund abuzimit me dhënien e nënshtetësive, u kundërshtua ashpër nga Ilir Meta dhe u kthyer mbrapsht me dekretin numër 11591, datë 10 gusht 2020, duke u ndalur gjatë në kundërshtimin e nenit 9 të ligjit të ri, i cili reflektonte pikërisht propozimin e Komisionit Evropian, për verifikimin e nënshtetësive të veçanta.

LEXO EDHE:  Covid-19 zbret tek më të rinjtë/ Ulet me dy vjet mosha mesatare e jetëve të humbura

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Dy figura të rëndësishme të PD kërkuan shkarkimin e Bashës

Sipas Metës “Neni 9, i ligjit, që trajton dispozitën e rasteve të veçanta të fitimit të shtetësisë shqiptare, shkel nenin 19 dhe 92 të Kushtetutës, si dhe mbivendos organet shtetërore duke dubluar kompetencat dhe fryrë administratën, në shkelje të efiçencës dhe duke shkaktuar kosto direkte në buxhetin e shtetit”.

Kuvendi e rivotoi në shtator pa asnjë ndryshim ligjin, i cili ka hyrë në fuqi në mes të muajit tetor 2020. Në fakt rezulton se shqetësimi i Metës nuk ishte mbivendosja dhe kostoja në buxhet, por vijimi dhënies së nënshtetësisë shqiptare në mënyrë abuzive si të ishin teserat e LSI-së.

Presidenti Ilir Meta ka përdorur në mënyrë abuzive pikën 7 të nenit 9 të ligjit të vitit 1998, duke u dhënë nënshtetësinë shqiptare, në shmangie të ligjit, në emër të interesit kombëtar, si heronj dhe personalitete mbi 800 personave nga Afrika, Arabia, Turqia, Ukraina, Rusia si dhe shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia, pa plotësuar kushtet ligjore.

Një pjesë e papërfillshme e këtyre personave janë vërtetë personalitete në fushat e tyre, por shumica e emrave rezultojnë personazhe anonimë, këngëtar dasmash dhe tallavaje, një personazh i dënuar me vendim të prerë për vrasje, manipulues votash, njerëz të akuzuar për vjedhje, grabitje pronash dhe të përfshirë në skandale nga më të ndryshmet.

Një nga rastet ishte ai i futbollistit ganez Winnful Essua Joseph Cobbina, i cili ka përfituar nënshtetësinë brenda 8 ore nga kërkesa, si qokë e Ilir Metës për presidentin e Klubit Tirana, në një kohë kur futbollisti ishte marrë i pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit që mund të ishte pikërisht një nga kushtet përjashtuese për të fituar nënshtetësinë.

Këta personazhe e kanë marrë shtetësinë me firmën e Ilir Metës në emër të interesit madhor kombëtar dhe si ‘asete kombëtare’, alibi kjo për të shmangur ndjekjen e procedurave ligjore dhe Ministrinë e Brendshme, pasi përfituesit nuk plotësonin kushtet ligjore, sidomos atë të qëndrimit jo më pak se 5 vite në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Greva e urisë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtares, dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Greva e urisë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtares, dërgohet me urgjencë në spital

Prej disa javësh naftëtarët e Ballshit kanë filluar grevën e urisë si shenjë rebelimi dhe proteste për të kërkuar pagat e prapambetura.

Fillimisht ishin burrat ata që hynë në grevë, por për shkak se gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua, u zëvendësuan nga gratë naftëtare.

Por mbrëmjen e sotme është raportuar se njëra prej naftëtareve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Silva Fejzaj është dërguar me urgjencë në Spitalin e Ballshit, ku ndodhet nën trajtimin e mjekëve, por nuk dihet ende nëse gjendja e saj është stabilizuar.

LEXO EDHE:  Vrojtimi me klientët e bankave/ Mosha e vjetër me llogari kursimi, të rinjtë me karta krediti

LEXO EDHE:  Prindërit më të rinj në planet/Do habiteni me moshat e tyre

Ndërkohë, edhe gjendja shëndetësore e grevisteve të tjera po vjen duke u përkeqësuar, por ata nuk pranojnë të dalin nga greva pa marrë pagat e prapambetura.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se nuk do të ulet të negociojë me ta pa dalë nga greva, pasi pretendon se qeveria nuk ka pse merr përsipër kusuret e privatit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jorida Tabaku i hakërrehet Veliajt/ Tirana po zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit

Publikuar

-

Nga

Jorida Tabaku i hakërrehet Veliajt/ Tirana po zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sulmuar ashpër kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për shkak të ndërtesave të larta.

Tabaku ka publikuar një video të Veliajt, ku Tirana duket e mbuluar nga smogu, ndërsa ngre akuzat se kjo ndodh për shkak të betonizimit dhe kullave.

“Na ishte një herë një qytet që quhej Tirana. Dikur nga rrugët e saj shihje malin e Dajtit, shtëpitë e vjetra dhe vilat e viteve 1930. Englendiseshe në rrugicat e qeta dhe të bukura të Tironës derisa një ditë filluan ta kafshojne qytetin. Duke e lënë pa histori, pa hapësira dhe duke ia fshirë Dajtin nga sytë. Prej 5 vitesh në qytet sheh vetëm beton, pluhur, maune dhe gropa që ngrenë lart e më lartë godina.

LEXO EDHE:  Prindërit më të rinj në planet/Do habiteni me moshat e tyre

LEXO EDHE:  Topalli publikon foton e ditës/ “Thumbon” politikanët

Kryebetonieri që shitet si ambientalist shton kullat në Tiranë. Pastaj ato i bekon si pemë dhe pyllin e betonit e quan orbital. Ndërsa Tirana zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit. Kështu një ditë prej ditësh çibani real do të marrë përgjigjen e merituar për paudhësitë e tij gjithë këto vite. Që realiteti i qytetit të mos jetë më i një vendi ku çimento dhe pluhuri zënë vendin e oksigjenit”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE