LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetuese/ Afati dhe kriteret

23 Shtator 2020, 15:02, Politikë CNA
Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetuese/

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi sot se ka rishpallur vakancën duke hapur procedurën e aplikimit për një vend në Gjykatën Kushtetuese të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të Fatos Lulos, i cili u shkarkua nga detyra nga vettingu në 17 korrik 2018.

Të interesuarit për vendin e lirë duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 13. 10.2020 në zyrën e protokollit të Kuvendit. Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtarë duke qenë akoma jashtë funksionimit.

Kushtet për t?u zgjedhur gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
? të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
? të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
? të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;
? të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
? të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
? të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.

 Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
? të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
? të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
? të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.
v Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
? vjetërsisë në profesion;
? përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
? kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
? treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
? ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
? informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

 Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
? Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant;
? Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);
? Fotokopje të kartës së identitetit;
? Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar.
? Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.
? Formularin e aplikimit të plotësuar ?Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta?, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 ?Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?. Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 13. 10.2020 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën: Kuvendi i Shqipërisë, Blv. ?Dëshmorët e Kombit?, Nr. 4, Tiranë.
Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t?i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lajmet e fundit nga