LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënoi publikisht gazetarin/ Përmeti “kryqëzon” Lleshajn: Përgjigju këtyre pyetjeve, mjaftojnë vetëm 30 sekonda

23 Shtator 2020, 06:59, Politikë CNA
Kërcënoi publikisht gazetarin/ Përmeti

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka folur sërish sot në lidhje me skandalin e denoncuar nga CNA.al, në të cilin është përfshirë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Bëhet fjalë për blerjen e një mjeti luksoz nga Policia e Shtetit për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, por që mjeti është sjellë në Shqipëri nëpërmjet një procedure ekstraligjore dhe përdoret nga ministri Sandër Lleshaj.

I ftuar në A2 CNN, deputeti Përmeti theksoi se është shumë e rëndë, që një ministër, në vend që të shpenzojë 30 sekonda dhe të nxjerrë dokumentet e blerjes së mjetit, sulmon publikisht gazetarin që publikoi skandalin.

?Ministri duhet të publikonte dokumentat e makinës, dhe të tregonte sa është blerë dhe tiu përgjigjet pyetjeve:

A ishte i zhdoganuar mjeti atë ditë?

A kishte siguracion mjeti, ditën që unë fola në parlament?

A ishin falso targat e mjetit, apo janë të një institucioni tjetër?

Por, ministry në vend që të nxjerrë dokumentet, në çdo interpelancë ka vetëm një përgjigje.?Këtu nuk merrem me thashetheme, shkoni në gjykatë?.

Një ministër sulmon publikisht dhe kërcënon një gazetar, në vend që të shpenzojë 30 sekonda për të nxjerrë dokumentet.

Është shumë e rëndë që një ministër të kërcënojë publikisht një gazetar që bën investigime.

Mjeti që përdor Llezhaj është vëtëm për Ambasdën në Berlin?-tha Andi Përmeti./ CNA.al

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Kërcënoi publikisht gazetarin/ Andi Përmeti vë me ?shpatulla pas muri? Sandër Lleshajn

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u ?përvetësua? makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Lajmet e fundit nga